Partia Demokratike ka reaguar pas premtimeve që kryeministri Edi Rama ka bërë ditën e sotme në prezantimin e ‘Planit të Veprimit’. Nëpërmjet një komunikate për shtyp, PD a deklaruar se Rama i është drejtuar shqiptarëve me premtime boshe, të cilat as ai vetë nuk i beson. Në deklaratë thuhet se kreu i qeverisë është arsyeja kryesore e dështimit të Shqipërisë.

“Çdo shqiptar e ka te qarte se Rama ka dёshtuar dhe e ka bllokuar Shqipёrinё nё 8 vite. Ai nuk mund tё sjellё ndryshimin aq shumё tё nevojshёm pёr vendin. Ndёrsa vende tё ngjashme me ne, arritёn tё kishin sukses, Shqipёria dёshtoi pёr shkak tё Edi Ramёs. Njerëzit që do ta sjellin ndryshimin jeni ju! Te gjithe qytetaret e Shqipërisë që do të dilni të votoni më 25 prill do votojne për ndryshimin, për shpresën, per nje te ardhme më të mirë për Shqipërinë”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Po ashtu, në mbyllje të komunikatës thuhet se Partia Demokratike do të fillojë procesin më të rëndësishëm për Shqipërinë: anetaresimin në Bashkimin Europian.

Lexo po ashtu:  Murati: Investimet ndërkombëtare për ngrohje solare po bllokohen nga opozita - mbi 150 milionë euro në pritje për të marrë dritën e gjelbër nga Kuvendi.
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!