Kryeministri i vendit Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së ish-kryeministrit Sali Berishës se RENEA dhe Garda kishin rrethuar selinë e PD. Në një postim në rrjetin social Twitter, kreu i qeverisë shprehet se as ai, dhe as Policia e Shtetit nuk kanë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD.

“Unë s’kam asnjë punë me kacafytjen e dy kufomave politike njëra grata tjetra nongrata që e kanë futur Partinë Demokratike në inceneratorin e marrëzisë së tyre. Policia e Shtetit jo e jo që nuk ka asnjë lidhje me tymin e marrëzisë që po djeg PD. Keqardhje për demokratët e thjeshtë”, shkruan Rama.

Lexo po ashtu:  Cicero: “Gjashtë gabimet që njerëzimi po vazhdon t’i bëjë”
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!