Kush është futbollisti më i madh i të gjitha kohërave? Loja është intriguese, por një përgjigje është praktikisht e pamundur të jepet. Krahasimi i epokave të ndryshme është si të lëvizësh në botë paralele. Mund të ketë qenë kjo arsyeja përse Pelé, një që në debatin për më të fortin futet gjithnjë nga dera kryesore, preferon të përqendrohet tek e tashmja. Kush është më i miri? “Ka shumë ekuilibër – përgjigjet O Rei -, më duket se sot Cristiano Ronaldo është më stabël, vazhdon e prej 10 vjetësh është në këtë nivel”. Një sponsor fantastik për CR7, por vetëm përsa i përket debatit aktual.

Numrat e portugezit janë impresionues, por është edhe futbolli që ka ndryshuar. Ndoshta për këtë Pelé përqendrohet tek e tashmja dhe pyetjes mbi më të mirin e të gjitha kohërave e kalon me një batutë: “Duhet thënë e vërteta: babai im dhe mamaja ime e kanë mbyllur fabrikën, Pelé nuk do të ketë më”. Në fund të fundit është normale që cdokush nga të mëdhenjë të mendojë se është më i madhi.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!