Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka deklaruar gjatë një  takimi të shkurtër me ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç, se do të përfshihet personalisht në ialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Takimi u zhvillua në kuadër të punimeve të sesionit të 74-t të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe sipas mediave serbe mes të dy politikanëve ka patur një bisedë miqësore.

Macron ka premtuar se do të angazhohet në këtë process pas zgjedhjeve të përgjithshme të Kosovës. Nuk është e qarë se në cilin format do të materializohet angazhimi francez për sa kohë që për dialogun Prishtin-Beograd ka një kuadër europian dhe një asistencë amerikane, por edhe një premtim rus. /MekuliPress/ Nëse e keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj!