Komisioni Europian deklaroi se do të nisë procedura ligjore kundër Qipros dhe Maltës, për shkak të programeve të nënshtetësisë për investitorët, që njohet ndryshe si skema e “pasaportave të arta”.
Krahu ekzekutiv i Bashkimit Europian, bëri të ditur në një deklaratë se vendimi u ndërmor pasi dy vendet anëtare kanë dhënë nënshtetësi, duke kthyer investitorët në shtetas europianë, në këmbim të një pagese të paracaktuar apo investim, pa patur ndonjë lidhje të fortë me vendin përkatës.
“Qeverite e Maltës dhe Qipros kanë 2 muaj kohë për të kthyer përgjigje ndaj letrave të lajmërimit zyrtar”- deklaroi komisioni, duke shtuar rastet ligjore do përkeqësohen nëse 2 vendet nuk ofrojnë përgjigje të kënaqshme, apo të bëjnë amendime në ligj. Komisionerja e Vlerave dhe Transparencës, Vera Jourova, tha se nuk duhet të ketë një përçarje në përpjekjet e Bashkimit Europian për të ndaluar korrupsionin dhe pastrimin e parave. “Pasaportat e BE, nuk janë në shitje”, – tha ajo.
Klevis Llaha