Nëna e Astrit Deharit, Xhemile Dehari ka thënë se ekspertiza nga Zvicra ka ardhur nga Zvicra para zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare që u mbajtën më 6 tetor të këtij viti.

“Këtu e kemi zarfin që iu ka ardh prej Zvicrës, data se kur ka mbërri se janë ba shumë muhabete se kur ka ardh. Qe ku e keni me 4 tetor letra rekomanduese është lëshu prej Zvicrre, qe ku e keni vulën, edhe vulat e tjera që i kanë qit kur kanë desht”, ka thënë ajo para gazetarëve.

Sipas Prokurorisë, në raportin e ekspertizës konstatohet se “hipoteza e një vetëvrasjeje e Astritit përmes mjeteve të caktuara nga mjekët ligjor duket pak e vërtetë dhe intervenimi i një personi të tretë në proces fatal duhet të kihet parasysh”.

Ju pëlqen!

“Nga ajo çfarë u tha, ne vlerësojmë  se një hetim i ri është i nevojshëm për t’i  qartësuar rrethanat e vdekjes së z. DEHARI Astrit. Ekipet tona dhe laboratorët tona janë në dispozicion të hetuesve të ngarkuar me çështjen”, thuhet në raport./

Lexo po ashtu:  800 mijë njerëz shpenzuan 2 miliardë euro në lojëra fati në Greqi
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!