Pas Roterdamit dhe Hong-Kongut çmimi i rradhës për filmin shqiptar nga Kosova “Në kërkim të Veneres” të skenaristës dhe regjizorës NORIKA SEFA, shkruan MekuliPress.
Në Festivalin prestigjioz në Basel: https://www.facebook.com/BildrauschFilmfestBasel/posts/4042968619073462 në kategorinë e filmave të veqantë rrëmbeu Çmimin e parë: “Peter Liechti” për 2021 me filmin “Në kërkim të Veneres”(Looking for Venera)! Juria justifikon vendimin e saj kështu: Pak para vdekjes së tij në 2014, Peter Liechti tha në një intervistë: ′ ′ Të gjithë kemi prindër. Të gjithë kemi probleme me prindërit që shpesh bien ndesh me vlerat, me ndryshimin e vlerave “.
Filmi që ne vlerësojmë këtë vit me çmimin që mbanë emrin e Peter Liechti – një çmim që guxon, rrezikon dhe dëshiron të promovojë qëndrim kinematografik – ilustron këtë gjetje në mënyren më të mirë të mundshme. Filmi na ngërthen aq shumë sa edhe personazhi i tij kryesor. Ne zhytemi në një shoqëri që lufton me pasojat e luftës dhe de-industrializimit, ku të rinjtë rebelohen kundër kufizimeve shtypëse, mbytëse të tradicionalizmit dhe patriarkatit.
Filmi din se si të lidhë fuqishëm personalen dhe socio-politikën dhe vendos narrativën e tij në një ambient shumë fizik të karakterizuar nga sensualiteti dhe presioni. Intimiteti i qelizës së shoqërisë (familjes) – sa ngushëlluese është – evokohet me një drejtpërdrejtëshmeni që të lë pa frymë të një përvoje të jetuar”
©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.