Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Jugore dhe Qendrore, Gabriel Escobar, pranon se ish-kryeministri Sali Berisha ka shumë mbështetës në Shqipëri.

Komentin e tij Escobar e bëri gjatë një intervistë për Zërin e Amerikës, i pyetur me insistim për përkrahjen e madhe qe ka Berisha në radhët e demokratëve por edhe të qytetarëve shqiptarë.

Pjesë nga intervista:

Ju pëlqen!

Zëri i Amerikës: Megjithatë, duket se mbështetësit e tij po e përkrahin fuqishëm dhe duket që ai të ketë shumë të tillë…
Gabriel Escobar: Po, është e mundur. Por nuk dua të flas për Berishën. Dua të flas për të ardhmen e Shqipërisë dhe të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane.

***

Në këtë intervistë Escobar dënoi dhunën gjatë protestës së 8 janarit, ndërsa u shpreh se konfliktet zgjidhen me votë.

‘Është për të ardhur keq që dikush përdor dhunën e jo kutit e votimit në përpjekje për të marr nën kontroll një parti politike.

Ne e dënojmë këtë. Jo çdokush që pretendon që është anëtar i Partisë Demokratike është një partner i rëndësishëm i joni tani.

Ne do të jemi shumë të angazhuar në proces, jo vetëm në Serbie dhe Kosovë, por në përgjithësi në rajon dhe jo vetëm për çështje politike, por edhe për çështje ekonomike’, -përfundoi ai.

©MekuliPress/ Dhuro sot vetëm 1 euro dhe shpëtoje MekuliPress. Ndihmo gazetarinë e pavarur nga partitë politike dhe oligarkët. FOTO: No copyright infringement is intended.