Kryebashkiaku i Tiranës Veliaj i jep “Çelësin e Qytetit” Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski si një dëshmi e një dere të hapur dhe e një miqësie të gjatë mes dy vendeve.


“Jam shumë i lumtur që mirëpres në qytetin e Tiranës, në Bashki, në shtëpinë tonë të përbashkët mikun tonë, vëllain tonë, fqinjin tonë, Stevo Pendarovski, Presidentin e ri të Maqedonisë. Jam shumë i lumtur që ai ndan bindjen tonë se fqinjët e mirë janë bashkë në ditë të mira, por edhe në ditë të vështira. Tirana është sot shtëpia edhe e shumë qytetarëve të Maqëdonisë, ndihen të barabartë, kanë një histori suksesi dhe unë jam shumë krenar që jam edhe kryetar i tyre”, deklaroi Erion Veliaj.

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski i shprehu mirënjohjen kryebashkiakut Veliaj për nderimin me “Çelësin e Qytetit”, ndërsa theksoi se respekti ndaj diversiteteve janë parakusht themelor për një progres në shekullin XXI.

Ju pëlqen!

“Unë jam President i një shteti multientik, edhe kryetari i qytetit të Shkupit është gjithashtu kryetar i një qyteti multietnik gjithashtu. Respekti ndaj diversiteteve prej të cilave është i formuar shteti dhe shoqëria jonë, janë parakusht themelor për një progres në shekullin XXI. Vërtet kam nderin dhe kënaqësinë që mora “Çelësin e qytetit”, sepse kurdo që të më sjellë rruga këndej nga ju, në Tiranë sidomos, do të kem vendin ku të fle një natë”, tha Pendarovski.

Veliaj dhe Pendarovski diskutuan edhe mbi rritjen e bashkëpunimit në fushën e investimeve, transportit, financave, shkencës, arsimit dhe kulturë.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!