• Mirësia është gjuha, të cilën të shurdhërit munden ta dëgjojnë dhe të verbërit munden ta shikojnë.
  • Gjithë sa të nevojitet në këtë jetë është injoranca dhe vetëbesimi, dhe pastaj suksesi është i sigurtë.
  • Frika nga vdekja buron prej frikës nga jeta. Një njeri që e jeton jetën plotësisht, është i përgatitur të vdesë në çdo kohë.
  • Sa herë që e gjen veten në anën e shumicës, është koha të bësh një pauzë dhe të reflektosh.
  • Më mirë ta mbash gojën mbyllur dhe të lësh njerëzit të mendojnë se mund të jesh budalla, se sa ta hapësh gojën dhe t’u heqësh çdo lloj dyshimi.
  • Mungesa e parave është rrënja e të gjithë të këqiave.
  • Zemërimi është një acid, që i bën më shumë dëm enës ku ndodhet, se sa çdo gjëje tjetër.
  • Nëse thua të vërtetën, nuk të duhet të mbash mend asgjë.
  • Kuraja është rezistenca ndaj frikës, kontrolli i frikës, dhe jo mungesa e frikës.
  • Të heqësh dorë nga duhani është gjëja më e kollajtë në botë. Unë e di sepse e kam bërë me mijëra herë.
  • Raca njerëzore ka një armë të vetme efikase, dhe kjo është e qeshura.
  • Jeta do të kish qenë pafundësisht më e lumtur, nëse do të kishim lindur në moshën 80 vjeç, dhe do i afroheshim dalëngadalë të 18-ave.
  • Mijëra gjeni lindin dhe vdesin të pazbuluar – nga vetvetja dhe nga të tjerët.
  • Në fillim Zoti bëri idiotët. Kjo ishte sa për t’u praktikuar. Pastaj bëri bordet e shkollave.
  • Mos hajde vërdallë duke thënë se bota ta ka borxh të jetuarit. Nuk të ka borxh asgjë bota ty. Bota ishte këtu para teje.
  • Nuk ka pamje më të trishtë, se sa një pesimist i ri në moshë.
  • Humori është bekimi më i madh i njerëzimit.
  • Mos u nis të fluturosh bashkë me iluzionet e tu. Kur ata të kenë ikur, ti mund të ekzistosh ende, por ke pushuar së jetuari.
  • Lajmet për vdekjen time kanë qenë tejet të ekzagjeruar.
  • Patriotizmi është të mbështetësh vendin tënd gjithë kohës, dhe qeverinë tënde atëherë kur e meriton.
  • Unë jam një plak që kam njohur shumë telashe, por shumica e tyre as nuk kanë ndodhur.
  • Informacioni më interesant vjen nga fëmijët, sepse ata thonë gjithçka që dinë, dhe pastaj pushojnë së foluri.
MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!