Terapisti, Safet Blakaj në Qendrën e Trajtimit të Varësive në Kosovë në një intervistë të fundit ka treguar moshat mesatare të fillimit të përdorimit të drogës.

Blakaj tregoi për “Euronews Albania” që mosha mesatare e fillimit të përdorimit të drogës gjatë vitit 2020 ishte 16.2 vjeç.

Ai theksoi se në Kosovë, aktualisht përdoren shumë drogat si heroina, kokaina dhe hashashi.

Ju pëlqen!

Mjeku nënvizoi se vitet e fundit ka një rritje të përdorimit të drogës nga ana e grave.

Ndërkohë, ai përmendi edhe moshat ekstreme të cilat konsumojnë drogë.

“12-vjeç edhe më ulët për rastet ekstreme. Mosha më e vogël ka qenë 9-vjeç”, tha ai.

Ai shtoi se Prishtina është qyteti me numrin më të madh të të gjithë përdoruesve të drogës, pastaj vjen Prizreni, Gjilani dhe Mitrovica.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.