Ludwig van Beethoven ka gjasa të ketë vdekur nga problemet në mëlçi. Është ky përfundimi i studimit të fundit të sekuencave të ADN-së, që synonte të zbulonte se si vdiq muzikanti.

Analiza gjenetike nuk mund të sqarojë 100% shkaqet e vdekjes së artistit, apo atë të humbjes së dëgjimit, por ka zbuluar se ai kishte çrregullime gastrointestinale, se ishte infektuar me hepatit B dhe se kishte një sëmundje gjenetike në mëlçi.

Këta faktorë, bashkë me konsumimin e rregullt të alkoolit, shkaktuan vdekjen e tij në moshën 56-vjeçare.

Ju pëlqen!

“Ai kishte një sëmundje në mëlçi që duket se ishte zhvilluar në 6 ose 7 vitet e fundit të jetës së tij. Ajo u evidentua për herë të parë në 1821-shin, shoqëruar me një zverdhje dhe u rishfaq në dimër të 1824-s dhe në 1825-n me rrjedhje gjaku nga hundët. Në pranverë të 1825-s, ai tha se kishte vjellë gjak dhe kjo është një tregues i cirrozës, që çon në një përkeqësimin e sëmundjes së tij në mëlçi”, tha studiuesi, I Universitetit tw Kembrixhit, Tristan Begg.

Lexo po ashtu:  Çdo prind, çdo mësues e çdo nxënës duhet ta lexojë këtë fjalim të mrekullueshëm mbi vlerën e shkollës

Veç kësaj, ADN-ja e Beethoven përmbante një tjetër surprizë: Kromozomi i tij Y nuk përputhet me atë të 5 pasardhësve që bartin mbiemrin e tij dhe kanë të njëjtin paraardhës atësor.

Me fjalë të tjera, kjo tregon për një lidhje jashtëmartesore diku përgjatë brezave në anën atërore të Beethoven.

Ndërsa humbi dëgjimin nga fundi i të njëzetave, kompozitori shkroi se dëshironte që shkencëtarët të zbulonin shkakun, një kërkesë që nuk ka rënë në vesh të shurdhët.

MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!