“Pearl Harbor”, sulmi që ndryshoi fatin e Luftës së Dytë Botërore

Ishte 7 dhjetori i 1941. Ditë e Diel. Zëri i radios thyente qetësinë e mbrëmjes duke dhënë një lajm të papritur dhe tronditës. Një valë prej 189 avionësh luftarakë japonezë kishin sulmuar papritur bazën ushtarake detare në Pearl Harbor.

170 aeroplanë amerikanë ishin shkatërruar pa arritur të ngriheshin në ajër. 19 anije luftarake amerikane kishin dalë jashtë përdorimit, 2400 oficerë të vrarë dhe 300 të tjerë të plagosur. Ishte katastrofa më e madhe që kishte ndodhur ndonjeherë në historinë e forcave të armatosura të Amerikës.

2

Lajmi u dëgjua nga një milion familje amerikane. Qytetarët amerikanë u shokuan. Lajmi i tmerrshëm vazhdoi të përsëritej tërë atë pasdite dhjetori deri natën vonë. Shpërndarësit e gazetave nëpër rrugë thërrisnin: Ekstra! Ekstra! Gazetat shpërndanin lajmin tek ata që nuk e kishin dëgjuar në radio.Të nesërmen në orën 12.30 të pasdites Shtetet e Bashkuara dhanë përgjigjen e tyre.

Pas një çerek shekulli historia po përsëriste vetveten. Përfaqësuesit e kongresit Amerikan u mblodhën në një sesion të përbashkët.

Kur presidenti Delano Roosevelt u shfaq në hyrjen e sallës së kongresit, të githë vunë re shënjat e një nate të gjatë, tronditëse. Hyrja e tij në sallë u pasua nga duartrokitje të menjëherëshme dhe thirrje.

Ata u përkisnin partive të ndryshme, opozitare me njëra tjetrën. Deri dje disa e kishin mbështetur presidentin në politikën e tij, të tjerë e kishin kundërshtuar. Me sulmin japonez, të gjitha diferencat u u zhdukën njëherësh. Ata u radhitën të bashkuar pas presidentit të tyre.

Presidenti ishte simboli i fuqisë së SHBA, përfaqësuesi i kombit të tyre. Presidenti Ruzvelt duke folur për ngjarjen e një dite më parë tha: “Sulmi i djeshëm mbiishujt Hauaji i ka shkaktuar një dëm të madh flotës amerikane dhe forcave të armatosura. Shumë amerikanë humbën jetën e tyre.

Shumë anije amerikane u bombarduan midis San Franciskos dhe Honolulus… Besoj që shpreh vullnetin e Kongresit dhe të popullit amerikan kur deklaroj që ne jo vetëm do të mbrojmë veten tonë por do të sigurojmë që ky rrezik të mos kanoset më në të ardhmen. Me besim në forcat tona të armatosura, me vendosmërinë e patundur të popullit tonë, ne do të triumfojmë… Unë i kërkoj Kongresit të deklarojë gjendjen e luftës me Japoninë duke filluar që nga 7 dhjetori 1941, ditën e diel.” Përgjigja e Kongresit qe e menjëhershme.

Për herë të parë pas një çerek shekulli populli amerikan u bashkua me një qëllim të vetëm: për të mbrojtur Amerikën dhe jetën e qytetarëve të saj.

8 Dhjetori i vitit 1941 shënoi një pikë kthese në jetën e kombit amerikan. Amerika jo vetëm që kishte hyrë në luftë atë ditë, por kishte hyrë njëkohësisht edhe në një marrëdhënie të re botërore. Dita e sulmit të përgjithshëm mbi Gjermaninë naziste që hyri në histori me emrin e koduar “D-Day”, u realizua në 6 qershor 1944 !!!!
Pjesa tjeter eshte histori mes bombave berthamore si dhe kapitulimit te Gjermanise! Vet-vrasja e Adolf Hitlerit ndarja e Gjermanise si dhe forcimi i Rusise se madhe lufta e ftohte etj!