Pas 20 vjeteve Rama flet per veriun e Kosoves!

Avni Zogiani

“Nuk e mendoja…. qe veriu i Kosoves futet ne administrim te Serbise ne kohe pandemie”, tha Edi Rama. Ai kurre se ka ngritur zerin kur Thaçi po perpiqej qe per interesa personale te dorezonte pjese-pjese sovranitetin e Kosoves te shoku i tyre i perbashket, Vuçiq! Madje nuk reagoi as kur Thaçi po e vendoste Serbine kembekryq ne Parlament me Listen Srpska. Mirepo, tashti kur Vetevendosje ua ka prishur matematiken kesaj treshes sulmon qeverine e Kosoves pse lejoi te vijne mjeke ne kohe pandemie. Rames nuk i pengoi kur Thaçi lejoi policine serbe te futet ne veri te Kosoves, as kur ai bashke me Isa Mustafen pergaditi nje shtet paralel me Zajednicen.

Ju pëlqen!

Nuk i pengoi Rames kur Thaçi me njerezit e tij nepermjet tendereve publik i jepte Serbise dhjetera miliona euro, e as kur pikerisht per shkak te lidhjeve te te dyve me iportuesit e energjise sabotuan pavaresimin elektro-energjetik te Kosoves. Po atij i pengoka futja e disa mjekeve nga Serbia ne kohe epidemie.


Pra, keshtu Rama zbuloi se Kosoven e shef njejt si Thaçi… e perdor per vete, per luftimin e armiqeve politik, dhe kurdo qe humb nje argument perdor Kosoven si bishtin patriotik per tu fshehur. Rama e Thaçi jane vellezer politik. Asnjeri nuk kursejne interesat kombetare per arritjen e qellimeve personale. Te dy jane te paturpshem, te dy jane te pameshirshem, te dy veprojne ne sfond te erret, te dy jane antidemokratik.

Ndoshta ju pëlqen!/MekuliPress/ Nëse keni shijuar këtë artikull, ndajeni atë me familjen dhe miqtë tuaj! MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike!