Ish-Ministri i Jashtëm Paskal Milo, i ftuar në Open në Top Channel ka zbardhur skenarët e mundshëm për situatën politike në Kosovë.

Qeverisja e Kosovës në të gjitha variantet është e vështirë. Mes LDK-së dhe VV e shoh të vështirë sepse kanë programe dhe qasje të ndryshme. LDK dhe VV, dy parti që e kanë të vështirë bashkë-qeverisjen. Në të ardhmen kam përshtypjen se ato do të përplasen sërish”

Sipas tij me çfarëdo zgjidhje që do të bëhet, sërish Kosova do të shkojë në zgjedhje.

Ju pëlqen!

“Qeveria e re nuk do të ketë jetëgjatësi, formula për kompromis nuk do të funksionojë. LDK e do postin e presidentit sepse ai post është një letër me vlerë. Nëse LDK merr Presidencën dhe Kuvendin atëherë do ta ketë në dorë VV-në. Në fillim Osmani negocioi me Kurtin dhe në LDK filluan të shfaqen pakënaqësi”, tha Milo, shkruan TCH.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.