Mësimi në Angli do të vijojë të jetë të distancë të paktën edhe për gjashtë javë të tjera. Kryeministri Boris Johnson bëri me dije se periudha e izolimit në vend do të zgjatet. Pritet që shkollat dhe rikthimi në klasa të mund të fillojë në ditët e para të muajit mars.

“Unë e di që të gjithë në vendin tonë duan që shkollat të hapen sa më shpejt të jetë e mundur dhe unë ju siguroj se ky është qëllimi i qeverisë sonë. Por unë e di, të gjithë e dinë se rreth 37 mijë njerëz janë në spital të infektuar me COVID-19 dhe shkalla e të prekurve është ende e lartë, të gjithë duhet të jemi të kujdesshëm”, deklaroi Boris Johnson, kryeministër i Britanisë së Madhe.

Ndonëse shkalla e të infektuarve është ulur, Lituania po ashtu ka bërë me dije se do të zgjas izolimin deri në muajin mars. Dyqanet jo thelbësore, palestrat, teatrot, kinematë do të qëndrojnë të mbyllura dhe takimet familjare nuk lejohen. Por disa kufizime, përfshirë ndalimin e udhëtimit midis komunave, mund të rishikohen më herët.

Ju pëlqen!

Nga ana tjetër ndalimet ndërkombëtare të udhëtimit në shumë shtete vijojnë të mbeten në fuqi. Norvegjia, Britania e Madhe dhe Belgjika po e cilësojnë të paligjshëm lëvizjen nëse udhëtimi nuk konsiderohet thelbësor, siç janë për arsye pune ose mjekësore.

Njerëzit janë paralajmëruar se në kufijtë ajrorë, tokësor dhe detar do të ketë kontrolle të shtuara dhe në rast të mosrespektimit të vendimeve do të ketë gjoba.

“Unë kam dyqane në Bruksel, do të marr mallra për furnizim, pra lëviz për punë”, u shpreh një shofer. “ Duhet të bëj Pazar dhe nuk e dija se duhej një vërtetim. Sikundër më tha polici duhet të kërkoj në internet dhe të marr një vërtetim zyrtar për të shkuar për të blerë”, tha një tjetër.

Në Francë qytetarët ende nuk e dinë nëse vendi do të hyjë në një izolim të tretë kombëtar. Shtetrrethimi dhe masat kufizuese janë në fuqi dhe presidenti Emmanuel Macron është nën presion nëse duhen forcuar edhe më shumë pasi të dhënat epidemiologjike vijojnë të mbeten të larta.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.