Cristiano Ronaldo është bërë futbollisti i parë në histori, që meriton statusin e miliarderit. Sipas “Forbes”, ylli i Juventusit ka akumuluar 105 milionë dollarë, para taksave vitin e kaluar, duke shijuar vlerën totale të mbi 1 miliard dollarëve pasuri. Sulmuesi 35-vjeçar është shpallur “VIP” i katërt më fitimprurës në vitin 2020 nga revista në fjalë, pas legjendës së tenisit, Roger Federer, reperit Kanye West dhe Kylie Jenner.

Superstari i Barcelonës, ​​Lionel Messi, për të cilin “Forbes” thotë se fitoi 104 milionë dollarë vitin e kaluar, mban vendin e pestë, ndërsa sulmuesi i PSG, Neymar, është i shtati me 95.5 milionë dollarë. Pas ikonës së golfit, Tiger Woods, dhe ish-boksierit Floyd Mayweather, Ronaldo është vetëm sportisti i tretë, që ka grumbulluar një pasuri të tillë, i pari që e bën këtë në një sport ekipor.

Ndërkombëtari portugeze thuhet se ka fituar nga paga 650 milionë dollarë gjatë 17 viteve të tij si një profesionist, ndërsa pjesën tjetër nga aktivitete të tjera publicitare. Ai ka qenë i lidhur me një marrëveshje fitimprurëse të “Nike” që nga viti 2016, ndërsa iu është bashkangjitur disa markave të tjera me emër të madh. Pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, gjithashtu, ka ndërtuar një perandori biznesi, me markën e tij të modës dhe stilit të jetës, zinxhirin e hoteleve dhe muzeun CR7 në qytetin e lindjes, Funchal të Madeira.

Ju pëlqen!

Fitimet e tij për vitin 2020 janë goditur nga pandemia e koronavirusit, pasi paga i është reduktuar. Skuadra e Juventusit pranoi një ulje page prej 30 për qind. Megjithëse paga e Messit këtë vit u ul në mënyrë drastike me 70%, për shkak të krizës, “Forbes” parashikon që ylli argjentinas do të bashkohet me rivalin e tij të përjetshëm në klubin e miliarderëve, vitin e ardhshëm.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!