Sot pritet të mbahet takimi i radhës mes grupeve punuese të Lëvizje Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në përpjekje për të harmonizuar programet për qeverisjen e ardhshme të vendit.

Ky do të jetë takimi i pestë mes këtyre grupeve punuese, ndërsa në të fundit thanë se janë pajtuar në masë të madhe për çështje të sigurisë dhe sundimit të ligjit.

Kësaj radhe, takimi do të mbahet në selinë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ndryshe, pavarësisht takimeve, ka pasur edhe debate në distancë.

Ju pëlqen!

Deklarata e nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Lutfi Haziri se zgjedhja e kryeministrit duhet të kalojë përmes zyrave të kësaj partie, ka shkaktuar reagime në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Më herët zyrtarët e të dyja partive kanë thënë se nuk janë marrë vesh ende për ndarjet e posteve ministrore, por kreu i LDK-së Isa Mustafa të premten tha se derisa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, LDK vazhdon ta ketë Vjosa Osmanin kandidate për kryeministre.

Edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se emri i kryeministrit kalon nëpër zyrat e LDK-së, pasi sistemi aktual zgjedhor në Kosovë asnjë partie nuk ia mundëson ta formojë qeverinë e vetme.

Lexo po ashtu:  “Mini-Shengeni” i Esad Pashës: Ç’marrëveshje të fshehtë nënshkroi në Nish? - Marrëveshja parashikonte krijimin e institucioneve të përbashkëta ushtarake dhe politike, ndërtimin e hekurudhës së Adriatikut nga Serbia në Durrës, si dhe garancitë që Serbia do të mbështeste Esad Pashën në zgjedhjet

Por, kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati e Avni Zogiani, ishin në mesin e atyre që reaguan ndaj deklarimeve të Hazirit, duke thënë se ato nuk i bëjnë nder LDK-së.

----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!