– Pasuria e madhe, e fituar papritmas dhe me mjete të pandershme, është një kurth. Ajo nuk na solli asnjë të mirë, përveç ca kënaqësive kalimtare. Por për hir të saj ne hodhëm poshtë jetën tonë të thjeshtë, të ëmbël e të lumtur. Le t’u bëhet mësim të tjerëve pësimi ynë.

Ai heshti një copë herë, me sytë të mbyllur. Pastaj, kur ftohtësia e vdekjes zuri t’i ngjitej me ngadalë drejt zemrës dhe mendja po i humbiste prapë në errësirë, belbëzoi:
– Paratë atë e kishin zhytur në mjerim dhe ai e mori hakun te ne, që nuk i kishim dhënë asnjë të keqe. Ai ja arriti asaj që deshi: i llogariti të gjitha me ligësi e poshtërsi dhe nuk na la më shumë se tridhjetë mijë, i bindur se ne do të përpiqeshim t’i shtonim dhe kështu do të shkatërronim jetën tonë dhe do të na thyhej zemra.

Fragment nga “Trashëgimi 30.000 dollarë” – Mark Twain, /MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress

VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët. Këta nuk e kontrollojnë e as nuk e financojnë gazetarinë tonë kritike. Ndihmoje sot MekuliPress - Mbështete median e pavarur