Parlamenti Europian ka votuar pro detyrimit të kompanive që prodhojnë celularë, që të nxjerrin në treg karikues uniformë për të gjitha pajisjet. Ky vendim, i cili do të prekë vetëm vendet që janë pjesë e BE-së, do të bëjë që kompanitë te mrndohen dy herë para se të nderrojnë karikuesin e smartfonit.

Megjithatë, qëllimi i këtij ligji nuk është për t’i dhënë një shkundje kompanive telefonike, por për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve. Sipas parlamentarëve europianë, duke pasur një karikues të unifikuar për të gjitha pajisjet, jeta e përdoruesve do të jetë më e thjeshtë.

E thënë ndryshe, atyre nuk do t’u duhet të vrapojnë nëper dyqane për të blerë nga një fill e nga një kokë karikuesi për çdo pajisje që kanë. Kështu, sipas rregullave të reja, çdo kompani që dëshiron të prodhojë pajisje të vogla apo të mesme, si tabletët, smartfonët, e-readers, aparatet etj, përfshirë edhe Apple Watch, duhet të kenë një karikues të unifikuar për të gjitha pajisjet.

Ligji kaloi me 10 vota kundër e 528 vota pro.