Trajneri i Mançester Sitit, Pep Guardiola, në vigjilje të ndeshjes kundër Atalantës, vlerësoi stilin e skuadrës italiane nën drejtimin e Gasperinit: “Atë që mendoja për Sarrin, e mendoj edhe për të. Ajo që bëri sezonin e shkuar ishte e pabesueshme. Është sikur të kishte fituar kampionatin me një skuadër të madhe. Është një kënaqësi ta shikosh Atalantën të luajë. Kanë guxim, luajnë për tifozët, sulmojnë dhe driblojnë duke ndërmarrë shumë rreziqe”.

E shkuara e Pepit lidhet edhe me Breshan, skuadrën rivale tradicionale të Atalantës: “Derbi? Jo, unë isha shumë i lidhur me familjen Korioni, më kanë trajtuar gjithnjë shumë mirë. Kam ndonjë mik në klub. E di që është një ndeshje shumë speciale, por nuk kam folur me askënd”. Pastaj katalanasi ndalet si gjithnjë në ambiciet e kampionëve të Anglisë për të triumfuar në Champions: “Kam shumë besim te skuadra ime, por jam edhe i vetëdijshëm se ka shumë klube të tjera që mund ta fitojnë. Duhet të përmirësohemi ende, të grumbullojmë edhe 6 pikë të tjera për t’u kualifikuar në 1/8-at.

Për t’ia dalë duhet të jemi të fortë në të dyja zonat e portës dhe ne ende bëjmë gabime. Nëse do ta fitojmë, do të isha i lumtur, në të kundërt do ta provojmë vitin e ardhshëm. Nuk kam luajtur kurrë një ndeshje duke menduar se nuk mund ta fitoj dhe kam qenë i ndërgjegjshëm se mund të humbas. Unë nuk mund të parashikoj se çfarë do të ndodhë në një ndeshje futbolli, sinqerisht nuk e di. Do të më pëlqente që të thosha se do të fitojmë, por nuk e di. Ne do të përpiqemi. Ne tentojmë nga dita e parë tek e fundit, por sinqerisht që nuk e di”.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Mançesteri ka pësuar 9 gola në Premier Ligë këtë sezon dhe ndaj Kristal Palasit në ndeshjen e fundit të kampionatit portën e ruajti të paprekur, pavarësisht se kishte dy mesfushorë në zemër të mbrojtjes. Guardiola konfirmoi në konferencë se Xhon Stons dhe Nikolas Otamendi do të jenë të gatshëm për ndeshjen e sotme, pavarësisht problemeve fizike.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...