Mbrëmja e djeshme shënoi një tjetër arritje të shqiptarëve në botë, për të cilat jemi krenarë. Vajza e Robert Aliaj, Gala u shpall fituese e kompeticionit muzikor “The Voice Kids” në Belgjikë.

Ajo interpretoi në finale këngën e Elton John “Goodbye Yellow Brick Road” dhe atë të Adele “Make me feel my love”. Momenti i fitores ka qenë emocionues për Galën, e cila e nisi këtë rrugëtim shumë rastësisht, por talenti gjithnjë vlerësohet.

Suksesi sapo ka nisur, pasi ajo ka publikuar vetëm pak orë pas fitores, këngën e saj të parë. “Contagious” është krijimi që vjen nën emrin e label-it më të njohur ndërkombëtar, Universal Music. Kënga në gjuhën angleze nuk është publikuar ende në Youtube, por mund ta gjeni në platformat e tjera të muzikës.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike! FOTO: No copyright infringement is intended.