Pensionistja Afërdita Faria Halili, e cila kujdeset prej vitesh për qentë endacakë në Parkun e Liqenit Artificial, thotë se e njeh personin që i ka helmuar kafshët në këtë zonë ditët e fundit.

Afërdita shprehet se Bashkia e Tiranës nuk ka asnjë lidhje me këtë akt të rëndë, pasi në 8 vitet e fundit që ajo është kujdesur për qentë në zonën e Liqenit, asnjë prej tyre nuk ka humbur apo të jetë helmuar më parë.

“Është dorë individi, është një person. E kam parë çfarë ka pasur veshur dhe si ua ka dhënë ushqimin”, shprehet ajo, e ftuar në emisionin e mëngjesit të Euroneës.

Ju pëlqen!

“Ne kemi bërë shumë protesta të pafundme për qentë endacakë. Kam qenë në krye të tyre, kam luftuar me bashkinë. Por ky rasti i kësaj radhe, unë e them me bindje, me 1 miliard përqind, se nuk ka dorë bashkia. Pse? Kam 8 vjet, të paktën, që nuk më është helmuar asnjë qen. Nuk më është zhdukur asnjë qen”, thotë pensionistja.

Halili tregon si i ka gjetur kafshët të ngordhura ditën e hënë, ndërsa rrëfen një episod të dy viteve më parë me një person që i ka treguar se ku ndodheshin qentë e helmuar. Ajo thotë se ai e kishte paralajmëruar se do ia lidhte qenin në shtyllën e korrentit.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!