Në KultPlus Caffe Gallery në Prishtinë, PEN Qendra e Kosovës përkujton shkrimtarin, teorikun letrar dhe kritikun e ndjerë shqiptar Hasan Mekuli.

Përkujtimi mbahet të enjten, më 29 tetor, me fillim në orën 17.00.

Për veprën e Hasan Mekulit do të flasin Prof. Dr. Sali Bashota dhe Prof. Dr. Osman Gashi.

Ju pëlqen!

Mbrëmjen e udhëheq Prof. Dr. Ibrahim Berisha.

Përkujtimi për Hasan Mekulin është mbrëmja e pestë e PEN Qendrës së Kosovës që mbahet në kuadrin e projektit “Ora e Shkrimtarit” që përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

PEN Qendra ka paraparë edhe pesë mbrëmje përkujtimore për shkrimtarët e ndjerë që do të mbahen gjatë javëve në vijim.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.