“Palestina ka rënë viktimë e ambicieve parazgjedhore të Trumpit”, tha Saeb Erekat, sekretari i përgjithshëm i Organizatës Çlirimtare Palestineze (PLO), të premten, pas informacionit se Serbia do të zhvendoste ambasadën e saj nga Tel Avivi në Jeruzalem.

Ekipi i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump “do të bëjë gjithçka për të siguruar rizgjedhjen e tij, nëse do të sjellë apo jo paqe”, shkroi një zyrtar i lartë palestinez në Twitter, duke iu referuar zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan observator.

Para takimit me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës, të cilët diskutuan për normalizimin e marrëdhënieve në Uashington, Trump njoftoi se Serbia ishte zotuar të zhvendoste ambasadën në Jeruzalem dhe se Kosova dhe Izraeli kishin rënë dakord të krijonin marrëdhënie diplomatike.

Ju pëlqen!

Presidenti amerikan tha të premten se Serbia do të bëhet kështu vendi i parë evropian që ndjek shembullin amerikan, një vendim që duhet të kënaqë elektoratin ungjillor të një miliarderi republikan dy muaj para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së.

Në të njëjtën kohë, Kosova, një vend me një “shumicë myslimane”, ka rënë dakord të vendosë “lidhje diplomatike” me shtetin hebre, shtoi presidenti i SHBA-ve.

Moment interesant kur Trump moderon bisedën Netanyahu – Hoti për njohjen e Kosovës nga Izraeli
“Bravo! Ju do të ndiqeni nga vendet e tjera myslimane dhe arabe”, shkroi ai në Twitter, duke theksuar se është “një ditë tjetër e madhe për paqen në Lindjen e Mesme”.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!