Jakup Krasniqi është nisur për në Hagë.

Ish-zëdhënësi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së është arrestuar në shtëpinë e tij në Velani pas një operacioni nga EULEX-i dhe Policia e Kosovës.

“Tani sapo është nisur për në Hagë, pritet që shumë shpejt të caktohet seanca”, ka thënë avokati mbrojtës Valon Hasani.

Ju pëlqen!

“Procedura ka zgjatë sepse ka qenë operacioni i bastisjes, tani sapo përfundojë bastisja është nisur për në Hagë. Dyshohet për vepra të cilat nuk janë të specifikuara”, ka thënë tutje ai.

“Urdhërarresti është bërë i njohur vetëm sot, kur kanë ardh në shtëpi ja kanë dorëzu edhe për fletarrest edhe për bastisje”, shtoi ai.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot të paktën edhe me 1 Euro!