Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi ka publikuar vendimin e Komisionit të Ligjeve ku flitet për ndalimin e koalicioneve. Bardhi deklaron se Edi Rama sa herë që hap gojën gënjen. Sipas tij, Rama është i tmerruar nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit.

Reagimi i Gazmend Bardhit:

Sa herë hap gojën, Edi Rama gënjen për qëllimin e vërtetë të ndryshimit me urgjencë dhe në mënyrë të njëanshme të Kushtetutës.

Ju pëlqen!

Kjo lojë e pistë po i nxjerr në pah tmerrin që ka nga zgjedhjet dhe humbja e pushtetit.

Shikojeni vetë me zë dhe me figurë! Shikoni dhe dokumentat zyrtare të Komisionit të Ligjeve, që e faktojnë një kryeministër, i cili gënjen pa u skuqur. Me firmën e Gramoz Ruçit, shkruhet e zeza mbi të bardhë se qëllimi i ndryshimit të njëanshëm të kushtetues është heqja e koalicioneve parazgjedhore.

Asnjë gënjeshtër e Edi Ramës nuk e mbulon dot këtë të vërtetë!

Lexo po ashtu:  Akrobati Sali Berisha: Ne nuk i tradhtojmë fëmijët tanë, ndaj protestojmë dhe do fitojmë nesër
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!