Parlamenti i Malit të Zi ka miratuar një rezolutë përmes së cilës njeh ngjarjen e Srebrenicës si Gneocid. Vetë titullimi: “Rezolutë mbi Genocidin në Srebrenicë” dëshmon për qëndrimin e shtetit të vogël ballkanik mbi një ngjarje që ka provokuar debate të gjata mbi një ndër episodet më tragjike të luftës së Bosnjes.

Përmes këtij dokumenti, Parlamenti i Malit të Zi:

Dënon fuqimisht genocidin në Srebrenicë;

Ju pëlqen!

Njeh se genocidi ndodhi në territorin europian pas Luftës së Dytë Botërore në të cilin u vranë 8000 civilë boshnjakë;

Ndalon mohimin publik të ekzistencës apo minimizimin e genocidit në Srebrenicë;

Deklaron 11 korrikun si Ditën e Kujtesës për Viktimat e Srebrenicës;

Konfirmon vendosmërinë e shtetit të Malit të Zi, një anëtar me të drejta të plota në NATO, në afirmimin e vlerave të paqes dhe stabilitetit;

U bën thirrje institucioneve kompetente të hetojnë dhe ndjekin penalisht ata që akuzohen për genocidin në Srebrenicë, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

Ky është një hap që në planin diplomatik e vendos Serbinë në një pozitë jo të pëlqyeshme përderisa ajo akuzohet si përgjegjëse kryesore për akte të tilla në Bosnje-Hercegovinë. Rezoluta u miratua me 55 vota pro dhe 19 kundër.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.