MekuliPress publikon pjesën e nëntë të librit informativ, publicistik, kritik, politik e historik, “Gjurmë dhe fërkem” (ose Jusuf Gërvalla dhe…), të shkruar nga gazetari, kritiku, publicisti dhe aktori politik, Ibrahim Kelmendi.

Përçarjet kthjelluese

Përgjithësisht njerëzit janë kundër çdo lloj përçarjeje, por ja që jo vetëm për­çarjet, por edhe luftërat mes njerëzve kanë qenë pjesë e ngjeshur e historisë, janë edhe tani dhe, fatkeqë­sisht, do të jenë të nevojshme edhe në të ardhmen.

Pas vrasjeve të kobshme zuri të realizohej skenari i komploteve, meqë ve­tëm mënjanimi fizik nga pushteti jugosllav nuk u mjaftoi; vrasjet du­het t’i kishin ndërmarrë për të vrarë veprimtarinë çlirimtare dhe kjo du­hej të ndodhte. Cilët qenë personat kryesorë që u eksponuan për të kryer vrasjen e veprimtarisë çlirimtare? Mua më rezulton se qenë: Sabri Novo­se­lla, Abdullah Prapashtica e Xhafer Shatri. Këta duhej të bënin “bashki­min”, të vendoseshin në krye të tij, ta koman­do­nin për të shkaktuar goditje sa më të mëdha që emigracioni të neve­ritej edhe nga përmendja e ve­prim­tarisë së organizuar çlirimtare.

Mirëpo, pikërisht këta tre komplotistë shpejt filluan zënkat mes tyre për të prodhuar gjendje grindavece si gjelat në pleh. Unë gjykova se duhej të largohesha përko­hësisht sa t’i lë të harxhojnë energjitë kon­fliktuale ndërmjet vete krerët kom­plo­tistë dhe argatët e tyre, duke i këshilluar bashkëveprimtarët e vjetër që të mos u përgjigjeshin provo­kimeve. Prandaj, në qershor të vitit 1982 shkova në Shtetet e Bash­kuara të Amerikës, i ftuar nga një rreth i veprimta­rëve të përkushtuar, kryesisht malësorë të Malësisë së Madhe dhe të rretheve Plavë-Guci.

Akoma pa arritur atje, plehu udbesk Haki Terpeza dhe soji i tij kishin përfolur se po shkoja i dërguar me mision nga UDB-ja dhe nga Sigu­rimi. Varësisht se kujt i thuhej përzgjidhej edhe shërbimi. Dikush nga “udhë­heqësit” e Lëvizjes, të krijuar më 17 shkurt dhe 16 maj 1982, e kishte de­kon­spiruar shkuarjen time paraprakisht që të më komplotonin edhe atje që të mos mund të bëja gjë.

U desh një marrëzi skandaloze fillestare që ta sfidoja atë rrjet dhe t’i hapja rrugë vetes. Fal trimërisë së patriotit veteran, të dëshmuar në vepër, tro­pojanit Ahmet Zherka, u organizua një ballafaqim me Haki Terpezën sipas traditës së vendit, ngjashëm me ballafaqim kaubojsh. Takimi u caktua në lokalin e një bashkatdhetari nga Plava, i cili fre­kuentohej krye­sisht nga shqiptarët. Në ballafaqim të egërsuar u ndjeva i dety­ruar t’ia vë revolen në ballë. Luta dike nga të pranishmit ta tërhiqnin zvarrë. Plasi duartrokitja dhe brohoritja Kosova-Republikë. Deri atëherë emigracioni reaksio­nar zhurmonte kundër “kuçaloshëve të Enverit” në Kosovë. Për t’i dis­kredituar propagandonin se më shu­më liri kishin nën sundimin e Titos se sa të diktatorit Enver Hoxha, ndërsa emigrantët e ri përmbahe­shin ngaqë nuk donin të rrezikonin mundësinë për vizita në vendlindje.

Marrëzia tjetër, e patakt, ishte biseda me malësorët që ishin mbledhur në shtëpi të Nue Camajt. Ata zunë të tregonin me krenari se po u ecte mirë aksioni për grumbullim të ndihmave për “Avni Rrustemin”, që të pagu­hen avokatët ta nxirrnin nga burgu. Ishte fjala, pra, për Musa Hotin. Krejt pa takt zura t’u flas për rastin: “Po të më dëgjoni mua, më hallall i keni që këto të holla t’i shkërdheni vetë në shtëpi publike se sa t’ua dërgoni kri­minelëve Musa e Isa Hoti”. Patjetër u desh të vazh­doj me arsyetimin se ai kishte vrarë një kolegë të tij, meqë ishin prishur gjatë ndarjes së fitimit të krimit të organizuar, të shitjeve të pasapor­tave jugsllave dhe dokumen­teve të tjera që i blinin viktimat për të arsyetuar kërkesat për azil. Dhe e ki­shte vrarë rreth orës 3 të mëngjesit në një lokal të përfolur për të keq. Pas vrasjes policia belge është dezorientuar të bastisë e shastisë vetëm bashkë­veprimtarët tanë, ndërsa Musa Hoti ishe i fshehur te Rifat Kolgjini, i për­folur si “mik” i hapur i ambasadorit të Jugosllavisë në Bruksel.

Nuk u desh shumë që të më mirëkuptojnë dhe të marrin vendim t’ua kthe­jnë ndihmat atyre të cilët i kishin dhënë.

U desh edhe një marrëzi tjetër që të sfidonim UDB-në edhe më shumë. Me porosi të Xhafer Shatrit duhej të shkoja ta përshëndesja në emër të LRSHJ-së Kongresin e Vatrës. Dërgoi edhe tekstin e fjalës përshënde­tëse. I thënçin kongres! Ishte caktuar në muajin gusht. Shkova i shoqëruar me disa malësorë. Po ndodhte një hapje e turpshme e “kon­gresit”. Garo­hej midis zogistëve të pranishëm se kush ka marrëdhënie më të mira me Beogradin për t’u zgjedhur në kryesi të “kongresit”. Pastaj erdhi ra­dha e përshëndetjes. I pari u prezantua përfaqësuesi i LRSHJ-së, duke ma thënë edhe emrin. Dola, nxora nga xhepi tekstin që ma kishte dërguar Xhafer Shatri, por i njoftova se nuk do ta lexoja, meqë po ndihesha i turpëruar që gjendesha në një tubim që zotërohej nga njerëzit e koman­du­ar nga UDB-ja. Lëshova një mallkim dhe zbrita nga foltorja. Plasi zhur­ma. Vatranët e vjetër u ngritën, me rrethuan duke me uruar dhe duke u kujdesur të mos më sulmonte ndokush. Lëshuam “kongresin”, i cili ndër­preu punimet. Plasi zhurma dezinfor­muese se Sigurimi ia kishte dalë t’ia prishte Vatrës kongresin!

Edhe një aksion skandaloz u desh të ndodhte që të diskreditoheshin “nacionalistët”. Në Ilinois, për në shtator, u caktua një tubim informa­tiv në një resto­rant të një bashkatdhetari nga Zajazi. Pronari i takonte Lidhjes Kosovare, kryetar i së cilës ishte Mulla Isuf Azemi i rrethit të Tetovës.

Mu në çastin kur duhej të fillonte tubimi ku isha paralajmëruar të flisja unë si mysafir, nuk po vinte Mullai i ftuar. I telefonuan që të siguro­heshin se mos kishte harruar. Ia hapën parlofonin telefonit. Mullai tha se nuk vinte, me­që me kishte parë mbrëmjen pararendëse duke hyrë në konsullatën jugoslla­ve në Chikago, ku kisha marrë instruksione. Të pranishmit u skandali­zuan. Dibrani Mentor Lleshi iu drejtua masës: “Mbrëmë Ibrahim Kel­mendin dhe Kolë Gojçin i kisha mysafirë. Kanë ardhur pas dite nga Detro­idi. Kisha ftuar shoqërinë që t’i mirëprisja. Jemi mbi dhjetë dëshmitarë se mbrëmë Zotëri Kelmendi nuk ka mundur të ishte në atë konsullatë, pasi deri rreth ora katër të mëngjesit kemi bërë muhabet në shtëpi time, pastaj kemi fjetur disa orë…”.

Veprimtari Agim Gashi, nga Rrethi i Prishtinës, luti dy veta ta shoqe­ro­­nin që të shkonin ta merrnin Mulla Azemin. Shkuan. Agimi i thotë ho­xhës, nëse ishte i gatshëm të betohej me dorë mbi Kur’an se më kishte parë duke hyrë në konsullatë. Ai menjëherë merr Kur’ani dhe zë të beto­het. Agimi i kërkon të merrte avdes. Hoxha merr avdes, zë të betohet, por e pengon Agimi, duke e pështyrë e sharë.

Tubimi ndodhi, duke u shndërruar në bashkëbisedim konstruktiv, por edhe Mulla Isuf Azemi dhe Lidhja e tij Kosovare u diskreditua.

Veprimtaritë kulmuan në Festën e Flamurit. Paraprakisht emigracioni reaksionar bëri kërcënime. Asnjëherë nuk ishte organizuar manifestim spektakël aq i madh atje. Mmerita kryesore qe e komunitetit të male­sorëve të Malësisë së madhe. Në ballë ishte banderola KOSOVA-REPUBLIKË! Kur dolëm gjetëm rreth 30 makina të dëmtuara në parkingun e asaj ndërtese. Në manifestim u lejua të merrte pjesë edhe konsulli shqipfo­lës jugsllav në Nju Jork. Nuk mbaj mend çfarë ka raportuar korrës­pondenti i organit “Rilindja”, Avni Spahiu, të cilin e takova aty.

Fatkeqësisht emigracioni reaksionar, kryesisht i shqiptarëve të arrati­sur nga Shqipëria, kontrollohej nga shërbimet inteligjente. Ne i mirë­pri­­snim për bashkëveprimtari, por ata nuk pranonin. Pengesa kryesore, në du­kje, ishte falmuri me ylli dhe platforma jonë ideopolitike, por në fakt krerët kokat i kishin në grazhde të shërbimeve kryesisht jugo­sllave, kurse bajgat i bënin në oborrin tonë kombëtar, nëse mund të përdorët kjo metaforë. Megjithatë, veprimtaria qershor- nëntor 1982 sfidoi rrjetin e shërbimeve jugosllave.

Në dhjetor u ktheva në Gjermani.

[Sabri Novosella:]

Duke mos pasur kohë më të gjatë për t’i sqaruar disa gjëra, ndo­shta ke mbetur me disa dilema për rastin e Ukës [Xhafer Shatrit-shën i Xh D]. Ti mendon se ndoshta është fjala për ndonjë komplot të atyre të Vjenës. Është e vërtetë se ata na kanë thënë vazhdimisht të ruhemi prej Ukës, ashtu si ju kanë thënë juve, ty e Skënderit, por fjalët e tyre u vërtetuan me fakte: Uka koka “ikur” prej burgut me luftue kundër atyne të Vjenës. Ti e shef se çfarë fryme kundër tyne është krijue atje. A ka qenë një këso fryme kundër tyne sa ka qenë gjallë Sokoli [Jusuf Gërvalla-shën i Xh D]? Jo me siguri, pasi që Sokoli nuk ka qenë njeri si Uka dhe ka pasur tjetër bindje dhe lufta e Sokolit ka qenë e drejtë e jo si e Ukës i cili qëllim të parë e kishte me luftua kundër atyre. Kjo shkon vetëm në interes të serbo­mëdhenjve e jo në interesin e popullit shqiptar. Ata na thanë për Ukën se është agjent, fjalë të ngjashme na kanë thënë edhe për IK [Ibrahim Kelmendin-shën i Xh D]. Ato fjalë ia kanë thënë edhe Sokolit për IK, por për tjetërkend nuk kanë thënë kurrë. Pse nuk thanë për ty, për Skenderin, për Haxhiun apo ndokend tjetër që nuk është i dyshimtë. Gjërat duhet t’i kemi të kjarta e jo të bahen gabime. Ne nuk mundemi me luftuar kundër tyre. Ata që lufton kundër tyre kanë me përfunduar me turp dhe nuk kanë me i njoftë as familjet e veta. Ata kanë me mbetë rrugëve të botës ashtu si ka mbetur Emil Kastrioti që nuk e ka ihtibarin e qenit.

Pasandej si është e mundur që të gjithë shqiptarët të kërkojnë Re­pu­blikë dhe vetëm Uka të kërkoj shkatërrimin e Jugosllavisë? Lëvi­zja është formue për me luftue për Republikë në kuadrin e Jugo­sllavisë. Si është e mundur me luftue për Republikë e me kërkue shkatërrimin e Jugosllavisë?

Ato që janë kanë përpara nuk bën më me u përmend, pasi tash luf­to­het vetëm për Republikë. Serbomëdhenjtë na thonë se ne nuk po luftojna për Republikë, por për shkatërrimin e Jugosllavisë. Të njëjtat fjalë po i thotë edhe Uka. Pse me u përputh fjalët e serbomë­dhenjve me të Ukës? Qëllimi i serbomëdhenjve është me e shtre­mrue rrugën e drejtë të Lëvizjes dhe me e humbë drejtimin e vetë Lëvizja, pasi që kërkesën për Republikë po e përkrahë tërë populli shqiptar dhe popujt e mbarë botës. Serbomëdhenjtë po mundohen me na larguar prej kësaj rruge të drejtë e me ne shti me luftua, për çka po dëshirojnë serbomëdhenjtë. Serbomëdhenjtë dëshi­rojnë me luftue për me e shkatërrue Jugosllavinë, pasi e dinë se një punë të tillë nuk mundemi me e arrijtë por vetëm e vetëm me na shkatrrue më lehtë, kurse nga ana tjetër po don me na shti me luftue kundër atyre të Vjenës [diplomatëve të Shqipërisë-shën i Xh D] dhe udhëheqësve të tyre e me na bë mish për top. Të gjithë ata që ia hyjnë asaj pune kanë me përfundue ashtu si ka përfundua mërgata e qyqeve dhe puna e tyre ka me përfundua me turp.

Pra i nderuari vëlla, duhet ta kemi të kjart; të gjithë ata që në këtë etapë luftojnë me e shkatrrue Jugosllavinë e jo për Republikë janë agjenta të serbëve dhe qëllimi i tyre është me e shkatrrue Lëvizjen. Ne nuk do të lejojmë Ukën me u marrë me punë të tilla kurrsesi, pasi që ajo punë shkon vetëm në interes të serbëve e jo të popullit shqiptar. Ti duhet të jesh vazhdimisht në kontakt me Skenderin e me Aliun, se vetëm ata e kanë të kjartë se si duhet me punue dhe puna e tyre është e drejtë.

U njoftova se shokët që janë kanë në burg, qenka lëshue, shumë u gëzova.

Edhe një gjë duhet me e ditë se Komiteti Qendror i Lëvizjes është në Kosovë të cilin Uka po don me e shkelë dhe me u bë vet kryetar e me e que Lëvizjen kah po dojnë ata që janë mbrapa Ukës. Anëtarë të Komitetit Qendror të Lëvizjes janë shokët e Sokolit të cilët Uka i urren për vdekje dhe don me shkelë mbi ta. Këtë punë nuk e kam ditur deri sa e kam parë vet se çfarë njeriu është Uka. Edhe udba e din se Komiteti Qendror është në Kosovë por kurrsesi nuk po mundet me e zbulue dhe nuk ka me zbulua kurrnjëherë, pas që ata janë njerëz të dijshëm dhe të fortë e jo si IK apo si Uka, që e urrejnë njëri-tjetrin për vdekje. Lëvizja është në Kosovë e në viset tjera shqiptare në Jugosllavi bashkë me Komitetin Qendror, kurse përjashta është vetëm një pjesë e vogël e Lëvizjes dhe ne na duhet me ba çka thonë ata që janë në Kosovë e jo çka thotë Uka. [Letër F. Tafallarit, 25.12.1983][1]

[Koment:]

Trillim i dorës së parë sesi e ka inskenuar luftën kundër Xhafer Shatrit, Sabri Novosella, duke llogaritur se i ka argatë të tij ish-“shokët” e Jusufit. Por, sa të ndershme janë mashtrimet aktuale të Sabriut, se ishte antikomunist dhe antienverist, kur në këtë letër pozici­onohet pro di­plo­macisë shqiptare, kundër “partnerit” me të cilin kishte bërë “bashkimin!?

[Xhafer Durmishi:]

Përveç heqjes së citatit, Osman Osmani ma përcolli edhe një poro­si rigoroze nga Abdullah Prapashtica, që ta kam në mendje gjatë publikimit të artikujve të shkruajtur nga unë.

Osman Osmani: Në asnjë pikë nuk guxon të devijohet nga kërkesa “Kosova-

Republikë!”, apo të bëhen aludime tjera.

Skender Skënderi: Pse po u kërkuaka ky rigorozitet pikërisht në këtë numër?

Osman Osmani: Sepse ky do të jetë numri i fundit i Zërit të Koso­vës, dhe i Lëvizjes për Republikë!

Skënder Skënderi: Si është e mundur kjo?

Osman Osmani: Është e mundur sepse Partia jonë Komuniste ia ka dërgua një Notë Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë, që ta shqyrtojë në Kongresin XII, që do të filloj më 26 qershor 1982.

Skender Skënderi: Cilat do të jenë rrjedhimet nga kjo?

Osman Osmani: Partia jonë Komuniste i ka dërguar ultimatum Lidhjes Komuni­ste të Jugosllavisë.

Skender Skënderi: Çka thuhet në ultimatumin e Partisë tuaj Komu­niste?

Osman Osmani: Thuhet kjo: PKLMSHJ, autore, ideatore dhe or­ga­nizatore e kërkesës Kosova-Republikë, pret nga Kongresi XII i LKJ ta aprovoj kërkesën e PKMLSHJ-së Kosova-Republikë. Nëse kjo nuk ndodh, PKMLSHJ do të heq dorë nga kjo kërkesë dhe do të kalojë në kërkesën për bashkim kombëtar, dhe do ta formojë Armatën e Kuqe Shqiptare. Të gjitha pasojat e pakëndshme të kësaj pune do të bien mbi LKJ-në.

Skender Skënderi: Përveç taksiratit që po i ndodhka LKJ-së, çdo do të thotë kjo konkretisht këtu për ne në muajt më të afërm?

Osman Osmani: Kjo do të thotë se do të bëhet e qartë për ty dhe për të gjithë të tjerët se jetoni në epokën e Abdullah Prapashticës, dhe jo të Jusuf Gërvallës apo tjetër kujt. Jusuf Gërvalla dhe të tjerët nuk janë vizionarë të kalibrit të Abdulla­hut. Partia jonë Komuniste e ka gjykuar mirë se kur duhet luftuar për Republikë në kuadër të RSFJ dhe kur nuk duhet.

Në këtë kohë unë, Haxhi Berisha dhe Naim Haradinaj, momen­talisht banonim në Bitigheim-Bisingen, në katin e epërm të një restorant.[2]

[Koment:]

Po irritohem edhe tani, kur po e lexoj një trillim kaq skandaloz e lëre më atëherë, të vazhdoje të ushtroje bashkëveprimtari me “kuadro” të këtilla!? E kam thënë shpesh herë se dëme më të mëdha mund të shkaktojnë ahmakët, dogmatët e patriotët psikopatë, se sa vetë UDBa­shët, meqë këta të fundit punojnë për pagë dhe nuk i bien murit me kokë, ndërsa kategoria e parë mendon se edhe murin duhet dhe mund ta thyejë me kokë. Pra, përçarje po ndodhnin në gjithë “krahët”, të nxitura nga “për­faqësuesit” që kishin bërë “bashkimet”, për të cilët unë dyshoja se janë komplotistë të komanduar.

[Sabri Novosella:]

Kurse për korrespondencën më Nuhiun, Abdullahun e Osmanin, Uka vazhdi­misht ka mbajtur një korrespondencë të poshtër, ku është munduar me e ruajtur njëfarë “miqësie” me ta dhe me e rritë konfliktin në mes nesh dhe atyre dhe me ia bërë ashtu si më tha në mbledhjen e parë dhe ato fjalë janë inçizuar në magnetofon: Ju me Abdullahun jeni munduar me ia hedhë njëri tjetrit, kurse vetëm ne kemi punuar, d.m.th. të gjithë qenkan marrë me punë të kota dhe vetëm Uka paska punuar.

[Letër Xh. Durmishit dhe F. Tafallarit, 16.01.1984][3]

[Ibrahim Kelmendi:]

I dashur shoku Mërgim [Sabri Novosella – shën. i Xh.D.],

”…Gjatë takimeve që kishim, disa herë u sjellën bisedimet te bisedat në mes teje e shokut Zeqë [Kadri Zekës – shën. i Xh.D.]. Lidhur me atë takim, mendoj, duhet të na informosh, pak më shumë se sa i ke shkruar Heroit[Jusuf Gërvallës – shën. i Xh.D.]. Them kështu pasi disa fjalë shpëtuan gjatë fjalosjes mes teje e shokut Ujkan, prandaj, pos arsyeve tjera, edhe që të mos lejohet mundësia për manipulim me fjalët që nuk janë inçizuar as mbajtur shënime. Sidomos do ndihmonte shumë informimi yt, pasi, me gjasë, vetëm ti je ndër të gjallët, që mund të informosh mbi bisedimet, ashtu siç janë zhvilluar.”

[Letër Sabri Novosellës, 17 janar 1984][4]

[Koment:]

Uroj të ketë qenë shkresë për të hedhur benzinë në zjarr në mes të komplotistëve, pasi ashtu më ngjan.

***

Raport i komisionit të manifestimit të organizuar nga Lëvizja dhe Klubi Shqiptar në Dyzeldorf, më 7 prillit 1984

Pas përfundimit të mbrëmjes, më 8 prill 1984 u tubuan anëtarët e ko­misionit të caktuar për udhëheqjen e kësaj mbrëmjeje e në mungesë të Xhavit Ramabajës nxorën këto vlerësime:

Para fillimit të mbrëmjes, u caktua komisioni prej 14 kadidatëve:

1. Zymber Kryeziu

2. Qamil Rexhepi

3. Faridin Tafallari

4. Hyzri Rekaj

5. ”Skenderi” [Xhafer Durmishi]

6. Malush Ademaj

7. Ganiu [Milaim Zeka]

8. Hafiz Gagica

9. Fazli Mema

10. Ibrahim Kelmendi

11. Mejdi Rexhaj

12. Shaban Bobaj

13. Muhamet Kelmendi

14. Xhavit Ramabaja

Prej tyre në komision prej 5 vetave u zgjodhen:

1. Faridin Tafallari

2. Muhamet Kelmendi

3. Xhavit Ramabaja

4. Zymber Kryeziu

5. Hyzri Rekaj

Para se të zgjidhet komisioni, lindën disa grindje nga Ganiu [Mila­im Zeka] dhe Ibrahimi, me përmbajtje të Ganiut nga Xhaviti dhe Fazliu, i cili tha se Ibrahimi ta ngjet për koqe [na falni në shpre­hje]. Njëherit Ganiu tha se, kur kam qenë unë në Lëvizje, ti [Ibra­him] ke qenë duke u shëtitur nëpër bare, kafe të degjeneruara në Perëndim. E gjithë kjo u arrit, kur Ibrahimi i tha se duhet ti nën­shtro­heni disi­plinës së LRSHJ-së, por me këtë rast Ganiu iu përgjigj se unë i përmbahem zërit të popullit të Kosovës.

Përkundër të gjitha mosmarrëveshjeve, të gjithë shokët vendosën unanimisht për komisionin e lartpërmendur të mbrëmjes dhe për të cilët Skenderi ka dhënë propo­zim i pari, me të cilët u pajtuam të gjithë. Shokët e komisionit e morën vendin e caktuar për udhëhe­qjen e mbrëmjes festive dhe për të cilën u pajtuan që asnjëri mos të ndërhyj në punët e tij. Komisioni filloi punën, me ç’rast filluan të vijnë referatet nga rrethet e ndryshme për t’i shqyrtuar dhe analizuar, se a janë për këtë mbrëmje të organizuar nga LRSHJ-a.

Duke u nisur nga fakti se këtë mbrëmje e organizon LRSHJ-a, nga komisioni u pa e arsyeshme të lexohet vetëm referati i Lëvizjes, për arsye që të mos lexohen shumë referate tjera. Në ndërkohë erdhi Skenderi me një referat në dorë dhe ia paraqiti komisionit të lexohet referati i Ganiut, ndërsa referatin e vetë për të cilin tha se kam punuar dy net po e heqi. Në mënyrë vëllazërore duke e sqaruar se ky komisi­on vendosi të lexohet vetëm një referat, me ç’rast ai na u drejtua me fjalët; cili referat? Aty ishte Ibrahimi, na e kishte dorëzuar referatin prej 22 faqesh, në të cilin ishin të përfshira të gjitha ngjarjet brenda këtyre tri viteve në pika të shkurta. Dhe komisioni pat vendos që ky referat të lexohet, pasi t’i hiqen disa pjesë, sepse kishim pika të shumta të përgatitura nga të gjitha rrethet.

Në këtë rast Skënderi me këmbëngulje dhe në mënyrë brutale ndër­hyri në punën e komisionit, duke ia imponuar referatin e Ganiut si të domosdoshëm për t’u lexuar, pa marrë parasysh natyrën e referatit, i cili sipas tij ka disa pika kontraverze. Një­herit ai na u kërcënua se pa marrë parasysh se a do të lejoni apo jo, ai ka për t’u lexuar. Komisioni, duke u bazuar në kërcënimet e Skenderit, nga ana e të cilit u acarua gjendja, e muar në shqyrtim referatin dhe pas analizës vendosi njëzëri që të mos lexohet. Referati ishte i ngarkuar me sharje, ofendime, kërcënime dhe demas­kime të disa shokëve, e në të cilin përdhosej LRSHJ-a. Referati kishte tri faqe, me ç’rast komisioni pjesën e dytë të faqes së tretë e nënvizoi me laps të thjesht si të dëmshme me dalë para masës. Pavarësisht nga kokëçarjet, komisioni u sulmua nga Skenderi dhe Ganiu, e kohë pas kohe edhe nga Fazliu.

Mbrëmja filloi dhe për masën çdo gjë ishte në rregull. Meqenëse këta persona bë­nin shantazhe e kërcënime, komisioni vendosi që referati të lexohet nga shoqja prej Suedie, e cila edhe e udhëhoqi programin. Masa e entuziazmuar përcillte me këna­qësi dhe respekt programin dhe me duartrokitje frenetike e përshëndeti referatin kryesor.

Por gjatë kësaj kohe nga masa nuk u diktuan kërcënimet e shanta­zhet e këtyre per­sonave sepse ne tentonim me çdo kusht që të mos vjen gjer tek konflikti. Pas një kohe me kërcënime filloi programi kulturor.

Meqenëse Xhaviti propozoi që në fillim të dal Ganiu dhe Fazliu me pikat e para­qitura, komisioni pas dy tri pikave vendosi të dalin me pikat e tyre. Por me këtë rast Xhaviti i shkeli qëndrimet e komisionit dhe tha që ta lejojmë ta merr fjalën Ganiu, sepse ai ka vendosë me dalë pa lejen e komisionit. Pasi e cekëm edhe më lartë se kishim shumë pika të përgatitura dhe duke i parë tendencat e tyre për të prishur mbrëmjen, komisioni qëndroi në vazhdimin e programit.

Në këtë rast, ne biseduam me Ganiun në mënyrë vëllazërore, si gjatë tërë kohës ai erdhi në pajtim për nder të masës dhe bacit Faridin [të cilit ai i deklaroi] të mos dali në binë [skenë]. Mirëpo në atë moment erdhi Skenderi në binë dhe i tha Ganiut ti ke me dalë dhe me i folur të gjitha ato çka i ke shkruar në referat.

Kurse ne, komisioni, duke parë se mbrëmja po përfundon mirë e lutëm Skenderin që kjo mbrëmje të përfundoj siç ishte programuar. Mirëpo Skenderi në mënyrë brutale i hyri në frymë komisionit, duke i mëshuar me grushta tavolinës dhe me za të lartë tha kush jeni ju. Ju jeni një klikë e poshtër dhe unë nuk ju njoh për komi­sion, të cilin unë [Skenderi] e hudhi në pleh. Përsëri vazhdoi duke thënë se Gani­un Enver Hoxha e ka propaganduar dy muaj në ekranin e RT Shqiptarë.

Në ndërkohë Haxhi Krasniqi ia muar mikrofonin shoqes që e udhëheqte programin dhe e kapi për krahu Ganiun dhe e qiti në binë, ku ai ia filloi pallavrave të tija. Në atë moment hypën në binë të tjerët dhe aty u bë një tollovi, kurse komisioni duke e mbrojtur mbrëmjen me tërë fuqinë që kishte, bile edhe më shumë lutje që bina [skena] të jetë e mbyllur me perde, për të mos parë masa se çka po ndodhë në skenë. Në atë kohë, njerëzit e përgatitur së shpejti hypën në binë me armë dhe ia filluan sulmeve të tyre me thika dhe revole. Përkundër asaj që ne u munduam të qetësojmë, në pamun­dësi kaluam në mbrojtje për të mos u derdhur gjaku ndërsa në atë rast Musa Daka i therri dy shokë, Haxhi Begën dhe Sylë Nuhën, të cilët gjenden të shtrirë në spital. Dhe gjithë kjo krijoi në masë një gjendje të ndjerë dhe aspak të kënaqur.

Komisioni nënshkruan me emër e mbiemër duke ia dhënë nga në kopje çdo

anëtari dhe redaksisë ia dërgoi një kopje për masat e mëtutjeshme.

Anëtarët e komisionit:

1. Faridin Tafallari

2. Hyzri Rekaj

3. Muhamet Kelmendi

4. Zymber Kryeziu

5. Xhavit [Xhevat] Ramabaja [mungon]

Aneks: komisioni propozon:

Për të mos ardhur deri tek dezinformimi i masës, mendojmë që nëpër rrethe:

Skenderi, Xhaviti, Ganiu, Fazliu, Musa, Haxhiu të paraqiten si shka­k­tarët kryesor të eksesit të mbrëmjes. Kurse për qëndrime defi­nitive, i mbetet LRSHJ-së të ven­dos, duke propozuar të formohet komision i posaçëm ose të merret ky material për bazë, i cili u përpilua nga komisioni i mbrëmjes së 3-vjetorit.

Ju lutemi që urgjentisht t’i analizoni këto dhe të merrni masa urgjente.

Komisioni i mbrëmjes.

Unë [Faridin Tafallari] mendoj dhe jam për atë që ky procesverbal të botohet

pasi që është një dëshmi e një ngjarje të rëndësishme të

[trishtuar]

dhe nuk ka asgjë që mund ta ndryshoi. Nuk përjashtohet se aty kanë luajt role edhe të tjerë por rolet që i kanë zbatuar ndoshta edhe të të tjerëve që kanë qen anash…

Pra janë këta dhe ky rast duhet të ndriçohet medoemos.

[Marrë nga libri i Faridin Tafallarit, “Terror Dhimbje Qëndresë”, f. 359-361][5]

[Koment:]

Tashmë nxitja e konflikteve eskaloi në gjakderdhje. Mua komi­sioni ma ndaloi t’i afrohesha binës (skenës). Po rrija në fund të sallës duke e për­cjellë manifestimin me shqetësim se do të plaste konflikti, meqë u pa qysh në fillim se “krahu” i Xhafer Durmishit, ish-“shokët” e Jusu­fit, kishin ar­dhur me hu në krah, siç do të thoshte populli. Nxitësi më kryesor ishte Xhevat Ramabaja, por ai dinte t’i kamuflonte nxitjet e tij. Kurse më të shpërdoru­rit ishin patriotët e mërdhezur Musa Dakaj e Haxhi Krasniqi, të cilët me revole e thika mësynë anëtarët e komisio­nit. Sylë Nuha dhe Haxhi Bega, si kujdestarë të rendit, shkojnë për të ndërmjetësuar që të mos plasë kon­fli­kti i hapur. Musa Daka pas shpine i godet me thikë, duke i plagosur rëndë të dy. Ata hedhin xhaketat sipër, lëshojnë skenën pa ndonjë alar­mim, vijnë dhe më thonë të dalim jashtë se duhet të shkojmë në spital. I pyes çfarë ka ndodhur? “Ec, – thonë, – të mos e marrin vesh kushërnjtë se na kanë therë, se bëhet hataja në këtë masë, në sy të grave e fëmijëve!”. Hipem në taksi për në spital.

Ishte kulmimi i komploteve të nxitura e të koordinuara nga “trashë­gim­ta­ri” i Jusuf Gërvallës, i cili ia kishte vënë këmbën Klubit Shqiptar në Dy­sel­dorf për ta shpartalluar, në dukje për inat timin, meqë e konsideronte si të “krahut” tim.

Më herët ishte përpjekur të përçajë anëtarët e Klubit, duke kërkuar që të vendosej fotoja e Titos. Ishte Klubi i vetëm në Gjermani që ishte përcaktu­ar hapur për Kosovën-Republikë, madje edhe në prani të funksionarëve komunistë të KSA të Kosovës, në mars të vitit 1981. Qysh atëherë e kishin heq edhe fo­ton e Titos. Tridhjetepesë veta e kishin pësuar kur kishin shkuar për vizitë në Koso­vë. Të tjerë e kishin ndërprerë vajtjen atje. Ministri i Landit në Dyseldorf kishte dalë në mbrojtje të anëtarëve. Qindra anëtarë ishin kre­narë për bëmat e Klubit, kurse Xh. Durmishi iu vardis gjatë vitit 1983 që ta nxirrte fotografinë, me arsyetime demagogjike që të mos rrezikoheshin pu­në­torët dhe se kërkesa Kosova-Republikë ishte brenda sistemit jugosllav, etj. Njëherësh kërkonte që mua të më ndalohej frekuentimi i Klubit.

Tashmë në manifestimin me rreth 600 pjesëmarrës provokoi masakër në mes të bashkatdhetarëve.

Me këtë rast gjithsesi meritojnë të falënderohen Fahridin Tafallarin dhe Xhafer Dur­mi­shin që e paskan publikuar dhe ripublikuar këtë raport të komisio­nit të manifestimit. Sa për informim, Faridini, Xhevat Ramabaja dhe Zy­mer Kryeziu vetëdeklaroheshin se i përkisnin “kra­hut” të Xhafer Durmi­shit, ndërsa Hysri Reka, Kryetar i Klubit, shquhej për “neutralitet”. Vetëm Muhameti nuk ishte pjesëtar i atij “krahu”. Por, agresiviteti i shfaqur atë mbrëmje, sidomos i Xhaferit “të urtë”, i hidhëroi edhe Faridinin dhe Zyberin, të cilët e firmosen këtë raport.

[Xhafer Shatri:]

Të dashur shokë, mbrëmë bisedova me Faridinin dhe më tregoi për dëshpërimin tuaj në Dyseldorf. Më besoni se edhe unë kam qenë në lëkurën tuaj, por mërgimi qenka shumë i rëndë. Këtu nuk paska fjala peshë. Të shtunën unë kam biseduar me një shok në Dyseldorf. Kishte fjalë të mira. Pastaj bisedova edhe me Plakun dhe ai foli me të plagosurit. Edhe ata e sidomos Syla patën fjalë të mira. Duke u nisur nga kjo e pash të arsyeshme që t’u shtrihet shokëve sa më parë dora e pajtimit. Ju nga ana juaj e keni bërë tuajën, pse dikujt nuk i ka konvenuar kjo është tjetër çësh­tje. Dhe nesër po që se ndodhë diçka dihet se kujt do t’i mbetet përgjegjësia. Kujt iu kujtua që në këtë çështje ta përziej Lëvizjen si dhe të gjithë atyre që duan të bëjnë shesh për përshesh në këtë situatë kaq të rëndë do t’ua bëjmë me dije, me punën dhe përpjekjet tona të përditshme se i kanë bërë hesapet pa hanxhiun. Prandaj mos u dëshproni, me Mu­san [Dakën] mbani kontakt parreshtur dhe pos jush mos të kërkoj ai as mësues e as shokë tjerë, sepse do ta qesin në pozitë edhe më të keqe. Thuani le ta ruaj gjakftohtësinë dhe të mos flas me askend tjetër pos me juve për këtë çështje. Herëdokur të vie pajtimi, në mes fjalësh nuk mund të jetë dikush tjetër pos jush. Mu për këtë, prandaj mbajeni Musën afër, këshillojeni, sepse ata që e kanë penguar pajtimin, të jini të sigurtë nuk do t’u dalë e tyrja, sepse jo vetëm juve, por edhe neve na kanë pre në besë.

Armiku memzi po pret të fus pyka në këtë mjegull që e kanë krijuar ata që janë ushqyer me bukën e punëtorëve tanë zemërbardhë e duarplasaritur, prandaj si këta të parët që e kanë nxitur këtë ka­saphanë, si këta të dytët që nuk lejojnë të shtrihet dora e pajtimit mes vëllezërish, do të pësojnë disfatë të turpshme para vullnetit të shokëve që kanë lënë shtëpi e familje, dhe janë në gjendje ta lënë edhe kokën për lirinë e popullit. Prandaj mos u mërzitni, me ata shokë që i keni përreth rrini më shpesh, konsulto­huni në mes veti, kijeni parasysh se e tërë kjo mje­gull nuk është bërë për tjetër veçse ndonjë hesap i Serbisë t’i ngul dhëmbët në gjak shqiptari. Qoftë edhe një hap apo ndërmarrje të vetme mos e bëni pa u konsultuar me shokët e atyshëm, sidomos me Hafizin, me Musën [të riun] etj. Ta keni parasysh se ne, kështu siç jemi, që të gjithë jemi me ju, sepse keni shkuar në Dyseldorf me qëllimet më të pastra e më fisnike.

Në këtë situatë më shumë s’po mund të bëjë, veçse përmes kësaj letre t’ju përshëndes përzemërsisht.

Të fala shokëve, Bacës Selim, Lutanit, Ismetit dhe të gjithë shokëve tjerë.

Zvicër 1 Maj 1984 B.cl

[B. cl është shkurtesë për Bacalokun, emër apo titull i përdorur nga Xhafer Shatri; letër e Xh. Shatrit dërguar komitetlive të rrethit të Shtutgartit.][6]

[Koment:]

Ja, ky “përfaqësuesi” tjetër, “pleqnari” Xhafer Shatri, kujt ia mbante krahun. Atyre, që na therën. Fjalimi që duhej të lexonte Milaim Zeka ishte kryesisht kundër Xhafer Shatrit, sepse konflikti i Sabri Novo­se­llës dhe Xhafer Shatrit, kulmuar në vitin 1983, kishte nxitur bashkat­dheta­rët të mbajnë “krah”. Megjithatë, Xh. Shatri, për arsyet që mund t’i di vetëm ai, shkruan këtë letër gati një muaj mbrapa, kur në Odën e Klu­bit Shqiptar kishim miratuar propozimin e më të moshuarit të Jezercit, kushëri i Haxhi Begës e Sylë Nuhës: “Në manifestim ishin pse na kishte thirrur Lëvizja dhe nuk ishim shkuar as për argëtim, as për interesa personale. Me askënd nuk kishim armiqësi. Për krimin që na ka ndodhur duhet të marrë vendim Lëvizja dhe ne e pranojmë cilindo vendim që do të marrë ajo, meqë nuk e quajmë konflikt privat e familjar, por për çështje shqiptare.” (Parafrazim i lirë, edhe pse Aliu e ka thënë më shqip, sepse ishte i shquar si filozof popullor.)

Xhaferi, nuk donte që të vendoste Lëvizja, ose pse nuk ia kishte besën “krahut” të Sabri Novosellës, ose se dëshironte të nxitej hakmarrja.

[Xhafer Shatri letër Ibrahim kelmendit]:

Me asnjë kusht nuk do t’i shkruaja këta rreshta, sepse më me dë­shirë do të ta­ko­hesha me ty dhe do të bisedonim gjerësisht, sepse e tërë ajo që dua të them, as përciptazi nuk mund të përfshihet në një letër. Por mbrëmë bisedova me Faridinin, me shokun tonë të mirë, dhe dëshpërimi i këtyre njerëzve të ndershëm që kanë udhëtuar më shumë se 1000 km për ta bërë mirë dhe sjellja jote arrogante ndaj përpjekjeve të tyre po më detyrojnë të them troç: Ti je i papër­mirësueshëm. Ti përgjithmonë ke mbetur mbreti i rrugëve, i mos­përgjegjësisë dhe i thashethemeve.

Së pari nuk denjove të shkruash për ngjarjen si ka ndodhur në të­rësi, por një letër plot panik “me shyqyr që mbeta gjallë.” Për atë që është në dijeni të gjërave më mirë ka qenë që ti të mbetesh aty, bile do të qanim… E unë e di mirë se nëse Skënderi [Xhafer Dur­mishi] është fajtori kryesor që i nxiti punëtorët tanë t’ia fusin thikat njëri-tjetrit, atëherë ti je ai që me tërë forcën tënde ke kontribuar të krijohen kushtet për një atmosferë të tillë. Ti vetë më ke gënjyer në pyetjen time se a ke biseduar me Faridinin lidhur me mbrëmjen e 7 prillit dhe më ke thënë po, e kjo nuk kishte qenë e vërtetë. Madje jo vetëm kaq, por ke shkuar aq larg, sa agjutanti yt, Muhameti, të cilin me çdo kusht po përpiqesh ta mbash nën hijen tënde të mjerë, ka thënë Lëvizja është ku janë masat. E ajo s’ka qenë e vërtetë, se­pse Lëvizjen aty e keni përfaqësue ti dhe Faridini e jo masa. Ashtu siç më ke thënë ti, duke të besuar, se njeriu dreqi e marrtë duhet t’u besoj njerëzve, unë e shkrova traktin.

Dhe në atë e kam përmendur, sipas asaj që më the edhe 5 vjetorin e themelimit të Klubit. Sepse sipas teje “s’është dashur të rrezikohet Muhameti në Bohum.” Merre me mend ti interesat e një njeriu i vë mbi interesat e 200 e sa të tjerëve. Po kush është Muhameti të rrezikohet? Po atëherë pse ka dalë këndej? Si është e mundur të për­mendësh gjëra të tilla? I lëmë këto. Pastaj si ke guxuar ti t’i tele­fonosh Mujës që ta dërgoj telegramin për ta përflliqur traktin që ishte shpërnda anë e kënd Evropës? Me çfarë të drejte manipulimet e tua të ulëta prej një medio­kri prepotent përpiqesh në sy të 600 njerëzve, të m’i hedhësh mua [sepse njerëzit e dinë se prej ku është dërguar trakti]?

Pse nuk telefonoje te Plaku apo te unë dhe të na thuash neve, që kemi qenë parre­sh­tur në banesa, por e ke gjetur Mujin, po ashtu shokun tonë të mirë dhe ke mani­puluar me të.

Jo vetëm kaq, por siç del edhe nga procesverbali i BK, ti i ke thënë Musa Dakës “myzevir” që pa nisur kjo punë, sepse për fjalë ti zako­nisht je i zoti, prandaj, mos u mbaro si Pilati para askujt, bile jo para atyre që e dinë punën fare mirë. Unë Musain nuk e shoh si vëllavrasës, ai është një viktimë, së paku nga kjo perspe­ktivë, e sharlatanizmit tënd, pafytyrsisë së Skenderit dhe karrierizmit të Milaimit. Dhe kur ne në pamundësi të kontaktojmë me ty, i çuam disa shokë shumë qëllim mirë, që t’i vënë kapak kësaj pune, që të mos lejojnë më gjakderdhje, që të mos lejojnë të fusë armiku pyka, sepse ti nuk je aq budalla të mos e dish kush dhe pse po shpërndanë trakte, në të cilat të përziejnë edhe ty. Dhe vijnë njerëzit atje e ti je aq i pacip, sa që një Sylë e Haxhi që të mbrojtën me trupin e tyre, dëshiron t’i bësh lodra të kapitalit tënd të mjerë politik. Po të m’i kishe dërguar gabelët e Pejës për një pajtesë unë nuk do t’i ktheja prapa. Ti me çdo kusht ke dashur të përziesh Lëvizjen dhe përmes petkut të saj të akuzosh kundërshtarë të ndryshëm. Njeriu nuk guxon të hipën mbi popullin e vet për t’u dukur më i madh as më i pastër. Dhe i kthen njerëzit, shokët tanë të mirë, pa kryer asgjë, bile edhe i keqpërdor.

Për tërë këtë përgjegjësia bien mbi ty.

Nuk je ti aq injorant, siç preferon të mbarohesh kur ta kërkon puna, e të mos e dish se në këtë çështje nuk guxon të përzihet çështja/luf­ta. Në këso situatash i duhet vënë kapak punës, sepse do ta shpë­toje edhe Musa nga kthetrat e meriman­gave të tipit të Skende­rit, sepse në emër të tij nuk kanë ardhur rrugaçë, por njerëz, të cilëve Musa Daka nuk do të guxojë t’i luaj kurrë. Sepse që të gjithë ata janë njerëz të familjeve të ndershme që nuk luajnë me dikë, por as që lejojnë dikend të luaj me ta. Ata kanë ardhur nga qëllimet e pastra, ata janë konsultuar me ne. Plaku ka biseduar me shokët e plagosur, që të dy kanë treguar gatishmëri për ta bërë mirë. Por ti, që këso rastesh i pret si shkretira shiun apo si bora, ke shkuar aty dhe si njeriu i Lëvizjes ke dashur të bësh gjyq e ligj. Ti ke pasur rastin të tregohesh burrë, t’i shtish njerëzit të pajtohen dhe ta vrasësh një zagar të fëlliqur siç është Skenderi, me pjekurinë tënde, por edhe këtë rast e ke shfrytëzuar të tregosh se je kampion absolut i mospërgjegjësisë dhe meskinitetit.

Nuk po dua të çaj dërrasa më me ty, por po dua të përfundoj: Nëse atyre njerë­zve sot apo nesër u ndodh diçka, nëse ata njerëz ndërroj­në në mes veti qoftë edhe një fjalë të keqe, apo po që se këtë atmosferë të rëndë e shfrytëzon armiku në çfarëdo aspekti qoftë, dije mirë se faji të ka mbetur ty dhe poashtu dije mirë se unë do të kujdesem që t’i njoftoj njerëzit për atë se kush është shkaktari kryesor.

Nëse vjen gjer te pajtimi, në mes fjalësh nuk guxon të ketë njeri tje­tër, pos atyre që kanë qenë gjer aty, sepse fjalëve të tyre Musa Daka nuk mund t’u luaj kurrën e kurrës.

Letra mos më shkruaj dhe ki kujdes e të mos ndodhë më kurrë që të përdorësh letrat me stemën e Lëvizjes për t’u treguar njerëzve “kom­petencat” e tua. Janë disa raste që i di mirë, që ti i ke keq­përdorë këto letra.

Edhe sa për të më shkruar mos u lodh, sepse pas kësaj unë kurrë s’do t’u besoj fjalëve të tua Xh. [Xhafer Shatri]

[Faridin Tafallari, Terror Dhimbje Qëndresë, Tiranë 1997, faqe 417-419][7]

[Koment:]

Ofrova sqarime. I kishim garancitë se hakmarrje personale e familjare nuk do të ndodhnin, nuk kishim pse ta kthenim e ta pajtonim sipas tradite, siç i ishte tekur Xhafer Shatrit. Ishte një si tallje me të plagosu­rit po të ndryshonim pleqërimin e natës së 7 prillit.

Të tillë përcaktim kishte Xh. Shatri. Ai po mendonte se me “krahët” e Sa­briut dhe Abdullahut po dilte fitues. Hallin e kishte si të më mënja­nonte mua. Këtë rast donte ta shpërdoronte.

[Xhafer Durmishi:]

Shokëve të Shtutgartit e me rrethinë, 14 maj 1984

…Tek ai [Xhafer Shatri] qëndrova gjer më 13 mars 1983 kur u bë edhe mbledhja e parë e QE në përbërje të plotë. […]

Biseduam [me Xhafer shatrin] edhe në lidhje me Ibrahimin, me të cilin unë gjithmonë i kam pas kartat e hapura dhe çka i kam thënë ia kam thënë gjithmonë parasysh, kurse Uka [Xhafer Shatri] e ka quajtur shok para syve, ia ka dhënë megafonin në demonstrata dhe gojë më gojë me te [nga i njëjti megafon] kanë brohoritur parulla të ndryshme, si herën e fundit në Gjenevë, kurse prapa shpine nuk ka lënë gjë të zezë pa thënë kundër tij. Këtë e dëshmojnë disa letra.

Këtë e dëshmon edhe sjellja e tij në atë mbrëmje, kur ende pa u takuar me Ibrahimin, thoshte se këtë punë [afrimin e tij në QE pra] e kam bërë me dy mendje, dhe se për gabimin e tij të parë do ta bëjmë ”fuz”. Këtë fjalën ”fuz” e përsëriti disa herë para se të takoheshim.

Gjatë takimit unë e kritikova për disa çështje Ibrahimin, sidomos për disa pika që kishin të bënin me klubet. Si duket ai toni im i kri­ti­kës dhe mënyra ime e argumentimit e frikësoi Ukën se mos ndonjë ditë do të ndodhet vetëm para meje, kështuqë për të ruajtur vehten e për të mbajtur ekuilibrin, në fund të mbledhjes tha se me Ibrahimin duhet të sillemi më mirë, të jemi më korrekt se ka punuar shumë.

Gjatë qëndrimit tim prej më tepër se 10 ditë në banesë të Ukës [Xh.Sh.] patëm rastin të këmbejmë mendime për shumë çështje. […] Sa u përket klubeve unë shpreha disa ide si këto:

– se ne që kemi rënë më shumë në sy me aktivitete të mos dukemi fare nëpër klube,

– t’u sugjerojmë bashkatdhetarëve të shkojnë në të gjitha klubet pa marrë parasysh se kush është në udhëheqjen e tyre,

– që në aktivitetin tonë të orientohemi për të hapur sa më shumë klube, por pasi në to mund të hyj kush të dojë të respektohen rigoro­zisht simbolet e RSFJ dhe të ndiqet një politikë e tillë që të mos rrezi­kojmë punëtorë.

Të gjitha këto pikëpamje të miat u aprovuan, me përjashtim të pikës që ne të rënët në sy, të mos dukemi nëpër klube. Këtë pikë e kundërshtuan Uka [Xhafer Shatri] e Ibrahimi.” [Letër e mbyllur 5-6 shokëve më të afërt në Shtutgart në 12 faqe A4, faqe 3- 4][8]

[Xhafer Durmishi:]

Kurrë në jetën e tyre e as në prill të vitit 1984, Xhavit [Xhevat] Ra­mabaja, Milaim Zeka e Musa Dakaj nga Korisha, Zymer Krye­ziu, Fazli Memaj nga Korisha nuk kanë qenë sejmen të Skenderit [Xh.D.] të Shtutgartit.

Për datën 7 prill 1984, Ibrahim Kelmendi mori iniciativën për or­ga­nizimin e një mbrëmje në Dyseldorf, si shënim i përvjetorit të demonstratave në Kosovë, por që formalisht do të paraqitej para publikut si tubim për shënimin e një përvjetori të klubit, përzierjen sa më të madhe të klubit me Lëvizjen dhe organizimet politike. Unë, nga Parisi, kontaktova me Faridinin dhe e shkruam thirrjen për Këshillin Drejtues të Punës, të Bashkësisë së klubeve, për ditën e nesërme pra për datën 8 prill.

Këtu për lexuesit e këtij punimi po i jap disa shënime plotësuese që m’i ka treguar me kujdes Milaimi disa herë në Suedi. M. Zeka, nga fshati Obri, ishte arratisur së pari në Austri. Pastaj në vjeshtën e vitit 1982 ishte gjetur në mesin e rrethit të ngushtë të Hasan Malës dhe Xhafer Shatrit në Zvicër. Në demonstratën e 10 dhje­torit 1982, në Gjenevë, e cila ka qenë demonstrata më e suksesshme gjer atëherë Milaimi ka qenë ai që më së shumti u ka folë demonstruesve përmes megafonit që ia ka dhënë Xhafer Shatri.

Arsyeja e kësaj lidhjeje të ngushtë të Xhafer Shatrit e Hasan Malës me Milaimin ishte se ai e konsideronte veten anëtarë të OMLK-së, dhe se burri i motrës së tij Fatmir Krasniqi nga fshati Kormoran i Komunës së Gllogovcit, në aktakuzën e datës 25 maj 1982 kundër Hydajet Hysenit, Jakup Krasniqit, Mehmet Hajrizit, Berat Luzhës, Azem Sylës, [gjithsejtë 19 veta] ishte i akuzuari me numrin rendor 14 dhe është dënuar me ta. Më heret kam shkrua se si pas demon­stratës së Shtutgartit të janarit [1983], Hasan Mala dhe Xhafer Shatri e sjellin Milaimin në Shtutgart [Sindelfingen] për punë minuese dhe për shkatërrimin e ndikimit tim, të Haxhi Berishës e të tjerëve në rrethin e Shtutgartit.

Pas një qëndrimi të tij në Sindelfingen, Milaimi gjendet në Dysel­dorf, në pranverë 1983. Në prill 1983, Ansambli Shtetëror i Kën­gëve dhe Valleve e bënë turneun e vetë nëpër Gjermani, turne e cila ishte organizuar nga Engjëll Kolaneci, diplomat në Ambasa­dën Shqiptare në Vjenë. Pas një koncerti në Gjermaninë veriore, Milaimi e blen një tubë të mirë me lule për Enver Hoxhën dhe ia jep përfaqësuesve të Ansamblit në skenë dhe ky gjest me mjeshtëri propagandistike videofilmohet për t’u shfaqur më vonë në televi­zionin shqiptar, [dhe nëpër një videokasetë që u shpërnda për shi­tje, nëpër Evropë], se si i shkojnë karanfilat Enver Hoxhës prej të rinjve kosovarë. Kjo ngjarje e karanfilave nuk është primare në këtë shtjellim, por më interesant janë disa ngjarje që pasojnë. Ta­lentin për propagandë të Milaimit, përveç Xhafer Shatrit e heton edhe Engjëll Kolaneci i cili e organizon shkuarjen e tij në Shqipëri në vjeshtën e vitit 1983.

Në Shqipëri, Milaimi qëndron dy-tre muaj ditë, dhe kohën më me rëndësi e kalon me Ajet Haxhiun. Ajeti me qëndrimin dhe përvojën e tij, e përgatitë mirë dhe i jep argumente të bollshme ideore për ta kthyer në luftë kundër Xhafer Shatrit.

Këtë, Ajeti e bënë duke ia analizuar e zbërthyer fjalë për fjalë të gjitha frazat që Xhafer Shatri i kishte shkruar në Zërin e Kosovës, gjatë vitit 1983, e sidomos të njëfarë programi të tij. Ajeti shkon de­ri në atë masë sa i thotë Milaimit: “Në qoftë se patjetër do me vep­rua për Kosovën, dhe ta zëmë se nuk të kanë mbetur shumë mundësi me zgjedhë, atëherë Kosova ka me të llogaritë ma patriotë e ma bir të ndershëm nëse bashkohesh në fund të fundit edhe me UDB-në e LKJ-së revizioni­ste se sa me Xhafer Shatrin.”

Gjatë gjithë kësaj kohe, unë nuk di asgjë për këtë punë, pasi nuk kam pasur mun­dë­si si t’i marrë vesh këto rrjedha. Sidoqoftë, me përkrahjen e diplomatëve shqip­tarë e të Ajet Haxhiut, Milaimi gjatë muajve të parë të vitit 1984 është shokë i pandarë me Fazli Memajn nga fshati Korishë afër Prizrenit, dhe këta dy qëndrojnë shumë tek bashkëfshatarët e Fazliut në rrethin e Bilefeldit dhe në Dyseldorf. Në Dyseldorf, apo thënë më saktësisht afër Dyseldorfit, qëndrojnë më së shumti tek Musa Daka, nga Korisha, i cili ka banua në Duisburg. Musa Daka ka qenë akti­vist i dalluar në klubin Emin Duraku të Dyseldorfit.

Gjatë vjeshtës 1983 si organizator dhe ideator i Bashkësisë së klubeve shqiptare në Evropë e kam takuar Musa Dakën në shtëpinë e tij në Duisburg. Arsyeja se e kam takuar Musën ka qenë në radhë të parë pasi ai ka qenë aktivist i dalluar. Shkak tjetër ka qenë edhe fakti se përkundër asaj se isha caktuar nga Lëvizja të merresha me klubet, kjo punë në praktik minohej e më bëhej e pamundur nga I. Kelmendi e Xhafer Shatri për shkak të urrejtjes që kishin ndaj meje qysh nga 15 marsi apo 15 maji i vitit 1982. Por jo vetëm Musën e kam takuar në banesën e tij, pasi në bane­sat e tyre kam shkuar edhe te shumë aktivist tjerë si në Dyseldorf ashtu edhe në qytete tjera, pasi ideja ime themelore në këtë punë ka qenë që në klube të dukem fizikisht sa më pak apo aspak.

Milaimi ka shkuar vazhdimisht në klub me Musën, dhe në klub me aftësitë dhe memorien e tij, i ka përsëritur vazhdimisht të gjitha argumentet që ia kishte më­suar Ajet Haxhiu në Tiranë, kuptohet se Milaimi nuk i ka thënë të gjitha fjalët deri në fund se çka i ka thënë Ajeti. Gjithashtu Milaimin, sa ka qëndruar tek Musa Daka e kanë vizituar dhe përkrahur diplomatët shqiptarë të Vjenës.

Në këtë situatë e në këto rrethana, pos tjerash, është organizuar mbrëmja e 7 prillit 1984 në Dyseldorf.

Për të marrë pjesë në këtë mbrëmje jam nisur nga Parisi për në Dyseldorf, kur do të takohesha me Faridinin për të diskutuar përgatitjen e mbledhjes për udhëheqjen e Bashkësisë së klubeve. Edhe pse kisha marrë leje qëndrimi në Francë, pasaporta nuk më ishte lëshuar andaj një shok NN në Paris ma ka dhënë një pasaportë të Kosovës, të një kushëriri të tij, i cili kishte emigruar në Kanada e e kishte lënë pasaportën tek ai.

Në mbrëmjen e 7 prillit erdhi një numër i madh bashkatdhetarësh nga Shtutgarti. Unë nuk i njihja mirë rrethanat e krijuara dhe krej­tësisht seriozitetin e tehut të propagandës së Milaimit. Rrethanat e asaj mbrëmje në një mënyrë i ka përshkruar Faridin Tafallari në librin “Terror, dhimbje, qëndresë” [1997]. Në një formë krejtësisht tjetër i ka përshkruar Ibrahim Kelmendi në librin Atentatet, ku Milaim Zekën dhe Musa Dakën mundohet me i paraqitë si ‘sejmen’ të mi [Xhafer Dur­mishit]. Në atë mbrëmje qe formuar një komision që do të merrej me atë se kush mundet me dalë në skenë e me folë e kush nuk mundet. Thelbi i këtij hapi ishte që të mos i jipet fjala Milaimit. Unë nuk isha kurrë për atë që me çdo çmim t’i jipet fjala Milaimit. Por kur shumica në komision ishin që kurrsesi të mos i jipet fjala, unë me atë rast e kam përdorë shprehjen … Por kjo fjalë ka qenë si me thënë një shprehje në tërheqje e sipër, pra një shfryrje për faktin se Milaimit nuk do t’i jepej fjala.

Pas largimit tim prej tavolinës së komisionit të asaj mbrëmjeje, e ka marrë Musa Daka Milaimin dhe e ka përcjellë në skenë deri tek mikrofoni. Sa ia ka nisë me folë Milaimi, Sylë Nuha, një shokë e shofer i afërm i Ibrahim Kelmendit i shkëputë telin [përçuesin] e mi­krofonit prej altoparlantëve [zmadhuesve të zërit].

Këto skena nuk i kam pa nga afër por po tregoj ashtu si m’i kanë përshkruar më pas.

Musa Daka mundohet me e pengua Sylë Nuhën në hapin e tij, por nuk ka sukses.

Atëherë Musa e paska therë thikë në një mënyrë apo tjetër Sylën dhe një tjetër. Syla, në gjendjen e vetë menjëherë është largua dhe ka shkua tek Ibrahimi me i tregua se çka ka ndodhë. Kjo mbrëmje përbën një nga ngjarjet më të zymta që kam pasur rastin ta përjetoi.

Kundër Milaimit, këtij anëtari të hershëm të OMLK-së në fillim të vitit 1984

kanë luftuar Xhafer Shatri dhe Ibrahim Kelmendi duke u munduar me çdo çmim t’ia mbytin zërin e të mos e lejojnë të flas në tubime publike, duke ia shkëputur kabllat e mikrofonave prej altoparlan­tëve në sytë e të gjithë bashkatdhetarëve. Është fatkeqësi ajo që ka ndodhë në mbrëmjen e 7 prillit 1984 në Dyseldorf.

Është fatkeqësi e imja pse unë me u gjetë në atë mbrëmje, dhe lejua veten të implikohem në luftën e Xhafer Shatrit e Ibrahim Kelmendit kundër njëri tjetrit e kundër të tjerëve, sidomos kur dihet se kam kërkuar dorëheqje nga Lëvizja, nga Qendra Ekzekutive, në korrik 1983 dhe në këtë kuptim mund të them se është faji i Hasan Malës dhe Faridin Tafallarit që nuk jam lejuar të largohem.

Unë atë natë u ktheva me një shokë në një qytet afër kufirit me Francën, pastaj vazhdova për në Paris. Nga libri i Faridinit [më 1997] kam marrë vesh se është bërë një tubim të nesërmen në klubin Emin Duraku dhe fajin kryesor për atë mbrëmje, një grup së bashku me Muhamet Kelmendin, Hyzri Rekën e Faridin Tafa­llarin, na e kanë lënë mua, Xhavit Ramabajës, Milaim Zekës dhe tre vetave tjerë.

Në ditët në vazhdim nuk kam bërë asnjë hap të vetëm apo ndonjë veprim të veçantë, përveç disa bisedave telefonike që i bëja me Faridinin dhe Haxhi Berishën. Faridini më thirrte në telefonin e Ibush Bytyqit në Paris. Në këtë kohë Faridini kishte kontakte të mira me Xhafer Shatrin, dhe në përçarjen e shkaktuar nga Sabriu në nëntor 1983, Faridini në fillim mendonte se Xhafer Shatri është më i drejtë, se e ka më drejtë.

Shtrohet pyetja se si kanë rrjedhë gjërat disa vjet më vonë. A ka ndonjë provë

historike, ndonjë projekt historik që pikërisht Xhafer Shatri e Ibra­him Kelmendi të kenë nevojë për mikrofonat, kabllot, altoparlantët e teknikën elektrike e elektronike pikërisht të Milaim Zekës? […]

Unë nuk kam qenë i informuar dhe as i thirrur në ndonjë mbledhje të Qendrës Ekzekutive, nga asnjë anëtar i saj, as gojarisht e as me shkrim, e as që e kam ditë se do të bëhet demonstratë në Bern. QE, pas demonstratës së 3 marsit 1984 në Gjenevë nuk ka ekzistua. Letra ime prej 12 faqesh nuk ka qenë publike por i është dërguar vetëm 5-6 shokëve më të dalluar në Shtutgart e rrethinë të cilët kanë qenë në njohuri të rrjedhave themelore të ngjarjeve nga viti 1980 e më tej. Xhafer Shatri pa I. Kelmendin, është angazhuar ta bëjë një takim në të cilin unë, sipas bujarisë së Xhafer Shatrit, do të kisha shansin për t’u mbrojtë prej akuzave. Këto ftesa m’i ka bërë gojarisht përmes Faridin Tafallarit, në telefonin e Ibush e Sadije Bytyqit në Paris. Kur i kam thënë se çdo ftesë e çdo gjë në këtë pikë dua ta kem me shkrim dhe kërkoj që në takim të jetë edhe I. Kelmendi, Xhafer Shatri nuk donte të përgjigjej.[9]

[Koment:]

Interesant edhe ky rrëfim për krimin e 7 prillit 1984 në Dyseldorf.

Edhe (zh)vlerësimet e Xhafer Shatrit u ofruan e komen­tuan. Do të thosha, informacioni më autentik është raporti i komisio­nit.

Fatmirësisht, Sylë Nuha e Haxhi Bega iu kanë përmbajtur fjalës së kushëririt të tyre më të moshuar, Ali Begës. Edhe Musa Daka e Haxhi Kraniqi kanë shprehur keqardhje dhe i kanë mallkuar nxitësit e krimit.

“Zëri i Kosovës” – organ i LNÇKVSHJ dhe LRSHJ

[Xhafer Durmishi:]

Dalja me “Zërin e Kosovës” si organ i LNÇKVSHJ-së ishte plani­fi­­kuar në verën e vi­tit 1981, por bisedimet me OMLK-në, e cila nxirrte revistën “Liria”, e pezulluan këtë punë gjer në nëntor 1981, kur doli numri i parë i saj. Në janar 1982 doli numri i dytë. Vetura e Bardhosh Gërvallës në të cilën u vranë vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka ishte e mbushur me këtë numër i cili posa kishte dalë nga shtypshkronja.[10]

[Koment:]

Informim korrekt! Do shtuar vlerën autentike të Jusufit, i cili gjatë verës së vitit 1981, me tërë qenie angazhohet për të përgatitur Orga­nin e OML-së “Liria” – i cili, si në rastin e “Bashkimit”, është një praktikë e rrallë fisnike! Do të shtoja, Jusufi nuk e kishte përgatitjen teorike të Ka­dri­ut për komunizmin, por si enverist ishte më i thekur, meqë anëtarët e OMLK-së sikur mbanin qëndrim kritik kundër kultit të personalitetit. Por, edhe komunizmi “botëror” ishte bërë sektar në shumë lloje të praktikave socialiste.

Sabri Novosella manipulator i shquar i viktimave të tij

Tematikë interesante është forma dhe përmbajtja e komunikimit të Sabri Novosellës me viktimat e tij, rrjedhimisht vartësit ose argatët e tij. Deri tani janë publi­kuar dhjetë letra që Jusuf Gërvalla duhet t’ia ketë dërguar Sabri Novosellës, por asnjë letër që Sabri Novosella t’ia ketë dërguar Jusufit. Pastaj janë publikuar vetëm fragmente të sele­ksionuara të letrave që Sabri Novosella ua ka dërguar Xhafer Durmi­shit, Faridin Tafallarit, Nuhi Su­lejmanit.

Të shohim çfarë përmbajnë disa prej atyre fragmenteve, tashmë të publi­kuara nga Faridin Tafallarai dhe të ripublikuara nga XhD, si dhe vlerë­simet reciproke të tyre.

[Jusuf Gërvalla:]

Untergruppenbach, RFGJ 14 prill 1981

I dashuri shok, Bashkim!

Letrën tënde (një fjalë apo një shenjë sado të vogël) e kam pritur si qorri sytë. Siç do të shohësh pak më poshtë, ajo ka për mua një rëndësi jashtëzakonisht të madhe, bile rën­dë­si jetësore.

Muajt e parë të arratisë sime u merakosa për efikasitetin e Orga­nizatës sonë.

Unë, në bazë të bisedave në takimet tona, e dija që organizata ka për detyrë dhe është e zo­ja të marrë kontakt me anëtarët e vet edhe në rrethanat më të vështira, siç është bur­gu. Nga ana tjetër, me­gjithëqë vështirësitë për të marrë kontakt me mua, duke u nisur nga karakteri i hapët i kufirit jugosllav me Perëndimin, i konsideroja vështirësi relati­ve, …për muaj rresht s’më vinte fjalë as zë. Dhe gjendja e tillë, e cila më jepte dorë ta gjykoja Organizatën, do të vazhdonte deri më sot, sikur ndërkohë unë vetë të mos e bëja një ligësi të kobshme.

Ti mund të mos e dish, por shkaktari i arratisjes sate jam unë! Mba­se natën që do të jesh arratisur ti, mua më morrën në telefon nga UDB-ja e Pejës dhe më bënë presion të çuditshëm, gjithsesi mon­struoz, që të tregoja kush është Bashkim Prishtina. As që më ka shkuar mendja se e kisha humbur aq shumë truallin nën këmbë. I përgjumur dhe me gjasë fare i humbur siç isha, në kthetrat e një ligësie të pashembullt dhe fare të huaj për mua deri atë çast, unërashë në provimin e rëndësishëm: kallëzova shokun! Për të “shpë­tuar” fëmijët e vëllait, morra në qafë fëmijët e shokut […] Dhe në këmbim të kësaj fitova: faqen e zezë dhe barrën e rëndë të ndërgje­gjes së ligur si kurrë ndonjë­herë në jetë. Atë çast e tutje, jeta edhe ashtu e errët, me strumbullar të vetëm luftën modeste dhe gatshme­rinë për flijim në emër të idealit të lartë të lirisë, m’u errësua edhe më. Brerja e rëndë e ndërgjegjes dhe ndjenja e thellë e shkatë­rrimtare e fajit ndo­qën pa mëshirë dhe në çdo hap të gjitha netët dhe ditët e arratisë sime të hidhur, e cila, pas gjestit tim qyqar, e humbi gjithë qëllimin e vet dhe m’u shndërrua në gur të rëndë në zemër…

[Botuar për herë të parë në librin e Faridin Tafallarit, ME TRE YJET E PAVDEKË­SISË…, Tiranë 2010, faqe 256-261 – shënim i Xh.D.][11]

[Koment:]

Gjykoj se është papërgjegjësi ideoteske e Faridin Tafalla­rit pu­blikimi i kësaj letre. E para, se autori JG, – nëse vërtet është autor, – nuk është gjallë për të vendosur për mos apo publikimin e saj; E dyta, ndoshta është publikuar pa lejen e trashëgimtarëve të të drejtave të autorit; E treta, është publikuar pa asnjë informim apo koment sqarues.

Meqë Faridin Tafallari, si gjysmanalfabet që është, nuk duhet të ketë di­tur për të drejtat e autorit, po së paku si nuk e ka këshilluar eprori i tij, XhD? Përkun­drazi, edhe ky e ripublikon në internet. Vetëkuptohet, Xhaferi i ka ditur përgjegjësitë, por e ka shpërdorur naivitetin e Fari­dinit, sepse tashme mund të thirret në publikimet e tij. Ndërsa unë tani po shpërdor papërgjegjë­sinë e të dyve, sigurisht i shtrënguar nga aspe­k­ti polemik, dhe po sjell vetëm fragmente shoqëruar me komentime.

Nuk ka asnjë logjikë dhe përligjje që XhD ta ketë publikuar këtë letër për qëllime afir­mative të JG, se e tillë në asnjë variant nuk mund të jetë! Përkundrazi, tejet irrituese, shqe­mësuese, diskredituese, e ulët dhe e ligë! Duhet të jetë autentike kjo letër? Nëse po, çfarë fatkeqësie! Ç’duhet t’i ketë ndodhur asaj nate të kobshme Jusufit?

Jusufi pohon në ditarit të tij: “Pardje dy javë, më 14 dhjetor, na­tën vonë e braktisa Prishtinën dhe Kosovën”.[12] Cilën natë duhet t’i ketë ndodhur telefonata nga UDB-ja e Pejës? Vetëkuptohet që pas natës së 14 dhjetorit nuk i ka ndodhur. Sabriu ka dezinfor­muar se është arra­tisur më 23 dhjetor 1979, që i bie 9 ditë pas arratisjes së Jusufit. Ky dallim për ditën e largimit nga Prishtina të Jusufit e të Sabriut e kun­dërshton fragmentin në këtë letër të Jusufit (nuk po e përsërisë më dyshimin për autenticitet të kësaj letre): “mbase natën që do të jesh arratisur ti, mua më morën në telefon nga UDB-ja e Pejës”. E pra, natën e telefonatës nuk është arratisur SN, sepse ai po thotë “më 23 dhjetor”!

Deri tani është heshtur për këto gjëra që përmban kjo letër. Kush mund të ofrojë sqarime, pos Sabriut? Por as SN duket të mos ketë ditur gjë për kë­të dekonspirim, meqë telefonata duhet të ketë ndodhur më ose para 14 dhje­to­rit, natën kur është arratisur Jusufi nga Prishtina, ndërsa Sabriu ka qëndruar në Prishtinë deri më 23 dhjetor? Vërtet, ka qenë telefonatë nga UDB-ja e Pejës, apo është simuluar nga dikush tjetër, në emër të UDB-së së Pejës!? Sikur nuk i ngjan praktikave të UDB-së, që natën të bëjnë tele­fonatë aq serioze dhe përmes asaj bisede telefonike të mund të zbulojnë udhëheqësin e LNÇKVSHJ, Zotëri Sabri Novosellën, nga folësi në anën tjetër të linjës, hiç më pak se Jusuf Gërvalla(!?).

[Jusuf Gëvalla:]

Menjëherë pas aktit tim të lig, unë, tashmë i “shpërgjumur”, i bëra telefon një sho­kut tim në Podujevë që të vinte të të lajmëronte për rrezikun. Por, sigurisht ka qenë vonë për gjithçka.[13]

[Koment:]

Përkundër telefonatës dhe alarmimit të Jusufit, Sabriut nuk i ndodh asgjë, prej datës 14 deri më 23 dhjetor. Kjo krijon mundësinë për të dyshu­ar se te­lefonuesi i asaj nate nuk duhet të ketë qenë UDB-ja e Pejës, por vetë Sabri Novosella, i cili, duke i vënë një leckë receptorit, si në filma, ka ndryshuar zërin e tij.

Fantazinë për të pas të këtilla dyshime e kam bazuar nga një përvojë tjetër. Në dhjetor të vitit 1980 në Gjermani i ndodh një telefonatë Hy­sen Gegës. Telefonuesi ka simuluar Nezir Gashin, i cili i thotë Hysenit: “Sho­ku që do të paraqitet nesër është i sigurt”. Kaq dhe e ka mbyllur li­dhjen. E njeriu që e ka simuluar telefonatën duhet të ketë qenë vetë Sadik Blaka, bashkëpunëtor i UDB-së, i cili të nesërmen iu ka paraqi­tur Hysenit, i koman­duar me shërbim hakmarrës: qitjen në kurth të Hysen Gegës!

Hysen Gega kishte kontribuar e rrezikuar shumë për të zbuluar e dis­kre­di­tuar Riza Salihun, prandaj duhej të ndëshkohej. Hyseni kishte bërë shu­më aksione edhe spektakulare, prandaj duhet të dënohej. Hy­seni e njihte dhe e çmonte shumë Nezir Gashin (nga Graboci i Pejës, ish-i bur­go­sur politik). Hyseni ishte i informuar se Nezir Gashi na kish­te para­lajmëruar për mundësinë e angazhimit në Gjermani të Sa­dik Blakaj nga UDB-ja. Megjithatë, Hyseni kësaj radhe beson se i kishte telefonuar vetë Nezir Ga­shi dhe i kishte thënë: “Shoku që do të paraqitet nesër është i sigurt”. Kaq i ka mjaftuar Hysenit që me Sa­dikun të planifikojnë udhëti­min ilegal në Kosovë. Vetëm në prag të nisjes Hyseni me telefonon për ta takuar. Udhë­tova nga Bochumi në Esslingen, në banesë të bashkëveprim­tarit tonë tetovar, Nami Rama­danit. Aty i gjeta Sadik Blakaj dhe Hysen Gegën dhe një vajzë. Ajo vajza kishte qenë minorene dhe nxënëse e Sadik Blakajt në Malishevë të Gjilanit. Arsimtari Sadik e kishte shpërdorur dhe prandaj kishte përfunduar në burg. Tashmë po e mbante pas vetes.

Ishte gjithçka vonë për të penguar atë udhëtim, sepse Hyseni tashmë e kish­te ndarë mendjen. Udhë­tuan. Natën e vitin të Ri 1981 policia e arreston Hysenin në Kosovë.

Fa­­ji kryesor për atë arrestim më ngarkohet mua, pse nuk e kisha pen­guar Hysenin. Dhe ka ende të atillë që më fajësojnë, pavarësisht faktitse vetë Hy­sen Gega, pas vuajtjes së burgut (dhjetë vite) ka bërë sqari­me se unë jo që nuk e kam nxitur, por përkundrazi, jam përpjekur ta pengoi udhëtimin e tij. Ai nuk më pati dëgjuar.

E ngjashme më vjen edhe telefonata e “UDB-së së Pejës”, për të cilën shkru­­an JG në këtë letër. Telefonatë që duhet të jetë improvizuar nga SN që ta kapë edhe më shumë Jusuf Gërvallën. Ndoshta!

Ndryshe, po të ishte tamam siç ka shkruar JG në këtë letër, SN do të ishte arrestuar nga policia dhe do të kishte arsye që përjetësisht të mos i paraqitej, jo pas 16 muajve, siç ka ndodhur, por asnjëherë. Pse jo, ai duhet të kishte arsye edhe për dënim hakmarrës për dekonspirimin që duhet t’i kishte bërë Jusufi. Përkundrazi, asnjë infor­mim e ankesë nga ana e tij, as edhe si shpjegim për një fatkeqësi që i paskësh ndodhur JG! Kjo e rrit dy­shimin se telefonuesi duhet të ketë qenë vetë SN ose ndonjë koleg i tij, por në bashkë­punim mes tyre! S’ka asnjë dyshim se edhe UDB-ja në Kosovë ka sajuar ngjarje e skenarë.

Kush mund ta zbërthejë këtë mister të sfinksit, këtë enigmë?

[Jusuf Gërvalla:]

Atëhere m’u shfaq një motiv i fuqishëm që për gjestin tim qyqar t’i rrëfehesha shokut të parë që do të takoja. Po shokë nuk kisha. Gjithë natën e gjatë u detyrova t’i shtro­hem gjykimit të vëllait të vogël këtu, të shoqes sime dhe, bile, gjykimit të heshtur të djalit tim 12-vjeç, i cili ishte prezent kur ngjau biseda. Më pastaj prisja t’i rrëfehem ndonjërit nga shokët e Organizatës, kur të merrja eventualisht kontaktin e pritur. Ndërkohë dëgjova për arratisjen tënde dhe vendosa që së pari të të rrëfehem ty e pastaj kujt do që e kërkon puna.

Unë pra, shok i dashur, u korita keq. Me “meritën” time, ti tani do të mund të ishe në duart e UDB-së; me po këtë “meritë”, ti u detyrove të dalësh në kurbet, peshën e të ci­lit e di unë mirë. Të mos të flasim për dëmet që i kam shkaktuar Organizatës, e kështu edhe idealit të lartë të popullit tonë të shumëvuajtur. Prandaj s’më bën zemra të ka­pem pas fjalës së urtë të popullit, që thotë se duhet të jetë‚ i lumtur ai që u korit një herë, për të mos u koritur më kurrë. Sado që jam i sigurt se ligësia e turpi i tillë nuk do të përsëriten kurrë tek unë pa e ngrënë së pari mishin tim e të fëmijëve të mi.

Tani, fatin tim të mëtejshëm e keni plotësisht në dorë ti dhe shokët. Nëse mund ta me­rrni mundimin e ta analizoni rastin tim më hollësisht, nëse pastaj gjendet shteg që gjesti im të cilësohet akt qyqar, i kryer në rrethana ligështimi, dhe jo një tradhti e ha­pët, atëhere më keni ndihmuar të ngjitem edhe një herë në shkallën e njeriut, e për këtë do ta keni përjetë mirënjohjen time dhe punën time të palodhshme. Nëse nuk i peshoni punët kështu dhe e quani tradhti të hapët qyqarinë time, atëhere jam i gatshëm ta du­roj edhe dënimin më të rëndë nga ana jote, e shokëve e kështu edhe e pjesës përparim­tare e liridashëse të popullit tonë: përjashtimin jo vetëm nga radhët e Organizatës so­në, po edhe shpalljen e tradhtisë sime me daulle, te të gjithë ata njerëz që ia duan të mirën popullit shqiptar. Ndoshta e meritoj që, si gjarpri dhjamin e vet, ta ha dalë­nga­dalë këtë tepricë të jetës që më ka mbetur – në mërgim dhe pa shokë e njerëz që të më konsiderojnë të barabartë me vetveten. Me një fjalë, ju mund të më bëni një njeri të rilindur apo një njeri të humbur fare në vorbullën e këtij planeti. Se vetëm mendimi juaj mund të bëhet shpatë, që do ta këpusë këtë nyje të ngatërruar të jetës sime.

Natyrisht, kurrë nuk do t’i lejoja vetes që të kërkoj prej jush as mirëkuptimin më të vogël ndaj meje, po qe se jeni të bindur se, duke më falur, mund t’i bëni ndonjë dëm çështjes sonë të shenjtë. Në rrethana tjera, unë kam mundur të bie hero a dëshmor në gjysmën e rrugës të revolucionit tonë. Në rrethanat e tashme, nëse nuk më falet gabimi, do të bie si tradhtar. Një më shumë a më pak, nuk mund ta dëmtojë luftën tonë, e cila s’ka të ndalur dhe e cila do të ngadhënjejë patjetër…”[14]

[Koment:]

Sipas kësaj që shkruan këtu, vëllai i vogël, Avdyli, dhe bashkëshortja Su­zanë mund të informojnë çfarë ka ndodhur atë natë, respektivisht për çfa­rë telefonate bëhet fjalë. Premtoni ka qenë vetëm 12-vjeçar dhe nuk e ka të obligueshme të bëjë sqarime. Po pse atëherë Suzana dhe Avdyli nuk kanë dhënë ndonjë sqarim për këtë letër kur qe publikuar nga F. Ta­fallari më 2010 në librin e tij[15]dhe është ripubli­ku­ar nga Xh. Durmishi!?

Nga përmbajtja e letrës në vazhdim rezulton fatkeqësia e kapjes së Jusufit nga Sabri Novosella.

Ndoshta rrëfimi edhe i një rasti do të ndihmonte të kuptohen mekaniz­mat e shpërdorimeve policore të viktimizimeve të njerëzve për të desh­muar suksesin e angazhimit të policëve dhe agjentëve!

Më rastisi të isha përkthyes në Gjermani kur po gjykohej një i ri shqip­tar. Ai aku­zohej për kontrabandë droge në Hamburg. Dëshmitari kryesor ishte një polic gjerman, i futur si spiun në rrjetin e drogës. Kryetari i tru­pit gjykues, duke e marrë në pyetje policin e zuri se vetë ai e kishte viktimizuar këtë të ri, rreth 19-vjeçar, sepse i duhej suksesi. Pra, vetë po­lici ia kishte gjetur lidhjet ku duhej ta merrte drogën për ta shitur, që të kapej pastaj në flagrancë. E kishte gjetur atë shqiptar të mjerë për ta vik­timizuar. Synimi ishte që gjithsesi të komprometohet “Feliksi” (multimilioner i rrethit të Gjako­vës, me bazë të bizneseve në Hamburg), për të siguruar “prova” sikur e ka vënë pasurinë për­mes krimit të orga­ni­zuar. Ishte përvojë interesante kur kryegjykatësi mori vendim që polici dëshmitar të arrestohej për shpërdorim të detyrës. Dhe vërtet erdhën po­licët e tjerë dhe ia vunë prangat në sallën e seancës gjyqësore.

Ndoshta ish-kolegët e UDB-së do të duhej të informonin dhe të dis­kredi­tonin SN dhe eprorin e tij, Ibush Kllokoçin, për shpërdorim detyre, meqë edhe atyre do t’u jetë dashur suksesi të cilin ua kërkonin eprorët. Pran­daj edhe kanë viktimizuar Jusuf Gërvallën dhe të tjerë që qenë burgosur në vitin 1979 dhe u dënuan në vitin 1980, si pjesëtarë të LNÇK, pothuajse pa bërë asnjë aksion me përmasa të dukshme e spektakulare(!?).

(Kjo letër është e gjatë. Ka mundësi të jetë publikuar me shkurtime, sepse tek- tuk janë pikat e heshtjes. Përmban mbi 2.300 fjalë, respekti­visht rreth 14 mijë karaktere.)

[Jusuf Gërvalla:]

[Fragment nga letra e dytë, dërguar Sabri Novosellës, më 13 maj 1988]

I dashur vëlla, Mërgim!

Diku thellë në ndërgjegje e dija se do të ma falje gabimin më të madh të jetës sime. Kjo shpirtbardhësi e zemërgjerësi jotja mua më shpëtoi me fytyrë. Prandaj, do të jem mirënjohës për tërë jetën. Dhe kurrë nuk do të harroj se kjo gjë, në vend që ta zvogëlojë, do ta rritë edhe më shumë gabimin tim të pafalshëm. Por, meqë ti u bëre burrë dhe meqë situata në Atdheun tonë e do që të punojmë me një vrull të madh, atëhere çështjen time, siç ke propozuar edhe vetë, e lemë për ta shqyrtuar hollësisht kur të na paraqitet rasti, kurse tash po u jepemi punëve me gjithë fuqinë që kemi. […]

Një demonstratë tjetër e rëndësishme u mbajt më 13 qershor në Bru­ksel të Belgjikës. E rëndësishme për këto arsye: e para, pas demonstratës në Gjenevë, jugosllavët kishin mundësi të ndërme­rrnin ndonjë masë konkrete qoftë duke intervenuar te organet e Belgjikës, qoftë duke organizuar vetë ndonjë antidemonstratë, siç ishin kërcënuar më parë përmes Radio Beogradit [por s’e bënë dot njërën as tjetrën]; e dyta, në Bruksel është çerdhja e emigracionit reaksionar shqiptar, i cili u përpoq, gjatë tërë kohës sa bëheshin përgatitjet për demonstratën, të ushtronte presione e shantazhe, du­ke kërkuar të merrnin edhe vetë pjesë në manifestimin tonë. Me­gjithatë, të gjitha u shkuan kot dhe demonstrata u zhvillua si është më mirë dhe në rrugën më të mbarë, edhe e treta, më e rëndë­si­shmja, kjo demonstratë ndihmoi në bashkimin e mërgimtarëve të dyfishtë kosovarë, të ardhur këtu së fundi nga Turqia, të cilët më parë jetonin keq në kërcënime e shantazhe nga emigracioni i vjetër i Shqipërisë dhe me presione, që këta shqiptarë të ndershëm e patriotë të rreshtoheshin në radhët e armiqve të Shqipërisë socialiste. Jemi të bindur se të tria këto qëllime demonstrata i realizoi në një shkallë të caktuar.[16]

[Koment:]

Duke lexuar këtë sentiment naiv vetvetiu të imponohet keqardhja, por edhe irritimi e neveria për përkuljen kaq nënshtruese të Jusufit, të Jusuf Gërvallës ndaj SN! Asgjë më enigmatike nuk ka në këtë mes se sa raportet e “bashkëpunimit” mes JG e SN!

Për demonstratën e Brukselit, të mbajtur më 13 qershor 1981 raportimi nuk është as i plotë dhe as i saktë. Ndoshta për shkak se Jusufi nuk mundi të merrte pjesë në mun­gesë të dokumentit të udhëtimit?

[Digresion:]

Sprovë me emigracionin reaksionar

Një fundjavë përpara se të ndodhte demonstrata, pikërisht Jusufi ishte alarmuar se në Bruksel do të derdhej gjaku nëse do të zhvillohej demonstrata jonë, tashmë e paralajmëruar. Ai na detyron të takohemi për të marrë ven­dim që ta anulojmë. Dhe, fatkeqësisht, takimin na e cakton në banesë të gjakovarit Besim Rexha (alias Shpat Gjirokastra) në Velbert, bashkëthe­meluesit të Frontit. Aty, pos Jusufit, ishin edhe Kadri Zeka, Bar­­dhosh Gërvalla, Hisri Reka, unë dhe nikoqiri Besim Rexha. U irrito­va pse takimi ishte caktuar aty, por Jusufin tashmë e kishte përvetësuar dogma­tizmi komunist vulgar e psikopat i Besim Rexhës dhe mashtrimet e tij. Pra, ai mjeran fatkeq, pa i bërë syri vër, me fodullëk vulgar prezantohej hiç më pak se anëtar i Plitbyrosë së KQ të PPSH-së. Qysh në derën krye­sore të hyrjes në shtëpinë me shumë banesa, në tabelën e zileve dhe emrave, kishte afishuar pseu­donimin e tij “Shpat Gjirokastra” (atë që e kishte praktikuar EH). Një dhomë në banesë e kishte mobiluar t’i ngjante zyrës së Enver Hoxhës. Në derë të saj kishte ngjitur etiketën “Byro”, në mu­re të “byrosë” kishte varur portrete të mëdhenj të klasikëve të komuni­zmit (të shty­pura në stof në Kinë) dhe të Enver Hoxhës.

Me këmbëngulje të Jusufit u mor vendimi për anulim të demonstra­tës, pavarësisht se Hisri Reka dhe unë garantonim se nuk do të na ndodh gjë e përmasave të mëdha, ose se nuk kemi nevojë të fiksohemi, meqë kishim shumë bashkëveprimtarë në Bruksel. U vendos të shkonim Hisria dhe unë që t’i bin­dnim bashkëveprimtarët në Bruksel për ta anuluar demon­stratën, për të cilën tashmë qe lëshuar thirrja. Nuk ia dolëm. Ata këmbë­ngulnin se demonstratën do ta mbanin edhe pa ne. Kishin shpër­ndarë thirrjen, kishin marrë lejen, kishin premtime se do të merrnin pjesë shumë veta të emigracionit “reaksionar”, edhe pse do të demon­stro­nim me flamur me yll (e do të kishin marrë pjesë edhe më shumë, po të le­jonim të përdorej edhe flamuri pa yll). E njoftuam Jusufin e Kadriun se bashkëveprimtarët nuk po pranonin të anulohej demonstrata. Na u bash­kuan Kadriu e Bardhi që t’i bindnim për ta anuluar. Edhe ata u binden se vetë bashkëveprimtarët e atyshëm nuk po pranonin (meqë dyshohej mos unë po i nxisja të mos e anulonin). Nga këmbëngulja e bashkëveprimtarëve u bindëm më në fund të gjithë se demonstrata nuk duhej anuluar.

U stacionuam të Basri Reka i Nerodimës së Freizajt, që të koordinohej përgatitja. Hisriu e kishte vëlla Basriun. Kadriu dhe Bardhi u fascinuan nga bujaria dhe shqiptaria e devotshme e bashkatdhetarëve të atyshëm. Hysen Xhelili, tashmë i ndjerë, ish-ballist i LDB, fa­më­madh për tri­mëri, bashkë me vëllanë e tij më të moshuar, i afirmuar si Xhelë Kali­shta (Rrethi i Tetovës) ofruan siguri fizike për mbarëvajtje.

E habitshme! JG paskësh harruar t’i raportojë bosit SN se të enjten, më 11 qershor, kishim një akt krimi që ngeli në tentativë. Duke ardhur të Bas­riu ku ishte një si shtab organizues, Xhemë Seferi nga Uça e Istogut, sheh Vehbi Ibrahimin (Uglar i Gjilanit) duke u marrë me një makinë. I afrohet dhe e pyet nëse kishte ndonjë prob­lem dhe mos ki­shte nevojë për ndihmë, meqë njiheshin. Vehbiu ia mbath vrapit. Xhema sheh makinën më me kujdes dhe i rezulton me tabela të Gjer­manisë. Sapo hyri pyeti për ma­kinë. Mori përgjigje se ishte e Bardhit. Tregoi çfarë i kishte ndodhur me Vehbi Ibrahi­min. Dolëm dhe pamë se kishte provuar ta hapte karburatorin. Dikush tha se paska dashur t’i shtjerë sheqer, meqë thuhet se pas një kohe eksplodon. Vendosëm të mos e përhapnin si lajm që të mos na frikëso­heshin njerëzit. E minimizuam si një akt zuzar.

Rrjeti i UDB-së vazhdonte të përhapte panik se do të ndodhte gjakder­dhje me përmasa të tmerrshme.

Frikën ua kishim Musa Hotit dhe Vehbi Ibrahimit, meqë u kishte dalë na­mi si kriminelë të rrezikshëm. Bile, Musa, në tubimin e mbajtur në klubin jugosllav “Përparimi” në Bruksel, në prill 1981 (dy muaj më herët), për të dënuar demonstratat në Kosovë, në prani edhe të push­te­tarëve nga KSA e Kosovës, kur kundërshtojnë disa bashkatdhetarë patriotë (me shte­tësi turke), ai nxjerr revolen dhe kërcënon këdo që guxon të dalë kun­dër Jugosllavisë së Titos, duke thënë: do ta marrë plumbi i revoles së tij në ballë! Një pjesë e madhe e shqiptarëve kanë lëshuar atë mbledhje dhe aty kanë mbetur vetëm filojugosllavët.

Hysen Xhelili u kishte çuar fjalë Musa Hotit dhe Vehbi Ibrahimit të mos guxo­nin të provokonin demonstruesit. Reshat Sahiti me 4-5 bashkë­veprimtarë, duke parë se nuk kanë mundësi tjetër për ta sabo­tuar demonstratën tonë në Bruksel, përhapin lajmin se po organizohej po të shtunën një demonstratë nga shqiptarët e vërtet në Paris. Duhet të kenë shkuar rreth 12-13 veta nga Belgjika. Atje kanë de­mo­n­­struar rreth 30 veta, kurse në Bruksel me mijëra.

Një pjesë e madhe e shqiptarëve të Brukselit para se të fillonte demon­strata silleshin rreth sheshit. Masiviteti i frymëzoi edhe skeptikët që të bashkëngjiteshin. Shumë veta ishti të emigracionit “reakcionar”, sepse bashkëveprimtarët tanë, si uçalinjtë: Enes Jurtsever, Muharrem Beri­sha me vëllezër (ia paskam harruar mbiemrin zyrtar turk), Sadik Tolaj, Sabit Rrustemi dhe të tjerë, kishin respekt dhe miqësi me bashkatdhe­tarët e emigracionit “reakcionar”.

Edhe Enver Hadri kishte dalë në demonstratë. Për shkak të mundësisë së shpërdorimit u caktua të rrijë midis dy bashkëveprimtarëve fren­gjishtfolës, gjilanasit Ukshin Rrustemi (që kishte ardhur aty nga Gjeneva) dhe preshevarit Hasan Kadriu. Enveri u kushtëzua që, nëse do të merrte pjesë në demonstratë, asnjë intervistë të mos u jepte gazetarëve. Nëse i drejtohen atij, detyrohej t’u thoshte se Zotëri Hasan Kadriu është zëdhë­nësi zyrtar i demonstratës.

Konferencën e shtypit në Pallatin BE-së na ndihmoi ta organizonim profe­sori i gazetarisë, Aliu (nuk më kujtohet tashti mbiemri), tro­pojan, pjesëtar i emigracionit “reaksionar”, ndërsa motra tij, profesore­shë, ishte moderatore dhe përkthyese në konferencë shtypi.

As edhe më i vogli incident nuk ndodhi. Të gjithë u mrekulluan për mba­r­ë­­vajtje. Asnjëherë në Evropën Perëndimore shqiptarët nuk kishin mbajtur demonstratë më numerike!

Ky është një informim telegrafik, që do të duhej t’i dërgohej një udhë­he­qësi të mirëfilltë, kurse SN as ka merituar fare të informohet. Ja që, Jusufi, viktima fatkeqe e Sabriut, është dashur ta bëjë atë sa për të bërë radhën. Këtë e them me zemër të plasur pasi kam lexuar të këtilla shkresu­rina për të cilat vazhdoj të dyshoj se janë të falsifikuara.

[Jusuf Gërvalla:]

Untregruppenbach. RFGJ, 21 korrik 1981

I dashur vëlla, Mërgim!

Qortimet e tua janë me vend. I entusiazmuar nga pritja e takimit tonë dhe [eventualisht] e bashkimit të dy forcave të rëndësishme revolucionare të Kosovës, unë rashë në një pasivitet të palejueshëm dhe lashë pas dore shumë punë. Letra jote e fundit më zgjoi nga kjo „kllapi“ dhe të jesh i bindur se që tani do të përpiqem t’i çoj në vend si duhet e me kohë të gjitha porositë dhe t’i kryej me kohë ato që kërkohen prej meje. […]

Deklarata e KQ dedikuar shtypit të Perëndimit është shtypur shqip, gjermanisht e serbokroatisht. Të parët që e kanë botuar në organet e tyre janë kroatët e mërguar.

Kështu ka ndodhur një e pa mirë që nuk e parashikonim. Por, shpresojmë se do ta publikojnë edhe të tjerë. […]

Të falem nderit për autorizimet që më jep në shumë drejtime. Kjo më detyron të rritem e të piqem dita me ditë përtej aftësive dhe mundësive të mia. […]

Kësaj radhe e kam fjalën konkretisht te autorizimi që më ke dhënë për punë me shokun e „Lirisë“, e veçanërisht të bisedohet me të lidhur me bashkimin e dy organizatave tona. Siç e di, përvoja ime në punë të organizuar ishte e shkurtër dhe unë nuk i di ato hollësi për organizatën tonë, lidhur me të cilat kërkon të informohet shoku i „Lirisë“. […]

Deri më tash, nga punëtorët kosovarë në mërgim, përmes meje kanë hyrë në Lëvizje 7 shokë. […]

[Shënim i Xhafer Durmishit: Këtë letër ma dërgoi Kadri Rexha, më 31 gusht 2013. U botua për herë të parë nga Faridin Tafallari në www.albaniapress.com, më 30 shtator 2013][17]

[Koment:]

Tashmë Jusufi duket se ka filluar ta nivelojë komunikimin me eprorin e tij, rrobaqepësin SN, ndryshe nga dy letrat e para. Duket se Sabriu e ka qortuar pse ka investuar aq shumë kohë në bisedime për bashkim (për mi­ra­tim të “tezave”) dhe për përga­titje të organit të OMLK-së “Liria”. Pran­daj, meqë letra e Sabriut e pas­kësh zgjuar nga “kllapia”, i premton bosit se ka për t’i zbatuar urdhrat.

Nuk e kisha përshtypjen që JG kishte kaq shumë kundërshti ndaj “reaksi­onit” shqiptar e kroat. I kisha folur se në mesin e emigrantëve kroatë ka edhe komunist, madje Vinko Knezeviq, arkitekt për ura të mëdha, kishte shprehur gatishmërinë për të shkuar për punë vullnetare në Shqipëri. Pastaj i tregoja për social-demokratë si Jaksha Kushan, Zllatko Markus, Damir Petriq, Stipe Bilanxhiq (që i kisha miq). Të gjithë personalitete të Pranverës kroate të vitit 1971. Edhe me albano­logun kroat nga Janjeva e Kosovës, Dr. Lazar Dodiq, nuk vinte të tako­hej, vetëm ngaqë ai e kishte kryer gjimna­zin e jezuitëve në Shkodër. E trajtonte si “reaksionar”. Kot po i thosha se është armiqësuar me Martin Camajn vetëm pse Martini e kishte botuar një shkrim në emër të albanologut Dodiq, në gazetën FAZ (Frankfurter Allgemine Zeitung), kundër shqipes së standardizuar.

Këtu JG paskësh konkretizuar shifrën prej 7 mërgimtarëve të anëtarë­suar në LNÇKVSHJ, për gati 20 muaj, sa ishte në ekzil. Edhe ata 7 veta i kishte gjetur të ndërgjegjësuar, që bënin aktivitete me Hysen Gegën, para se të arratisej JG dhe para se të vinte si përforcim kuadri Xh. Durmishi.

Ndonjëherë gjatë leximit të këtyre letrave po më mbërthen vaji për fatkeqësinë e Jusufit.

[Jusuf Gërvalla:]

RFGJ, 20 gusht 1981

I dashur vëlla Mërgim!

Për mua, personalisht mendimet e tua kanë një domethënie të ma­dhe. U mësova disi me to dhe se si më vjen keq kur i bie në fund së lexuari letrës sate, më vjen keq që s’ka më shumë fjalë. Ndërkaq, për të gjithë ne, mendimet dhe këshillat e tua të urta janë bërë një impuls i mirë, që po na e shkund ndryshkun, në çastet që ky po kaplon punën tonë në këto kushte të vështira mërgimi dhe sidomos në një mjedis bashkatdhetarësh, me të cilët është punë tejet e vështirë të punohet

[vështirësinë e kushtëzon natyrisht, edhe pa­aftë­sia jonë për komunikim të
qëlluar.]

[…]

Materialet e numrit të ardhshëm të “Z.K.” janë pothuaj të gjitha të gatshme. Për pjesën e tyre më të madhe, e unë, Shpendi e Besniku jemi të kënaqur. Morëm zemër edhe nga fakti se ju kishin pëlqyer edhe juve ato punime që ua dërguam edhe juve për t’i shikuar. Për­veç kësaj, unë personalisht tani jam në pozitë shumë më të lehtë, për shkak të mendimeve, porosive e sugjerimeve nga ana juaj dhe për shkak të një ndihme, sado të vogël në fillim, nga ana e Shpendit, e Besnikut dhe e shokut të “Lirisë”, që këta më dhanë me disa arti­kuj të mirë. Edhe Shpendi edhe Besniku, për sa duket kanë afinitet për shkrim, i cili do të rritet bashkë me punën tonë e me ne. […]

[Botuar për herë të parë nga Faridin Tafallari,

Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f. 451-452][18]

[Koment:]

E po, bëhu i mençëm e qëlloja! – dëgjoja herë pas here të thoshte babai. Të le pa tekst kjo frymë e komunikimit. Poeti, gazetari, publicisti, kën­gëtari JG me rrobaqepësin gjysmanalfabet SN dhe dëgjueshmëria poshtërue­se prej skllavi që, vetëm në bashkëveprimtarit të vullnet­shme midis të të barabartëve nuk mund të ngjante! Kush duhet t’ia ketë shkruar letrat SN që të fascinohej Jusufi deri në atë shkallë vetë­mohuese e vetëpëruljeje!? Kjo është çështja!?

Në kuadër të përballjeve me Riza Salihun na rastisi një përplasje, në du­kje skandaloze. Grupi Komunist shpërndau një trakt goxha cilësor sa i për­ket stilit dhe drejtshkrimit. Ndonjë intelektual në radhët e tyre nuk nji­hja. Për Riza Salihun dija se kishte ndërprerë shkollimin pasi kishte mbaruar vitin e dytë të shkollës së mesme për hoxhë (mejtepin). Ai më kishte dërguar letër goxha të rrastë me stil e përmbajtje. Kalova nga Shtutgarti. Me Hysen Gegën ishim marrë vesh ta takoja Rizanë. Kishte ardhur edhe Maksuti. Takimi u bë në banesën e Rizait.

Që të mos bëhem i bezdisshëm me rrëfim të rrjedhës skandaloze të gjithë atij takimi, po ndalem vetëm në çështjen e shkrimit. I them të shkruante një tekst të shkurtër që ta verifikonim nivelin e zotërimit të drejtshkrimit. Dy­shoja se një njeri, pas ndërprerjes së mejtepit, të cilit i kishin humbur gjur­mët, të kishte zotësi për të shkruar në atë nivel që kishte trakti dhe letra. I pasigurt për të qenë kompetent për kontrollim të drejtshkrimit mora si­për dollapit një libër dhe zura t’i diktoja një fragment. Pashë ka­ligrafinë e tij t’i ngja­nte asaj të shitësve nëpër “za­drugat” e fshatrave. E ndërpresim menjëherë sepse mjaftoi një fjali për të konstatuar se ishte në gjysmanalfabet ordiner, por tepër oratorë në komunikimin oral (ngjashëm me SN).

Edhe sa i përket rrobaqepësit SN, vë bast se ai do të diskreditohej nëse do të sprovohej t’i shkruante vetëm 4-5 fjali me dorë të tij, qoftë edhe du­ke ia diktuar, sepse është siç është, gjysmanalfabet. E kam parë një kopje të letrës së SN të bashkëveprimtarët në New York (qershor 1982), të shkru­ar me dorë, dërguar Musa Hotit (derisa ai ishte në burg për “heroi­zmin” që kishte bërë, duke vrarë kolegun e tij, nëpunës në ambasadën jugosllave, me të cilin u shisnin së bashku dokumente te fal­sifikuara viktimave shqiptare). Ishte një njoftim për “zgjedhjen” e Musa Hotit në “komitetin qendror” të LRSHJ (edhe pse ai organ ende nuk ishte formuar). Dhe Musa po e shpërndante me postë gjithandej, duke u kërkuar veprimtarëve ta informonin me letra për aktivitetet e tyre (meqë tashmë ishte anëtar i “komitetit qendror”). Ai informacion kalonte nëpër duar të shërbimeve belge e jugosllave.

Enigmë jo dosido kjo e letrave të Sabri Novosellës!?

[Jusuf Gërvalla:]

Untergruppenbach, RFGJ, 5 nëntor 1981

Vëlla i dashur, Mërgim!

Pas një kohe prej afro dy vjetësh, dje sërish ta ndjeva zërin. U gë­zova si fëmijë. Më erdhi mirë që të paskan ardhur shoqja e fëmijët. Vërtet, kështu një nga një, po na bie të arratisemi nga atdheu ynë i shumëvuajtur. Por, sipas bindjes sime të plotë, robëria tani po nu­mëron tik-taket e veta të fundme dhe ne së shpejti do t’i kthehemi tokës e popullit tonë, kush duke ia falur gjakun, të tjerët duke mbe­tur për t’ia falur djersën dhe për të gëzuar jetën në liri e fatbar­dhësi. Po bien kambanat e luftës, pas së cilës do të vijë fitorja, kësaj radhe e plotë për popullin tonë.

Ka disa muaj që unë po fluturoja nga gëzimi, në pritje të bashkimit të forcave tona revolucionare, që isha bërë gati ta quaja bashkim historik. Më herët të kisha dërguar një letër dhe të kisha thënë se këtë bashkim unë vetë nuk e shoh çështje aq të thjeshtë. Ka pro­bleme parimore për të cilat duhen marrëveshje serioze, siç është ai se a duhet të kemi fare parti k.m.- l., apo ajo parti është e domos­doshme për t’i dalë në ballë popullit tonë në drejtim të luftës dhe të fitores. Ky ishte për mendimin tim problemi kyç. Meqë me Orga­nizatën e shokëve të “Lirisë” kishim të përbashkët ideologjinë e qëllimin dhe ndonjë ndryshim të vogël në pikëpamje të taktikës revo­lucionare dhe të organizimit, kujtoja se pas disa bisedimesh mund të rregullohej shumëçka. Për veten time, në shërbim të kësaj çështjeje, nuk kurseva gjumë as punë, shëndet as djersë, e besa as shpenzime materiale. Aq më pak e kam kursyer sinqeritetin e sho­kut me shokun, e revolucionarit me revolucionarin. Si të kursehem në një kohë që populli ynë, i cili sot po martirizohet si rrallëherë në historinë e tij shumëshekullore, pret nga djalëria e tij patriotike e revolucionare që ajo të çajë rrugë drejt luftës dhe fitores, e lidhur fort me besa besë dhe me grushtin të bashkuar. […]

[Botuar për herë të parë nga Faridin Tafallari,

Me tre yjet e pavdekësisë …, Tiranë 2010, faqe 273-276][19]

[Koment:]

Nuk kam çfarë të komentoj këtu. Vazhdoj të kem keqardhje për “shoqërimin” e JG me SN, rrjedhimisht për raportet: epror (SN), var­tës (JG). Gjithandej dëshmohet sikur JG ishte i kapur nga SN.

[Jusuf Gërvalla:]

14 nëntor 1981

I dashur vëlla Mërgim,

Revista na u vonua ca ditë në shtypshkronjë. Posa e mora, po t’i dërgoj disa kopje me zarfa, sipas porosisë sate. […]

[Shënim i Xhafer Durmishit: Këtë letër ma dërgoi Kadri Rexha, më 31 gusht 2013] [U botua për herë të parë nga Faridin Tafallari në www.albaniapress.com, më 1 tetor 2013][20]

[Koment:]

Sa mirë do të kishte qenë të dinte se nuk kishte pse ia dërgon­te gjithë ato ekzemplarë, meqë ai as ishte i interesuar e i preokupuar që t’i shpërndante. I duheshin 2-3 copë për ta informuar “plakun” (diplo­ma­tin Bujar Hoxhën), sa për të dëshmuar se ku po i harxhonin ndihmat që ua kishte dhënë qeveria shqiptare.

 [Jusuf Gërvalla:]

Untergruppenbach, 14 janar 1982

I dashur vëlla Mërgim!

Letrën për KQ të PPSH-së e vonuam shumë. Unë e shkrova në disa variante, por me asnjërin prej tyre nuk mbeta i kënaqur. Nuk jam mësuar të komunikoj me një nivel të tillë. Më së fundi e lash variantin që e mora prej teje. Hapi si hap më pëlqeu shumë dhe më duket shumë i dobishëm. Por, nuk di a duhet të jemi të kënaqur si e kemi realizuar.

Në letrat e fundit na kanë ardhur disa këshilla nga ana juaj. Ta them të drejtën se mua personalisht më kanë lënë me një ndjenjë të ftohtë. Thelbi i tyre konsiston, sipas përshtypjes sime, në një tërhe­qje në vete, që u dashka të aplikohet prej nesh. Ose nuk kam qenë në gjendje ta kuptoj qartë. Se cilësia duhet të ketë përparësi ndaj sasisë, kjo dihet dhe për këtë kam shkruar edhe vetë, nëse të kujto­het, në atë Qarkoren drejtuar shokëve në D., që ti e ke pas pëlqyer…

Sipas njohurive të mia të pakta teorike, më duket se tash, në vend të reduktimeve e të përkufizimeve, duhet të aplikojmë zgjerimin e furishëm të radhëve, ashtu siç thotë Lenini me një rast, madje në atë mënyrë që rekrutët e rinj të zënë vendin e luftëtarëve të rën­domtë, kurse ushtari i vjetër të zërë vendin e oficerit të ulët. Kështu e pata kuptua më në fund edhe zgjedhjen e Shpendit dhe timen në KQ. […]

Unë kërkoj falje për guximin që po marrë të flas kështu, sado që, siç e di edhe ti, njohuritë i kamë të mangëta si për mënyrën e organizimit të brendshëm, ashtu edhe për gjendjen reale të punëve në veprimtarinë e sotme të organizatës sonë. Mirëpo disa vërejtje, më parë se t’i mbaj në vete, parapëlqeve t’i them shtruar. […]

Edhe një lajm jo fort të mirë kam për ju. Me insistimin e Shpendit, për të mos thënë me presionin e tij, Shpendi shkoi në Kosovë për një qëndrim të shkurtër, disa kohë para vitit të ri. Së andejmi u paraqit disa herë në telefon, e së fundi disa ditë para vitit të ri, kur tha se do të kthehej menjëherë pas vitit të ri. Mirëpo, sot jemi më 14 janar, e ai as na thirri më, as erdhi. Por, jemi të brengosur shumë se mos i ka ndodhur gjë. […]

Tani po kthehem edhe njëherë në fillim të letrës. Mendimi im është se disa çështje parimore, siç është themelimi i partisë si domos­doshmëri apo rrezikshmëri në perspektivë, pastaj mënyra e organi­zimit të Lëvizjes në kushtet e reja të luftës, duhet të diskutohen e të pleqërohen më dendur me shokët, sidomos me Plakun. Jo vetëm gabimet e mëdha parimore, por edhe të voglat ka mundësi të evito­hen shumë më mirë në këtë mënyrë. Ju atje jeni të lumtur që e keni Plakun. Në këtë pikëpamje ne jua kemi lakmi, se këndej punët me relacione të tilla nuk janë aq të thelluara, jo për fajin tonë.

[Shënim i Xh.D.: Marrë nga Faridin Tafallari,

Terror-Dhimbje-Qëndresë, Tiranë 1997, f.452-454][21]

[Koment:]

Duket se janë debatuar çështje organizative. Sabriu paskësh kërkuar që cilësia të ketë prioritet, para sasisë. Kësaj radhe më mbërtheu e qeshura sado që groteske. Sabriu në Turqi nuk kishte asnjë të organi­zuar, pos që simulonte “Komitetin Hasan Prishtina”, ndërsa Jusufi kishte anëtarësuar 7-8 veta në gjithë Evropën e Perëndimore. Nëse edhe kjo “sasi” kritikohet, atëherë i bie që të mbeteshin si organizatë që përbehej vetëm nga SN e JG.

Në këtë letër kemi edhe njoftimin e tërthortë të “zgjedhjes” së Jusufit e Xh. Durmishit në “komitetin qendror” të LNÇKVSHJ, i cili, sipas informimit të Xhafer Durmishi, duhet të ketë ndodhur pas 17 korrikut 1981.

Si duhet ta komentojmë këtë prononcim: “Unë kërkoj falje për guximin që po marrë të flas kështu, sado që, siç e di edhe ti, njohuritë i kamë të mangëta si për mënyrën e or­ganizimit të brendshëm, ashtu edhe për gjendjen reale të punëve në veprimtarinë e so­tme të organizatës sonë.”?

Edhe këtu kemi konfirmimin se Xhafer Durmishi është kthyer në Kosovë me vetiniciativë dhe nuk bëhet fjalë për rrezikim të tij. Paksa e habitshme, si nuk është hetuar që Xhaferi ishte te Jusufi, kur mund të merret me mend se survejimet duhej të ishin intensifikuar, ngaqë vendimmarrja në Beograd për vrasje duhet të ketë ndodhur në vitin 1981. Pra, ka hapësirë për të dyshuar, mos ishte Xhaferi me shërbim 6-mujor pranë Jusufit, për të bërë survejime me të konkretizuara. Pastaj mosparaqitja e tij Jusufit, të cilin e kishte paralajmërua se pas Vitit të Ri do të kthehej: “Mirëpo, sot jemi më 14 janar, e ai as na thirri më, as erdhi”. Fatkeqësisht, këtë dyshim kisha po, duke lexuar “librat” e tij veç sa po më përforcohet.

[Xhafer Durmishi:]

Ardhja e Sabriut nga Turqia në Evropën Perëndimore nuk ishte ndonjë çështje e shpëtimit të vijës së Lëvizjes. Sabriu ishte mërzitur vetëm në Turqi dhe donte të vinte në Perëndim. Si refugjat politik në Turqi ai e kishte shumë vështirë të merr pasaportë.

Xhafer Shatri ia dërgoi disa vërtetime e dokumente përmes lidhjeve që kishte me Ramadan Osmanin* në Malmo të Suedisë, dokumente e ftesa për vizitë në Suedi, të cilat qenë vendimtare që Sabriut t’i jipet pasaporta e leja për të udhëtuar. Përgatitjet për sigurimin e dokumenteve të udhëtimit Sabriu i ka bërë pothuajse gjatë gjithë vitit 1983.

Këto m’i thotë Xhafer Shatri, kur po përgatisnim numrin e dytë të “Zërit të Kosovës”, në mars 1983 në banesën e tij në Gjenevë. Ai di­sa herë u shprehë në formën: “Ta shpëtojmë Sabriun nga shkre­tinat e Anadollit”.

Në fillim të nëntorit 1983 Sabriu erdhi në Gjenevë te Xhafer Shatri dhe dukej sikur “moti ishte i kthjelltë” e çdo gjë do të jetë mirë. Sido­mos qëndrimi i tyre ndaj diplomacisë shqiptare ishte pika më unike.

Sabriu sheh se, për gjithë ato kontakte që ishin krijuar përmes ad­re­sës së “Zërit” në Biel Bienne, ai ishte i painformuar dhe e ndjen veten të mënjanuar. Divergjen­ca të tjera lindin edhe për atë se, në historinë e Lëvizjes për Republikë cila datë është më e rëndësi­shme: 17 shkurti apo 15 maji 1982. Pikë tjetër fërkimi ishin edhe bi­­se­­dimet e tetorit 1981 të Stambollit me Kadri Zekën, ku Sabriu e paska paraqi­tur Xhafer Shatrin si anëtar të organizatës së vetë dhe krejt lindjen e OMLK, vetëm si rezultat të këputjes së lidhjeve me LNÇKVSHJ-në.

Sabriu e akuzon Xhafer Shatrin në Gjenevë dhe akuzat i shpërndan përmes telefonit të tij. Akuzat e Sabriut pra nuk ishin ndonjë kritikë, por akuza të vrazhda që kishin për qëllim shkarkimin e Xhafer Shatrit si drejtues të “Zërit të Kosovës”, qërimin e hesapeve me te në stilin “ose-ose”. Në akuzat e tilla Sabriu mbeti i vetmuar, sepse ato nuk i pranoi askush.

Nga procesverbali i mbajtur prej Ibrahim Kelmendit, del se Xhafer Durmishi, lidhur me fjalët që lëshonte diplomacia shqiptare kundër Xhafer Shatrit në vende të ndryshme tek shumë njerëz e jo vetëm tek Sabriu, i cili u bë zëdhënës i tyre, thotë: “Nuk jam për atë që të bazuar në Shqipërinë të akuzohen shokët”. Ky qëndrim i imi ndaj intrigave të diplomacisë shqiptare figuron edhe në letrën e Sabri Novosellës të 16 janarit 1984, dërguar mua e Faridin Tafallarit. Xhafer Durmishi dhe Faridin Tafallari nuk e pranuan propozimin e Ibrahim Kelmendit për përjashtimin e Sabriut nga Lëvizja, dhe kështu erdhi tek një thyerje e re, thotë Sabriu në shkrimin e tij. Pikëpamjet e ndryshme e diametralisht të kundërta të Xhafer Dur­mishit me Ibrahim Kelmendin kanë qenë rregull dhe votimi i ndryshëm në këtë pikë nuk ishte diçka e re. As Xhafer Shatri nuk ishte për thellimin e acarimeve për faktin e thjeshtë se sulmi i Sabriut mbeti i pa efekt. Kjo nuk do të thoshte se do të vazhdonte loja sikundër nuk ka ndodhur asgjë.

Sabriu ishte i vetmi të cilit i ngutej, ishte i vetmi që kishte interes që përçarjen ta çoi deri në shkëputje. Vetë sulmi i tij nuk kishte qenë i atij lloji për të lënë ndonjë urë lidhjeje. Ai ishte i interesuar për këtë sepse pas atyre sjelljeve, ai kurrë më nuk do të mund të pretendonte për ndonjë vend me rëndësi në Lëvizje. Prandaj ai vazhdoi me disa “komunikata”, “proklamata” e “qarkore” për të ci­lat vazhdimisht e ngarkon diplomacinë shqiptare.

Arsyeja që edhe unë u largova nga Xhafer Shatri e Ibrahim Kelme­ndi ishin pikëpa­mjet krejtësisht të kundërta lidhur me qëndrimin ndaj klubeve shqiptare e çështje­ve organizative, pikë në të cilën Xhafer Shatri e Ibrahim Kelmendi mendonin një­soj. Për shkak të këtyre dallimeve unë kisha kërkuar dorëheqje nga Qendra Ekze­ku­tive e Lëvizjes, qysh në korrik 1983 e që nuk ishte pranuar. […]

Nga procesverbali i mbledhjeve në banesën e Hasan Malës dhe nga letra e Sabriut e 16 janarit 1984, del se unë nuk i kamë pas kurrë për busull pëshpëritjet e Bujar Hoxhës, Ibrahim Qavollit dhe as të Engjell Kolanecit, dhe kam pasë guxim me u deklarua për to, edhe pse dihej se atë proces Sabriu ia dërgonte Ibrahim Qavollit, në konsullatën shqiptare të Stambollit. […]

Numri i parë i “Zërit të Kosovës”, me adresë në Suedi, doli në qer­shor 1984. Kjo gazetë doli përafërsisht njëherë në muaj gjer në korrik 1985. Në fillim të shkurtit 1985 Sabri Novosella, për shkaqe e teke të veta, ndoshta i penduar për prishjen e tij me Xhafer Shatrin u distancua krejtësisht nga gazeta “Zëri i Kosovës” me adresë në Suedi.

Për këtë ai njoftoi shokët në Shtutgart e Zurich. Në prill apo maj 1985 Sabriu iu mbështetë Hysen Gërvallës, i cili u bashkua me atë pjesë të Lëvizjes që kishte qendrën në Zvicër. Nga kjo rrjedhë se thënia e Sabriut “urdhnova me e ndalë gazetën në Suedi” është falsifikim i të vërtetës.

Pohim tjetër i Sabriut për “Zërin” që dilte në Suedi: “…e je­p­te bekimin diplomacia shqiptare për çdo numër të organit”. […]

Numri i fundit i “Zërit të Kosovës”, Suedi, doli në korrik 1985. Në këtë numër paralajmërohej ndërrimi i emrit të gazetës dhe emrit të organizatës për të zhdukë përzierjet që bëheshin me atë në Zvicër. Pas botimit të këtij lajmi, të gjetur para një situate të re, shokët në Gjermani e Zvicër dërguan katër veta në Stockholm dhe e morën makinën e shkrimit me të cilën ishte nxjerrë gazeta. Pra, ai i cili nuk është në gjendje për ta filluar e për ta mbajtë gjallë një gazetë ai kurrë nuk pyetet as kur me e ndërpre atë.[22]

[Koment:]

Uroj që Xhafer Durimishi t’i thotë të gjitha të vërtetat që mund t’i dijë për eprorin e tij, dikur rrobaqepës, tani i avancuar në milioner, Zotë­ri S. Novosellën. Ta zëmë, këtu ka dezinformuar: “Sabriu ishte mërzitur vetëm në Turqi dhe donte të vinte në Perëndim.” Paskësh qenë vetëm në Tur­qi rrobaqepësi Novosella!? Gjithandej na ra të informoheshim se në Tur­qi ai kishte themeluar “Ko­mi­tetin Hasan Prishtina” dhe po ushtronte gjithë atë veprimtari të dendur patriotike!? Pra, ekzistonte apo nuk ekzis­tonte ai “komitet” dhe, ka pasur rreth të gjerë të bashkatdhetarëve të anga­zhuar si veprimtarë të organizuar në kuadër të LNÇKVSHJ apo jo? Pastaj, veterani Novo­sella ishte në mesin e diasporës më të madhe shqiptare në botë, apo jo? Sa shqiptarë ia doli t’i ndërgjegjësonte atje që t’i organizon­te në “komitetin hasan prishtina” (nuk po përdor shkronja të mëdha, meqë rezulton të ketë qenë emër fiktiv), apo ndoshta nuk ia jepte lejën “krye­tari” Metush Krasniqi që të ushtronte veprimtari patriotike në Turqi!? Pra, nëse është e vërtetë se Sabriu ishte mërzitur vetëm në Turqi, rezulton se unë nuk e kam dezinformuar JG në gjysmën e parë të vitit 1980, se SN nuk merrej fare me veprimtari patriotike në Turqi dhe as kishte njeri. Për atë informim korrekt Jusufi nuk paskësh pasur të drejtë të më hidhërohej, apo jo, Zotëri Durmishi? Domethënë, “komiteti hasan prishtina” na paskësh qenë “komiteti sabri novosella”! Edhe vetëm ky detaj i vënies në lajthitje të të gjithë neve do të ishte i mjaftueshëm për t’i dhënë damkën përfundimtari këtij matufi mashtrues. Pa lëre pastaj se para kujt bëhej rrogoz Jusufi!

Shkaqet e zënkave të SN dhe Xhafer Shatrit të cilat i paraqet “trashë­gimtari” Durmishi pothuajse ngjajnë në zënkat e dy rugovasëve, siç rrëfen një anekdotë në anë tona. Pra, në një natë të kthjelltë njëri nga rugovasit ka shpre­hur dëshirën të kishte dele sa ç’kishte yje në qiell. Tjetri dëshiron të kishte livadh të madh sa qiellin. Rugovasi që e dëshiron livadhin sa qielli, e pyet tjetrin se ku do t’i kulloste delet. Aty fillon zënka mes tyre. Prandaj, kur shkaqet janë të kota ka mbetur të thuhet: “Janë zënë për yjet në qiell”.

Zënkat mes tyre ose ishin për shkak të egocentrizmit mje­ran, ose simu­lo­nin për të komplotuar lëvizjen e emigraci­onit patrio­tik pas vrasjeve të frymëzuesve të saj ideor?

Sa do të ishte interesant t’i pasqyronte Zotëri Durmishi ndjesitë e tij kur është çliruar nga tutela dhe manipulimet e SN si dhe të rrëfente se cilët ishin anëtarët e “komitetit qendror”, meqë vetë ai dhe Jusufi ishin “zgje­dhur” në korrik të vitit 1981? Pra, Xhaferi Durmishi u ka borxh sidomos “shokëve” të Jusufit, t’i informojë paksa më bindshëm edhe për Lëvizjen se kur, ku, nga kush është themeluar dhe kush e si e ka udhëhe­qur atë. Unë, që kam rrëfyer me kohë, qysh 7-8 muaj pas themelimit të Frontit, sigurisht që kam ndier keqardhje për atë naivitet tonin, por nuk e mbaja si barrë mashtrimin e gjithëkohshëm të atyre që nuk është dashur t’i mashtroj. E për sinqeritetin e rrëfimit, si, kush, kur e kemi themeluar Frontin e Kuq Popullor, jam ndëshkuar më se shumti nga Xhafer Durmishi. Ai dyshi­min tim se njëri nga bashkë­themeluesit mund të kishte qenë bashkëpunë­tor i UDB-së, e ka shndë­rruar në fakt! Të njëjtin të dyshuar nga unë (Xhevat Ramabajen), Xhaferi e ka avancuar në kuadër të “Lëvizjes së JG”, nga janari i vitit 1982 deri sa janë larguar nga Lëvizja, edhe pse ishte i informuar se ne të Frontit e kishim izoluar Xhevatin.

[Sabri Novosella:]

Xhafer Durmishi, i cili vinte nga krahu i Shefqet Jasharit, nëpërmjet Sheremet Sara­çit, pasi u rrezikua që të burgosej, kaloi në Gjermani. Unë e njoftova dhe e vura në kon­takt me Jusufin. Jusufi ishte shumë i kënaqur me punën e Xhaferit.

[Rezistenca kosovare në mes dy zjarresh, Prishtinë 2010][23]

[Koment:]

Gënjeshtër tipike! Vetë Xhaferi nuk ka thënë gjëkundi se ish­te i rre­zikuar. Qëndroi pranë JG nga korriku në dhjetor, kur udhëtoi le­galisht në Kosovë dhe, më 20 janar 1982 i hipi sërish trenit ndërkom­bë­tar “Akropolis”, në relacionin Selanik-Fushë-Kosovë-Beograd-Munich e u rikthye në Gjer­mani. Për këtë rikthim flet edhe shoku i tij:

[Asllan Muharremi: ]

Me 20 janarit 1982, herët në mëngjes, Xhafën e kam përcjell gjer në Stacionin Hekurudhor në Fushë Kosovë. Aty ai e ka marrë tre­nin Selanik- Munih.[24]

[Sabri Novosella:]

Nuhiut ja kam dërguar një letër të rrastë dhe besoj se më as që më shkruan. Ju këqyrni punët që na duhen e mos u merrni me te, thje­shtë injorone dhe mos e përmendni…“ [Letër e Sabri Novosellës për Xhafer Durmishin, 04.11.1982][25]

[Koment:]

Dhjetë muaj më herët Sabriu e kishte përzgjedhur këtë Nuhi që të udhë­hiqte ceremoninë mortore të Jusufit, Kadriut e Bardhoshit. A nuk ishte emërtim i papërgjegjshëm!?

Komunikim i rrastë në lëvizjen e Sabri Kovosellës!

[Sabri Novosella:]

I dashur vëlla Shpend, [vjeshtë 1982]

Letrën tënde me propozime e mora dhe do ta shqyrtojmë me shokë…“

[Letër e Sabri Novosellës për Xhafer Durmishin, vjeshtë 1982][26]

[Koment:]

Mashtrim ordiner ky që i paskësh bërë Xh. Durmishit! Me ci­lët shokë do të konsultohej ai? Më herët lexuam pohimin e Dur­mishit se Sabriu ishte mërzitur në Turqi, meqë ishte i vetëm. E ka ditur atëherë “trashëgimtari” dhe anëtari i “komitetit qendror” Durmishi, se eprori SN po e mashtronte dhe manipulonte, apo entuziazmi patriotik ia ka bllokuar arsyen për t’i hetuar mashtrimet kaq të trasha?!

[Sabri Novosella:]

…Është e rëndësishme që njeriu të mos jetë i poshtër si Osmani që çdo fjalë e tij është vetëm gënjeshtër e intrigë e sa për të meta të zakonshme na duhet t’ia durojmë njëri-tjetrit…

[Letër e Sabri Novosellës për Xhafer Durmishin, 12.11.1982][27]

[Koment:]

Vetëm nëntë muaj pas “bashkimit” të 17 shkurtit 1981 ky diskualifi­kim kaq brutal?! “Trashëgimtari” Durmishi ka dezinformuar se Osma­ni ka dezertuar nga “Komitetit Vëllezërit Gërvalla” qysh në korrik 1982! “Bashkim” jetëgjatë ai i 17 shkurtit 1982 e jo shaka!

[Sabri Novosella:]

…Fjalimi i shokut E. [Enver Hoxha-shën i red.] sa i përket çështjes sonë është shumë i mirë…

[Letër e S. Novosellës dërguar Xh. Durmishit, 24.11.1982][28]

[Koment:]

Mbase kështu duhet të ketë vlerësuar një SN tjetër, enverist, po jo ky SN i tanishëm, milioner dhe borgjez i shpifur, që zhurmon përditë se ishte një antienverist e antikomunist konsekuent.

[Sabri Novosella:]

…Për aktivitetin tuaj pranë heroit Sokol nuk e shohim të nevojshme të zgjatemi, pasi që ekzistojnë dokumentet, gjegjësisht letrat e shkru­­ara me dorën e Sokolit, ku për ty shprehen mendimet më të mira…

Pas rënies së shokëve, kontributi yt është i madh në vazhdimin e aktivitetit të L. në atë mes, por edhe pse puna juaj dhe atyre që mbetën aty, e sulmuar vazhdi­misht nga agjenti Osman Osmani, jemi të bindur se puna juaj pas ngjarjes e këndej duhej të ishte më konkrete, më e frytshme sidomos në çështje të organizi­mit.

Pas rënies së shokëve, i more udhëzimet e duhura, e riorganizove Komitetin e Degës, i cili dual me emër të ri “KVG”. Ai Komitet edhe pse filloi punën mirë nuk funksionoi ashtu si duhet dhe sipas gjasave tani më as që ekziston, ashtu si duhej të ekzistonte. Ky është gabim i madh që nuk ka guxuar kurrsesi të ndodh. Në vend që “KVG” sot të ishte një degë e fuqishme e L. me celulat e veta në shumë vende…

[Letër dërguaj Xh. Durmishit, 15.08.1983][29]

[Koment:]

Po e përsëris që të kihet parasysh: Është me interes të informo­hemi ndonjëherë se kush ia ka shkruar letrat gjysmanalfabetit SN?

Nëse nuk pranon të bëhesh argat i dëgjueshëm i SN, atëherë të pret epiteti agjent. E pra, „bashkimi“ me agjentë të UDB-së duhet parë e shqyrtuar, apo jo?

Se mos ka bërë hile „udhëheqësi“ Novosella, që pas lavdërimeve Xhaferit ia minimi­zon si për inat meritat për veprimtarinë e „Komitetit Vëllezërit Gër­valla“ dhe të „Lëvizjes së Jusuf Gërvallës“?

[Sabri Novosella:]

Fushatë e tërbuar filloi kundër Xhafer Durmishit. Posa u duk se u krye puna me të, filloi një fushatë edhe më e tërbuar kundër Sabri Novosellës. Kështu u arritë përçarja e plotë e LRSHJ-së dhe u krijuan dy krahë të saj. Filloi të dalë edhe një organ me emrin Zëri i Kosovës në Suedi. Këtë organ e udhëhiqte Xhafer Durmishi.

Xhafer Durmishi i frikësuar tmerrësisht se mos po akuzohet si reaksionar, e kur të jepej epiteti reaksionar nënkuptohej edhe se je kundër PPSH, kundër Shqipërisë e tradhtar, kështu që Xhafer Durmishi në këtë organ u bë më Lenin se Lenini e më Stalin se Stalini, për të cilën gjë e jepte bekimin diplomacia shqiptare në Stock­holm për çdo numër të organit. Për këtë punë intervenova unë dhe e ndala botimin e “Zëri i Kosovës”, me adresë në Suedi.”[30]

[Koment:]

Amen! Nëse vërtet e ka bërë këtë veprim SN, duhet falënde­ruar që më në fund paska bërë një punë të mirë. Ama, akuza se Xhafer Durmishi, ish-anëtari i “komitetit qendror” të LNÇKVSHJ, të etiketohet si më Stalin se Stalini, mbase është e ekzagjeruar, Zotëri Novosella?

[Sabri Novosella:]

…Edhe kjo letër ma forcoi bindjen se me largimin e Nuhiut nuk është bërë kurrënjë humbje për Lëvizjen, por të kundërtën, është bërë një pastrim i radhëve të Lëvizjes edhe nga një element i keq, kurse për agjentin Osman as të mos flasim. Njerëzit e tillë janë vetëm mikrob të këqij që e brejnë Lëvizjen nga brenda e asgjë tjetër. Atyre ju intereson vetëm me i qitë za vedit e asgjë tjetër edhe nëse i marrim si jo të përgatitur nga vetë armiku për të na goditur nga brenda. Puna e njerëzve të tillë është jetëshkurtë dhe nuk kalon shumë e i dalin në shesh të gjitha poshtër­sitë çdo kujt që është i tillë.

Ata e kishin shpërndarë edhe një kumtesë, gjoja për të vërtetuar të kundërtën e asaj që është thënë në Komunikatën e bashkimit, por ata e kishin vërtetuar atë që është thënë e asgjë tjetër. Aty ishte shtuar vetëm fjala- Socialiste. Kjo fjalë nuk është e rëndësishme, por e vërteta është se nuk është thënë në Vendimin e Bashkimit dhe se me Lëvizjen udhëheq Komiteti Drejtues, gjë që nuk është e vërtetë, por është thënë se me Lëvizjen udhëheq KQ i përbërë nga të tri KQ të tri ish organizatave. Edhe këtu nuk është thelbi kryesor i problemit. Çështja kryesore është se janë bashkuar tri ish orga­nizatat në një të re e të vetme me emrin LRSHJ. Këtë e vërteton edhe kjo farë kumtese e tyre, ku nuk shifet askund se L. e paska formuar p. e tyre. gjë që është e vërtetë, kurse gënjeshtra e tyre ishte vërtetuar edhe me fjalët e tyre në atë kumtesë, pasi që LRSHJ nuk e ka formuar askush si person apo si organizatë e mëparshme, po është formuar me vullnetin e të gjithëve dhe atë punë e kanë krye përfaqësuesit e autorizuar nga të tri ish organizatat. Sa i përket asaj se kush ka dhënë iniciativë për bashkim, këtë e vërteton vetë fakti se gjatë tërë vitit 1982 [ndoshta mund të jetë gabim e është menduar të thuhet 1981-shën i Xh D] është punuar për çështjen e bashkimit dhe gjatë asaj kohe është bërë bashkimi i ish FKP me OMLK dhe kanë qenë në përfundim e sipër bisedime për bashkimin e këtyre të dyjave me Lëvizjen, kurse ata kanë qenë të fundit që janë inkuadruar në punën rreth bashkimit. [Letër dërguar Faridin Tafallarit, 10.10.1983][31]

[Koment:]

Meqë ka përrallisur “udhëheqësi” Novosella mund t’i besohet, pse jo? Ndonjëherë, kur lodhet duke sajuar e thurur intriga edhe mund që i përvidhet ndonjë e vërtet! Por, kur do të mbushet mend për të kuptu­ar se janë “bashkuar” për të pasur mundësi që të përçahen, përndryshe nuk do të kishin mundësi të përçaheshin!

[Shkolla e UDB-së Serbe (Nuhi Sulejmani):]

Pas largimit të Saimes, Suzana na ftoi në dhomën e ndarë enkas për shokun Ibrahim Kelmendi. Shkuam të gjithë sa kishim ngelurnë familjen Gërvalla, unë, Ibrahimi dhe Xhaferi. Kam për t’ju tre­guar diçka tha, dhe e shpaloi palën e jorganit, duke pyet se kush nga ne i kishte fshehur ato para aty. Xhafer Durmishi shikonte pa folur, Ibrahim Kelmendi tha: „dikush i paska lënë cullak aty“, kur­se unë i thashë Suzanës të m’i jepte mua paratë. Pa hezitim ajo m’i dha. I numërova dhe i vendosa në arkë në prezencën e tyre. Ishin gjithsej 4.880 marka. Paratë e fshehura u legalizuan, por pyetja se kush mund t’i ketë fshehur në dhomën ku kishte qasje vetëm Ibrahim Kelmendi, nuk u sqarua kurrë!”

 [Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishte, 2010, faqe 123-124][32]

[Shkolla e UDB-së Serbe (Nuhi Sulejmani):]

Enigmë mbeti shuma prej 4.880 markash, e gjetur nga Suzana Gër­va­lla fshehur në dhomën e ndarë enkas për Ibrahim Kelmendin.”

[Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishte, faqe 156][33]

[Koment:]

Natën kur u mblodhën 5-6 veta në atë dhomë për të më bërë gjyqin, Nuhiu paraqiti të tjera shifra dhe tjetër mënyrë të zbulimit të atij “tentimi për vjedhje”. A u ka mbetur ndërgjegje atyre që ishin të pra­nishëm që të dëshmojnë të vërtetën, ose janë të neveritur se u ka takuar të jenë “ko­mitetlinj” dhe të shpërdoren nga “Shkolla e UDB-së Serbe” [Nuhi Su­lejmani] dhe “trashëgimtari” (Xh. Durmishi. Pra, spekulo­hej për ndihmat që në një vizitë i lanë bashkëveprimtarët e Dyseldorfit, të cilat ndihma ia kanë dorëzuar Suzanës (Gërvalla) dhe jo mua.

Uh, sa të shpifur paskëshin qenë ca “shokë” të Jusufit! E kishte mun­dësi­në ai fatzi që t’i përzgjidhte shokët dhe jo siç ndodh me vëllezërit, të cilët t’i lind nëna dhe nuk i përzgjedh dot!

[Xhafer Durmishi:]

Pas vrasjes se Jusuf Gervalles, zbrazetia qe ka lene ai nuk është zavendësuar kurrë. Une kurre ne jete nuk kam pasur as imagji­naten me te vogel, imagjinaten e ndyre per ta zavendesuar ate. Eshte pune e turpshme qe luften time dhe perpjekjet e mia deri ne atomin e fundit te energjive te mia te cilesohen, si perpjekje, si jo lufte kunder UDB-se Serbe dhe te gjitha degezimeve e varianteve te saj, por si lufte per t’ia zene vendin Jusuf Gervalles. Eshte Nipi i Vojvodes se UDB-se se Serbise dhe Shkolla e UDB-se Serbe qe jane perpjekur te me etiketojne trashegimtare, zavendes e uzurpues te zotshpillakut ne Keshtjellen e Jusuf Gervalles.[34]

[Koment:]

Tamam puna, të kishte kurajë qytetare Xhafer Durmishi të reflektonte dhe të informonte sinqerisht! Merre me mend, edhe pas kaq shumë vitesh shpërdoron një pohim të Jusufit ose falsifikim që i vishet atij, se gjoja unë qenkam nip i “vojvodës” Ram Nikçi!

Uroj të ketë vërtetim a dëshmi Xh. Durmishi, se është i sëmurë psikik, siç është për­folur, për t’i shpëtuar denoncimit që dëshiroj t’ia bëjë, meqë këtë shkër­dhatë nuk kam përse ta duroj edhe pas kaq shumë vitesh, kur ka pas mundësi të verifikojë se nuk kemi asnjë lloj farefisnie me Ramë Nikçin!

Duke i krahasuar veprimtaritë e Ramë Nikçit e Durmishit dhe pasojat e tyre, me rezulton se Durmishi duhet të ketë qenë më “vojvodë” se sa Ramë Nikçi!

[Xhafer Durmishi:]

Nuhi Sylejmani, nga anëtarë konkret i Lëvizjes së Jusufit, si ujk i regjur e din se cilin rol do ta luaj në kuadër të lëvizjes çlirimtare [lëvizjes me germën ‘l’ të vogël], pra lëvizjes më të përgjithshme, të papërcaktuar dhe si të tillë abstrakte. Është projekti i shembjes së mitit të Jusufit, që Lëvizjen e tij konkrete ta bëjë lëvizje abstrakte, që shokët e tij konkret t’i bëjë individ abstrakt.[35]

[Koment:]

Mitin e Jusufit, sikundër po shihet e po dëshmohet, po e shembin për­ditë rrobaqepësi SN me pa­ra­qitje e libra dhe Xhafer Durmishi e Faridin Tafallari, me publikime e ri­pu­blikime të shkrimeve, letrave e rapor­teve të Jusuf Gërvallës. Tashmë, me 20 “libra” të Xhafer Durmishi, është ofruar mundësia për të parë se cila paskësh qenë “Lëvizja e JG”, kë paska pasur udhëheqës, kujt i ra hise të zërë vendin e tij organizativ, çfarë veprimtarie paskan ushtruar dhe çfarë meritash paskan 7-8 “shokët” e Jusufit!?

[Xhafer Shatri:]

Një parantezë. Në prag të vrasjes tragjike të shokëve tanë Jusufit e Bardhoshit [kanë qenë siç dihet anëtarë të ish Lëvizjes nacional­çlirimtare…] dhe Zeqës [anëtar i ish-Organizatës Marksiste-Leni­ni­ste…] janë zhvilluar bisedime për bashkim. Bisedimet kanë qenë të suksesshme dhe sipas të gjitha gjasave natën e vrasjes ka ardhur gjer te bashkimi. Këto organizata kanë vepruar në mërgim sidomos dhe gjithmonë i kanë koordinuar aksionet, janë ndihmuar në mes veti me të madhe, ky është një fakt i padi­sku­tueshëm. Pas rënies së tyre në popull u krijua një indinjim i pakufishëm e mje­risht edhe një huti e palejueshme… Në Kosovë u bënë burgosje të mëdha. Nga të gjitha organizatat u burgosën shumë njerëz, shumë të tjerëve iu deshtë t’ia mësyjnë mërgimit, ndër ta edhe udhëheqësi i PKMLSHJ. Në mërgim janë zhvilluar bisedi­me në mes tij dhe shokëve të ish LNÇ… ka ardhur te bashkimi, gjegjësisht for­mimi i LRSHJ, jo LRSSHJ. Përkundër kësaj NUK ËSHTË ZHVI­LLUAR KURR­FARË AKTIVITETI, kjo ka mbetur anonime, çështje e tre-katër njerë­zve. Në maj, më 14 e 15 maj, janë zhvilluar bisedime edhe me përfaqësues të ish OMLK. Ka ardhur gjer tek bashkimi, gjegjësisht formimi i LRSHJ. Për këtë ekzistojnë doku­mente. Në bisedime kanë qenë dy përfaqësues të organizatave të mëparshme, si përfaqësues të organizatave të tyre.” [Qarkore interne lidhur me rastin e ish PKMLSHJ; Qershor 1983, shkruar nga Xhafer Shatri, e nenshkruar ‘Redaksia e Zerit te Kosoves’][36]

[Koment:]

Ja një dëshmi për mendësinë e kuadrove që u imponuan si kom­plotistë. Një dezinformim tipik, edhe pse është bërë për informim intern dhe jo për propagandë.

Tashmë po imponohej një sabri novosellë tjetër fare, por me synim të njëjtë. Kërkesa për të mbajtur kuvend, të cilin po e kërkonte “baza”, saboto­hej për të fituar në kohë që, kur të mbahej të dilte fitues “supermeni”.

Lexuesi i painformuar do të vihet në lajthitje se kinse në Perëndim kishte edhe OMLK, siç kishte edhe LNÇK ose LNÇKVSHJ pas vra­sjes së Kadriut dhe Jusufit. Po, kishte frymë të tyre, por jo organizatë, meqë organizatë nuk mund të quhet Jusufi me 7 “shokë” dhe Kadriu me 7 “kandidatë”. Dhe lexuesi i painformuar do të mendojë se vërtet Xhafer Shatri është autorizu­ar ta përfaqësojë OMLK-në, e cila më nuk ekzistonte dhe as kishte anë­tar me të drejtën e autorizimit të dikujt për përfaqësim. Po shpërdo­rej si autori­zues burri i ndershëm, por sa të duash injorant, Hasan Malaj,. Po të mos ishte injorant do t’ia thoshte Xhafer Shatrit të vërtetën. Pra, gjithandej improvizime e komplote, që të vritej vendimmarrja për bash­kim, jo në mbrëmjen e vrasjes, por në agun e ditës së sakrificave sublime. Dhe kjo nuk duhej të ndodhte, sidomos nga Hasan Mala, të cilin e kisha informuar për vendim­ma­rrjen e 17 Janarit 1982!

Po, unë konformisti po vazhdoja të heshtja, sepse komplotistët ma ki­shin zënë hapin. Nuk doja të ndeshesha në një përballje, meqë nuk i dija përfi­ti­met dhe pasojat se në ç’raport do të ishin mes tyre. Prandaj, gjykoja e thosha më vete: duhet edhe ca kohë që komplotistët të mundeshin, duhet t’u lihej kohë komplotistëve që të harxhoheshin në luftë mes tyre, mundësisht me pasoja sa më të vogla.

Edhe në Zvicër, në shkurt 1984 na ndodhi një vrasje dhe një plagosje e rëndë. Nxitës Sabri Novosella e Xhafer Shatri, ekzekutues në terren Haxhi Berisha dhe të tjerë.

[Ramadan Pllana:]

Në faqet 375-358 [të librit Terror-Dhimbje-Qëndresë të F. Tafa­llarit-shën im] kemi dëshminë se si u bë Xhafer Durmishi “tra­shë­gimtar” i Jusuf Gërvallës, me direktiva të Sabri Novosellës, në letrën dërguar Komitetit të degës së LRSHJ “Hasan Prishtina” në Stamboll, pra nuk thirret më dega e LNÇKVSHJ-së, shkruar më 26 shkurt 1982: […] Pra komiteti i degës së LRSHJ „Vëllezërit Gërvalla“ për Evropën perëndimore ka këtë përbërje: … 1. Shpendi Kryetar – (Xh. Durmishi).

[www.pashtriku.org, 15 shkurt 2011][37]

[Koment:]

Xhafer Durmishit edhe i pëlqente të krekosej si trashëgimtar i Jusufit, edhe hidhërohej nëse i vihej në pah. Tashti sidomos nuk është duke i pëlqyer nëse i bie të lexojë se çfarë komplotesh ka bërë, si është krekosur dhe ci­lat ishin pasojat.

[Shkolla e UDB-se (Nuhi Sulejmani):]

Kurrë nuk e mora vesh në kishte pasur të drejtë Jusuf Gërvalla, që në grahmat e fundit të jetës së tij më përzgjodhi mua për t’u për­kujdesur për gjënë më të shenjtë që e ka njeriu në jetë, familjen, apo pati të drejtë Xhafer Durmishi të shpallej apo të vetëshpallej si zëvendës i tij pas vdekjes! Një gjë është e qartë: para se të vdiste Jusuf Gërvalla, nuk i ishte kujtuar askujt të kishte lënë ndonjë amanet që njëfarë Xhafer Durmishi duhej ta zëvendësonte atë pas vdekjes!?

[Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishte, f.150][38]

[Koment:]

Shkathtësi se jo mahi! XhD shpërdor argatin e tij, N. Sulejma­nin, për të lënë dëshmi mbrapa se u emërua në atë përgjegjësi udhëheqë­se në mënyrë të rregull, meritore, pavarësisht se shpifin e kundërshtojnë “shkolla e UDB-së”, Ramadan Pllana, Ibrahim kelmendi, e të tjerë. Edhe argati i XhD kishte pretendime për t’u bërë trashëgimtar, por ja që e kom­plo­toi SN. Këta ishin dy nga 7 “shokët” e JG.

[Shkolla e UDB-se (Nuhi Sulejmani):]

Nuk më ngeli gjë tjetër veçse t’i përfillja urdhrat e zonjës së shtë­pisë, e cila e kishte pranuar zëvendësimin e autoritetit të burrit të saj me njëfarë Skënder Skënderin, dhe e heshtur i ishte nënshtruar diktatit fantazmë të Sabri Novosellës.

[Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishte, f.88][39]

[Koment:]

E vërtetë por edhe qesharak pretendimi për t’u bërë gjysmanalfa­beti dhe i dyshuari si informator, “trashëgimtar”!

[Shkolla e UDB-se (Nuhi Sulejmani):]

Që isha bërë pengesë për „kryesorin“ [Xhafer Durmishin], zëven­dësin e Jusuf Gërvallës, e kisha vërejtur qysh ditën e parë kur ai u vendos në familjen Gërvalla. Gjatë gjithë kohës ai e kishte sabo­tuar çdo nismë, aktivitet apo propozim timin.

[Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishte, f.148][40]

[Koment:]

E re kjo për mua. Unë po mendoja se SN i kishte rreshtuar dhe nuk kishte luftë konkurruese përbrenda. Viktima N. Sulej­mani energjinë dhe kohën i harxhonte për të më mbajtur mua nën survejim dhe për të krijuar “fakte” komprometuese kundër meje.

Duke i lexuar këto përplasje mes “kryeplakut” Nuhi dhe “trashë­gi­m­tarit” XhD, që të dy të “sistemuar” nga rrobaqepësi SN, me shtohet dhimbje e atëhershme për humbjen e bashkëveprimtarëve Jusuf e Bardh se kush na qenkësh bërë zot shtëpie në shtëpinë e tyre!

[Ibrahim Kelmendi:]

“Trashëgimtarët” vazhdonin të rrinin kokë me kokë, në mënyrë demonstrative e provokative, duke pëshpëritur se si do të duhej të vinin në skenë prapësitë e tyre të radhës.”

[Romani “Atentatet”, Prishtinë 2007, f.349-350][41]

[Koment:]

Nuk kam nevojë të korrigjoj përshkrimin që e kam bërë në ro­manin “Atentatet”, të cilin XhD e ka mallkuar më shumë herë, se sa ai përmban fjalë. Atë përshkrim po e vërtetojnë edhe 20 “librat” e Xh.D.

[Shkolla e UDB-se (Nuhi Sulejmani):]

Sesa pati sukses dhe jetëgjatësi shpallja apo vetëshpallja, emërimi apo vetemërimi i Xhafer Durmishit si zëvendës i Jusuf Gërvallës, e tregoi koha! Jusuf Gërvalla ishte një kolos i pazëvendësueshëm i çështjes kombëtare. Prandaj, përpjekja për zëvendësi­min e tij ishte një gabim fatal, që i kushtoi shumë shtrenjtë gjithë çështjes kombe­tare shqiptare, e veçmas organizatave politike që vepronin në atë kohë!”

[Nuhi Sylejmani, Vrasja e trefishte, f.150][42]

[Koment:]

Autori i “librit” të Nuhi Sulejmanit për ndonjë fragment edhe meriton të përgëzohet, por nuk është praktikë e zgjuar që gjysmanalfabetëve t’u mundësohet që të lavdërohen deri në bezdisje si autorë librash (siç del rasti edhe i taksistit Faridin Tafallarit dhe i rrobaqepësit Sabri Novosellës).

[Faridin Tafallari:]

… te pavertetat e tua, qe shkruan ne librin tend, o Nuhi Sylej­ma­ni… i merr era… Ti u largove pa u pershendetur me ne dhe pa paj­timin tone!?. Ty te kishte lindur ne koke nje mendim i keq, nje cmire dhe nje xhelozi e papare… se per kryesues dhe per “zeven­des­imin” e Jusuf Gervalles, do te ishte Xhafer Durmishi… e jo ti!? Dhe kjo po te mun­donte shume, sa u “semure” aq shume, aq sa nga kjo “se­mu­ndje”, shenje e bajrakta­rizmit tend, u largove nga ne, sho­ket,,, ike….ike si djalli i mallkuar!!! …Po nje genje­shter eshte mbi te tjerat, kur thua, si i pafytyre qe je….se JUSUFI I MADH te paska lene ty zevendes, te paska lene ty amanet… te behesh ti kryetar!?? Po kush ishe ti ore, qe te zevendesoje Jusuf Gervallen??? Ti nuk i afroheshe kurkund Jusuf Gervalles, or qyqar! Ne te gjithe shqip­tarine nuk ka nje, qe e zevendeson Jusufin mor i mjere, po si e sajove ate rrene or dallkauk?! Pra DIJE MIRE, megjithese jam i bindur qe e di se, JO KURRE… AS TI E AS KUSH TJETER, NUK MUND TA ZEVENDESONTE E AS MUND TA ZEVENDESOJE JUSUFIN E MADH!!! Jusuf Gervalla nuk u semur…. nuk u dergj ne shtratin e vdekjes, qe te te linte ty amanet te zinje ti vendin e tij! Por ATE e vrau UDB-a, e ndihmuar nga tradhtaret shqipfoles….. dhe AI, ne momentet e fundit te jetes se tij, i la amanet shoqes se tij te jetes, bashkeveprimtares se tij te ngu­shte, qe shoket te vazhdojne rrugen e nisur,… qe materialet e shtypit, numri i dyte i Zerit te Ko­soves, i janarit, qe ishte pergjakur me gjakun e te reneve ne vet­uren e Bar­dhoshit, te mos mbeten pa u shperndare… qe femijet me m’i rrite e m’i bej trima! Ai i permendi disa here shoket, shoket ore sho­ket… e atehere kur ta paska lene ty kete “amanet”?!? Ti e aku­zon Xhafer Durmishin, e akuzon shume padrejtesisht.!

Xhafer Durmishin, Jusufi nuk e mori per zevendes, por per ta ndih­muar… Dhe ne, shoket, e kemi besuar dhe nderuar Xhaferin! Bar­dho­shi, me tha mua per Xhaferin se, ky eshte shoku yne, eshte shok i mire, i radheve tona!…Por kurre nuk me tha se, ky apo ti [Nuhiu] jeni zevendes.!?” [www.albaniapress.com, 30 shtator 2010][43]

[Koment:]

Çfarë të thuhet për gjysmë-analfabetin tjetër, pos të përgëzo­het nëse e ka formuluar këtë tekst pa ndihmën e askujt. Druaj se dikush është tortu­ruar ta shkruajë, duke u përpjekur të imitojë gjysmanalfabetin.

Ka ndonjë pasaktësi të vockël, por të akceptueshme, sepse Faridini di më zi, që kur e ka përfshirë deliri i madhështisë se është edhe autor librash, pos të qenit kuadër i “Lëvizjes së Jusuf Gërvallës”. Ai sikur ka harruar çfarë përmban raporti i komisionit të manifestimit të 7 prillit 1984, ku ndodhen krimet e nxitura nga XhD. Antëtar i Komisionit, njëri nga të pestët ka qenë edhe Faridini. Mbase i bën mirë ta lexojë që t’i kujtohet (e ka në librin e tij “Terror Dhimbje Qëndresë”, faqe 359-361; i paraqitur edhe në këtë libër.).

Gjithsesi më vjen keq se përse 3 më kryesorët nga 7 “shokët” e Jusufit janë katandisur në këtë gjendje, tepër komprometuese për Jusufin fatzi. Populli ynë ka një traditë të shkëlqyeshme orientuese: Kë ka lënë i vdekuri mbrapa? La a nuk la?
/MekuliPress.com/ 
Shpërndaje dhe Pëlqeje MekuliPress 


[1] Xh. Durmishi, FAKTE PËR LËVIZJEN E JUSUF GËRVALLËS, f. 99-100

[2] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 536

[3] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 536

[4] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 181

[5] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUFR GËRVALLËS, f. 545-546

[6] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUFR GËRVALLËS, f. 545-547

[7] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUFR GËRVALLËS, f. 547-549

[8] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUFR GËRVALLËS, f. 549-550

[9] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUFR GËRVALLËS, f. 550-553

[10] Xh. Durmishishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 384

[11] Xh. Durmishi, VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 229-232

[12] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f 10-13

[13] Xh. Durmishi, VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 229-232

[14] Po aty.

[15] ME TRE YJET E PAVDEKËSISË NË ATO VITE TË STUHISHME, Tiranë 2010, faqe 256-261;

cituar sipas: Xh. Durmishi, VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 229-232

[16] Xh. Durmishi, VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 232-236

[17] Xh. Durmishi, VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 242-244

[18] Xh. Durmishi, VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 250-251

[19] Xh. Durmishi, VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 251-254

[20] Po aty.

[21] Xh. Durmishi, VEPRA E JUSUF GËRVALLËS, f. 255-259

* Ramadan Osmani nga Rrethi i Preshevës, vetëdeklarohes si ish-i përndjekur politik. Në këtë kohë ishte angazhuar për të propaganduar „Librin e gjelbërt“ të Moamer el-Gadafit, organizonte kurse në Malmë, menaxhonte edhe një këshill islam; ndodhi ta arrestonin organet sudeze, për shkak të shpërdorimit të mjeteve financiare që i kishin dhuruar beogradi dhe Gadafi për të ndërtuar xhami për shqiptarët myslimanë në Malmë…

[22] Xhafer Durmishi, PA TRAZIME, Pashtriku 2013, f. 8-10.

[23] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 109

[24] Asllan Muharremi, ËNDRRA LIRIE, f. 82, publikuar në pashtriku.org

[25] Xh. Durmishi, FAKTE PËR LËVIZJEN E JUSUF GËRVALLËS, f. 90

[26] Xh. Durmishi, FAKTE PËR LËVIZJEN E JUSUF GËRVALLËS, f. 90

[27] Xh. Durmishi, FAKTE PËR LËVIZJEN E JUSUF GËRVALLËS, f. 91

[28] Xh. Durmishi, FAKTE PËR LËVIZJEN E JUSUF GËRVALLËS, f. 91

[29] Xh. Durmishi, FAKTE PËR LËVIZJEN E JUSUF GËRVALLËS, f. 95

[30] Xhafer Durmishi, PA TRAZIME, Qershor 2014, Pashtriku, f. 2; http://www.pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/xh.d-pa-trazime.pdf

[31] Xh. Durmishi, FAKTE PER LËVIZJEN E JUSUF GËRVALLËS, f. 98

[32] Xhafër Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 391; Xhafer Durmishi, TESTAMENTI, Pashtriku 2013, f. 5; http://pashtriku.org/ngarkimet/dokumentet/xh.d-vepra-e-j.gervalles.pdf

[33] Xhafer Durmishi, TESTAMENTI, Pashtriku 2013, f. 5.

[34] Xhafer Durmishi, TESTAMENTI, Pashtriku 2013, f. 18.

[35] Xh. Durmishi, LËVIZJA E JUSUF GËRVALLËS, f. 322

[36] Xhafer Durmishi, TESTAMENTI, Pashtriku 2013, f. 21.

[37] Xhafer Durmishi, TESTAMENTI, Pashtriku 2013, f. 23.

[38] Xhafer Durmishi, TESTAMENTI, Pashtriku 2013, f. 23.

[39] Xhafer Durmishi, TESTAMENTI, Pashtriku 2013, f. 23.

[40] Xhafer Durmishi, TESTAMENTI, Pashtriku 2013, f. 24.

[41] Xhafer Durmishi, TESTAMENTI, Pashtriku 2013, f. 25.

[42] Xhafer Durmishi, TESTAMENTI, Pashtriku 2013, f. 27.

[43] Xhafer Durmishi, TESTAMENTI, Pashtriku 2013, f. 29

*** VINI RE! Gazetaria jonë mbetet e pandikuar nga politikanët e nga milionerët e korruptuar. Askush nuk e kontrollon gazetën dhe kritikën tonë. Ndihmoje MekuliPress - Mbështete median e pavarur kombëtare.
Loading...
[wpedon id=16879]