Mendimi i diplomimit dhe gjetja e një pune më pas ju streson? Nuk jeni vetëm.
Me diplomimin kanosës dhe frymëzimin që ende duhet të vijë mbi planet tuaja për të ardhmen, është e lehtë të gjendesh i mbërthyer brenda një rrethi dëshpërimi.

Shihni miqtë që ndjekin skema diplomimi jashtë vendit, ndërsa juve ju zë paniku nga tregu i punës të të sapo diplomuarve që është gjithnjë e në tkurrje. Karta juaj e studentit që ju lejon të përfitoni zbritje po skadon , dhe nëse një anëtar i familjes ju pyet për planet e karrierës, atëherë mund të pësoni një krizë nervash. Ju tingëllon e njohur? Këto gjashtë pika mund t’ju vijnë në ndihmë!

Jeni ende të rinj

Ata që kanë filluar një cikël studimesh tre –vjeçare drejt e nga shkolla e mesme, sapo kanë mbushur 21 vjeç, kështu që nuk ka asnjë ngut për të pranuar punën e parë me orar 9:00-17:00 që ju ofrohet. Becky Dnistrianskyj, një e diplomuar së fundi nga Universiteti i Cardiff –it, refuzoi disa vende pune për të diplomuar, për të mbajtur punën në një bar.
Ajo thotë: “Unë nuk e shoh arsye në pranimin e një punë të paguar pak për të sapodiplomuarit, që nuk jam edhe shumë e sigurt nëse dua të bëj, vetëm për shkak se unë jam duke pritur për një punë. Do preferoja t’ia kurseja vetes derisa të kem kohë për të vendosur se çfarë dua vërtet të arrij”.

Të krahasosh veten me të tjerët është humbje kohe
Vetëm për shkak se shoqja juaj e dhomës ka siguruar punën ideale, nuk do të thotë se ju jeni një dështim.
Nuk mund ta dini si doni të jeni derisa të zbuloni kush jeni
Shpesh ndodh që personaliteti të ndryshojë në universitet, gjë që mund të jetë e frikshme jashtë flluskës së jetës në universitet. Sfidojeni veten duke përjetuar diçka të re, ndërsa keni akoma mundësinë. Chris Jenkins nga Universiteti i Southampton –it u kthye nga Azia Juglindore, në kohë për diplomimin e tij: “Kam dashur gjithmonë të udhëtoj dhe të përjetoj kultura të ndryshme për disa kohë, dhe vera përpara fillimit të punës ma ofroi këtë mundësi. Ishte eksperienca më e mirë e jetës sime. Ua rekomandoj të gjithëve të shëtisin botën për veten, pavarësisht nëse kanë ose jo një punë që i pret kur të kthehen”.

Shumë njerëz të suksesshëm kanë dështuar në linjën e tyre të punës
Statistikat e fundit nga Kolegji i Ri i Shkencave Humane ka zbuluar se 19 nga 20 të diplomuar kishin ndryshuar vendet e punës brenda tre viteve. Jini vetëbesues aq sa të pranoni se karriera e ëndërruar mund të mos jetë siç e kishit shpresuar dhe shpikni një plan të ri sipas aspekteve që ju kënaqin.

Diploma nuk do të shkojë dëm
Nëse vendosni se nuk doni të jeni një psikolog nuk do të thotë domosdoshmërisht se tre vjet dhe mijëra para të shpenzuara në një diplomë të psikologjisë ishin për asgjë – çdo studim universitar ju pajis me aftësi të dëshirueshme. Sipas “Prospects”, shumë punëdhënës kërkojnë thjesht kandidatë të diplomuar dhe jo domosdoshmërisht ata me specialitet në një degë të veçantë.

Nuk jeni vetëm
Marcus Zientek, një këshilltar karriere në Universitetin e Sheffield –it, thotë se shumë studentë janë të pasigurt mbi planet e tyre pas diplomimit:
Sa të pasigurt janë, kjo varion, nga ata që kanë një interes në një zonë të përgjithshme të punës, por nuk e kanë vendosur ende, tek ata që e përshkruajnë veten e tyre fare pa ide.
“Paniku nuk ndihmon dhe është gjithsesi i panevojshëm. Ruani qetësinë dhe bëni një plan! Ndërgjegjësohuni se nuk jeni duke vendosur se çfarë të bëni pjesën tjetër të jetës tuaj, por duke zgjedhur një hap të mëtejshëm dhe të mirë menduar për jetën tuaj”.