Franca gjithnjë e më pak i frikësohet një vale të dytë të epidemisë

Së fundmi, ka ardhur një mesazh optimist nga ekspertët francezë të shëndetësisë duke ardhur në përfundime se mund të mos ketë valë të dytë të koronavirusit

Shumica e viktimave në Francë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se ndodhën në spitale dhe shtëpi pleqsh.

Ju pëlqen!

Numri i përgjithshëm i viktimave nga pandemia arriti në 28.215.

Franca më 11 maj lejoi lehtësimin e parë të masave të izolimit, të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Zyrtarët kanë thënë që është shumë herët për të nxjerrë përfundime dhe se nuk ka ende ndonjë shenjë të një vale të dytë të të infektuarve.

Por, Patrick Pelloux, udhëheqës i shoqatës së mjekëve të urgjencës në Francë, tha se ai gjithnjë e më pak i frikësohet një vale të dytë të epidemisë për shkak të lehtësimit të masave.

“Kjo nuk do të thotë që epidemia është ndalur”, shtoi ai, duke theksuar nevojën që banorët të vazhdojnë me respektimin e masës së distancës fizike dhe vendosjen e maskës mbrojtëse.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!