Parlamenti Evropian me shumicë dërrmuese kanë mbështetur liberalizimin e vizave për Kosovën.

Raportuesja për Kosovën në këtë institucion, Viola Von Cramon ka bërë të ditur se liberalizimin e vizave për Kosovën e kanë mbështetur 472 eurodeputetë.

“Në votimin plenar për raportin për Kosovën në Parlamentin Evropian, shumica dërrmuese mbështet liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe kërkon nga Këshilli i BE-së që të veprojë. 472 pro, 165 kundër dhe 41 abstenime”, ka shkruar Von Cramon.

Ju pëlqen!

Eurodeputetja Von Cramon, sot në debatin për raportin e progresit për Kosovën në Parlamentin Evropian ka kërkuar edhe njëherë që Këshilli i BE-së të veprojë dhe të liberalizojë vizat që ka premtuar për Kosovën.

Lexo po ashtu:  Shkencëtarë japonezë krijojnë “gjak” artificial
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!