Dhoma e Përfaqësuesve e Holandës miratoi një rezolutë që i bën thirrje qeverisë së saj të avokojë në Bruksel për pezullimin e përkohshëm të regjimit “pa viza” për Serbinë.

Sipas mediave të huaja propozimi është dorëzuar për shkak se, siç theksojnë ata, Serbia nuk është në harmoni me politikën e vizave dhe të jashtme të BE-së.

Siç bëhet e ditur më tej, propozimi ka pasur mbështetjen e anëtarëve të koalicionit qeverisës dhe të opozitës.

Ju pëlqen!

Kërkesa është paraqitur nga deputetët e dy partive më të mëdha të koalicionit qeverisës. Por, propozimi është iniciuar nga një përfaqësues i opozitës.

Deputeti holandez Jeroen van Wijngaarden ka shkruar në Twitter se propozimi i tij mori mbështetjen e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit holandez.

“Dhoma e Përfaqësuesve mbështet propozimin tonë për një qasje më të rreptë ndaj Serbisë nëse presidenti (Aleksandar) Vuçiq nuk mbështet sanksionet kundër Rusisë. Ndërprerja e procesit të pranimit të Serbisë në BE mund të jetë një opsion. Ne nuk do të hezitojmë ta përdorim atë”, tha Van Wijngarden.

Në sistemin institucional të Holandës, thuhet se Parlamenti ka mandatin që t’i japë udhëzime qeverisë për zhvillimin e politikës së jashtme.

Për shembull, kur Holanda bllokoi hapjen e negociatave me Shqipërinë, nisma erdhi nga parlamenti.

Citojmë: “The resolution of the Dutch Parliament calls for the suspension of the visa-free regime for Serbia through the emergency brake mechanism by March 2023 the latest, “given that Serbia is increasingly undermining the EU’s foreign policy due to its benevolent attitude towards Russia and non-compliance with EU sanctions.”

Rezoluta e Parlamentit holandez bën thirrje për pezullimin e regjimit pa viza për Serbinë me anë të një mekanizmi frenimi emergjent më së voni deri në mars 2023, siç thuhet “duke pasur parasysh se Serbia po dëmton gjithnjë e më shumë politikën e jashtme të BE-së për shkak të qëndrimit të saj dashamirës ndaj Rusisë dhe mos respektimit të sanksioneve të BE-së, si dhe mosrespektimit të regjimit të vizave, prandaj gjatë vitit 2022 një numër i madh i migrantëve të parregullt u zhvendosën në BE nga Serbia”.

Sipas Traktatit të Lisbonës, në Bashkimin Evropian ekzistojnë dy lloje të kësaj procedure. Njëra lidhet me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë dhe një tjetër që zbatohet në fusha të tjera, si bashkëpunimi në luftën kundër krimit dhe sigurimet shoqërore.

MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!