Presidenti Donald Trump ka emëruar John Sullivan si ambasadorin e ri amerikan në Rusi.

Sullivan aktualisht është zyrtari numër 2 në Departamentin e Shtetit dhe, nëse konfirmohet në postin e ri nga Senati, ai do të zëvendësonte Jon Huntsman Jr., i cili njoftoi në gusht se po hiqte dorë nga pozita e tij si diplomat i lartë amerikan në Rusi .


Presidenti Trump e njoftoi vendimin për emërimin e Sullivan të premten pasi tha në gusht se po e konsideronte atë për postin.

Ju pëlqen!

John Sullivan ka qenë zv / Sekretari i Shtetit që herët në administratën Trump, dhe shërbeu për pak kohë vitin e kaluar si ushtrues detyre i Sekretarit të Shtetit kur presidenti Trump shkarkoi Rex Tillerson.

Ai u konfirmua nga Senati në vitin 2017 me një votim 94-6, duke marrë një mbështetje të gjerë si nga republikanët, ashtu edhe nga demokratët

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.