Minstrja e Drejtësisë në detyrë, Albulena Haxhiu po vazhdon të hedhë akuza mbi Gjykatën Kushtetuese pas vendimit për dekretin e presidentit Thaçi.

Ajo sot me anë të një postimi në Facebook, ka thënë se Gjykata Kushtetuese tha se pazaret janë mbi vullnetin e popullit, duke interpretuar kështu në formën e saj verdiktin e instancës më të lartë gjyqësore në Kosovë.

Por që sipas Haxhiut, mbi vullnetin e popullit nuk mund të dalë askush.

Ju pëlqen!

“Gjykata Kushtetuese na tha se pazaret janë mbi vullnetin e popullit! Por jo, mbi vullnetin e popullit nuk mund të jetë askush prandaj #duamzgjedhje”, ka shkruar ajo.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!