Harry dhe Meghan Markle nuk do t’i përdorin më titujt HRH (His/Her Royal Highness, në shqip Lartësia Juaj). Çifti duhet t’u paguajë mbrapsh taksapaguesve britanikë 2.4 milionë paundë që u përdorën për rinovimin e shtëpisë së tyre në Windsor. Gjithashtu, ata nuk mund të përfaqësojnë Mbretëreshën në takime zyrtare.

Pas këtij lajmi të papritur, Mbretëresha publikoi këtë deklaratë për shtyp, të cilën e postuan në Instagram edhe Harry dhe Meghan.

“Pas muajsh të tërë bisedime dhe pas diskutimeve të kohëve të fundit, jam e lumtur t’ju njoftoj se kemi gjetur një rrugë konstruktive dhe suportive për të ardhmen e nipit tim dhe familjes së tij.

Ndoshta ju pëlqen!
Loading...

Harry, Meghan dhe Archie do të jenë gjithmonë anëtarë të familjes sime.

Jam e vetëdijshme për sfidat që kanë përjetuar këto dy vitet e fundit dhe e mbështes dëshirën e tyre për një jetë më të pavarur.

Dua t’i falenderoj për punën e palodhur rreth e përqark vendit, Komonuelthit dhe përtej tij dhe jam veçanërisht krenare për Meghan, që u bë me shpejtësi një nga ne. Familja shpreson që marrëveshja e sotme t’i lejojë të ndërtojnë në jetë të paqtë dhe të lumtur.”

“Në të njëjtën linjë me deklaratën e Madhërisë së saj Mbretëreshës, informacioni mbi rolet dhe punët e Dukës dhe Dukeshës së Sussex do të përditësohen këtu kur të vijë momenti. E vlerësojmë durimin tuaj dhe ju ftojmë të eksploroni faqen për të parë punët e tanishme të Lartësive të Tyre.”

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. Na ndihmoni!
Loading...