Një herë, një burrë shumë i pasur mori të birin për një udhëtim përreth vendit. Kishte një qëllim specifik: t’i tregonte djalit se çfarë do të thotë të jetosh pa para. Ata kaluan shumë ditë duke jetuar në një fermë, me një familje të varfër.

Kur u kthyen në shtëpi, pasaniku pyeti të birin nëse i kish pëlqyer udhëtimi. “Më pëlqeu”, u përgjigj djali.

“A e kupton tani se ka njerëz të varfër atje tutje?” e pyeti babai.

Ju pëlqen!

“Sigurisht”, u përgjigj i biri.

Babai u përpoq ta shtyjë më tej: “Atëherë, a mësove ndonjë gjë nga ky udhëtim?”

Djali u përgjigj: “Vura re se ne kemi një qen, ata kanë katër. Ne kemi një pishinë të madhe që na zë gjysmën e kopshtit, dhe ata kanë një përrua që rrjedh përgjithmonë, pa u ndalur. Ne kemi drita në kopshtin tonë, por në kopshtin e tyre ata mund të shohin yjet natën. Shtëpia jonë ka një terracë të madhe, por fushat e tyre shtrihen deri tutje në horizont. Ne e blejmë ushqimin tonë, ata e rrisin vetë. Ne kemi një gardh përreth shtëpisë që të na mbrojë, ndërsa ata janë të rrethuar nga miq”.

Babai u shtang.

I biri vazhdoi: “Tani e kuptoj që ne jemi në fakt të varfërit”.

Ndonjëherë, me sa duket, duhet mendja e një vogëlushi për të na kujtuar gjërat me të vërtetë të rëndësishme në jetë. Shpesh herë harrojmë atë që kemi, dhe përqëndrohemi tek ajo që na mungon.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!