Covid-19 lë pasoja në disa organe, mes të cilave edhe organi kryesor. Rreth 50% e pacientëve të hospitalizuar me forma të rënda të Covid-19 kanë rezultuar me pasoja në zemër. Kjo është zbuluar nga skanimi përmes rezonancës magnetike (MRI) të paktën një muaj pas largimit nga spitali. Këto janë gjetjet e një studimi të ri, i botuar në “European Heart Journal”.

Dëmtimi përfshin inflamacion të muskulit të zemrës (miokardit), lezione ose vdekje të indit të zemrës (infarkt), furnizim të kufizuar zemrës me gjak (ishemi) dhe kombinime të këtyre të triave.

Studimi është kryer me 148 pacientë nga gjashtë spitale në Londër dhe është më i madhi deri tani, që ka në fokus zemrën.

Ju pëlqen!

Troponina është një proteinë që lëshohet në gjak kur dëmtohet muskuli i zemrës. Niveli i saj rritet kur një arterie bllokohet ose ka inflamacion të zemrës. Te shumë pacientë që janë të shtruar në spital me COVID-19 është vënë re rritja e troponinës gjatë fazës kritike të sëmundjes, kur trupi jep një përgjigje të ekzagjeruar imune ndaj infeksionit. Nivelet e troponinës u rritën në të gjithë pacientët në këtë studim, të cilët u ndoqën më pas me skanime MRI të zemrës pasi lanë spitalin.

Studiuesit e University College London thonë se pacientët me forma të rënda të COVID-19 shpesh kanë probleme shëndetësore para-ekzistuese të lidhura me zemrën, përfshirë diabetin, presionin e lartë të gjakut dhe mbipeshën. Gjatë infeksionit të rëndë COVID-19, megjithatë, zemra mund të preket drejtpërdrejt.

Megjithatë, jo të gjithë kanë rezultuar pacientë me probleme të mëparshme. Te disa, problemet në zemër kaë ardhur si pasojë direkte e Covid-19.

“Ne gjetëm prova të niveleve të larta të dëmtimit të muskujve të zemrës që mund të shiheshin në skanime një muaj ose dy pas shërimit. Ndërsa disa nga këto mund të kenë qenë para-ekzistuese, skanimi me MRI tregon se disa ishin të reja dhe që mund të ishin shkaktuar nga COVID-19. Modeli i dëmtimit të zemrës ishte i ndryshueshëm, çka sugjeron që zemra është në rrezik nga dëmtime të llojeve të ndryshme. Në rastet më të rënda, ekziston shqetësimi se ky dëmtim mund të rrisë rrezikun e infarktit në të ardhmen”, thotë Marianna Fontana, kardiologia që ka drejtuar studimin.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.