Koronavirusi ka ardhur për të qëndruar për një kohë të pacaktuar mes nesh por edhe kur të ikë, e shpresojmë që kjo të ndodhë shpejt, nuk do ta bëjë këtë pa lënë pas gjurmë.

Kur faza akute e emergjencës të kalojë, ekspertët paralajmërojnë se në të gjithë botën rrezikojmë të shohim shfaqjen e një pandemie tjetër, këtë radhë, atë të problemeve mendore të lidhura me koronavirusin.

Në një artikull të publikuar nga revista Lancet Psuchiatry, një grup prej 42 ekspertësh nga e gjithë bota, që kanë krijuar bashkëpunimin ndërkombëtar për kërkimet dhe parandalimin e vetëvrasjeve nga Covid 19, thonë se jemi ende në kohë për të reaguar për të evituar apo reduktuar problemin.

Artikulli veçon tetë faktorë psikologjikë, socialë dhe ekonomikë të lidhur me pandeminë që mund të rrisin rrezikun e vetvrasjeve, nga shqetësimet financiare e deri tek dhuna në familje dhe alkooli, duke propozuar edhe masat dhe veprimet që duhen ndërmarrë për të zbrapsur pasojat, që nga mbështetja e të papunëve e deri tek ndihma psikologjike, nga ana e profesionistëve, ndoshta edhe përmes video-telefonatave.

Sipas ekspertëve mund të preken si personat që vuanin edhe më herët nga probleme psiqike, ashtu edhe të tjerët, që nuk kanë manifestuar kurrë simptoma. “Kjo është një situatë që nuk është parë kurrë. Pandemia do të shkaktojë stres dhe do të bëjë shumë persona vulnerabël.

Pasojat për shëndetin mendor-shtojnë ekspertët – do të mbeten ndoshta për një kohë të gjatë dhe do ta kenë kulmin më vonë krahasuar me pandeminë aktuale.