Prodhimi i modeleve të ardhshme iPhone 12, të cilët raportohet se janë 4, është shtyrë pjesërisht tha analisti. Sipas tij debutimi do të shtyhet me 1 muaj.

Çdo javë ka një raport të ri rreth prodhimit të iPhone 12 që bie në kontradiktë me të parin dhe më i fundit nga vjen nga analisti i mirënjohur i Apple Ming-Chi Kuo i cili ka një reputacion të shkëlqyer për saktësinë e informacioneve që ndan.

Thotë thotë se pothuajse të gjithë telefonët e ardhshëm të Apple do të kenë shtyrje të debutimit në tregje.

Ju pëlqen!

iPhone SE 2020 porositë e të cilit filluan pak ditë më parë tashmë do të dërgohen vetëm në muajin Maj për shkak të kërkesës më të lartë sesa ishte parashikuar nga Apple.

Analisti parashikon 12-14 milionë iPhone SE të shitur në këtë tre mujor ndjekur nga 10 milionë të tjerë në tre mujorin e tretë të 2020-ës.

Megjithatë ai thotë se kjo kërkesë e lartë për iPhone SE do të jetë në kurriz të iPhone 11 ku shitjet e tyre do të bien me 30%.

Prodhimi i modeleve të ardhshme iPhone 12, të cilët raportohet se janë 4, është shtyrë pjesërisht tha analisti. Sipas tij debutimi do të shtyhet me 1 muaj.

Gjithashtu një tjetër arsye për këtë shtyrje është ridizajnimi i antenave 5G të iPhone në Prill. iPhone 12 5.4-inç dhe 6.1-inç do të hyjnë në prodhim në Shtator. Për modelin 6.7-inç situata është më e komplikuar sepse do të shtyhet në Tetor nisja e prodhimit.

Pasi prezantoi iPhone SE pak ditë më parë, Apple tërhoqi nga tregu iPhone 8 dhe 8 Plus. Ky i fundit pritet të pasohet nga një iPhone SE Plus në 2021.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën me 1 Euro!