Parlamenti egjiptian ka autorizuar formalisht presidentin e vendit, Abdel Fattah El-Sisi që të ndërhyjë ushtarakisht në Libi. Dhoma e Përfaqësuesve ka autorizuar presidentin që të “marrë masat e nevojshme” për mbrojtjen e sigurisë kombëtare, vendim i marrë në kuadër të seancës plenare me temë “mbrojtjen e sigurisë kombëtare libiane dhe egjiptiane nga kërcënimet terroriste”.

Ndërhyrja jashtë vendit diktohet nga Kushtetuta egjiptiane që të miratrohet nga Parlamenti dhe në këtë mënyrë Sisi ka marrë firmën finale.

Kajroja është pozicionuar në mbështetje të gjeneralit Haftar në Libi, i cili kundërshton me mbëshetjen ruse qeverinë e Tripolit, mbështetur me trupa turke. Konflikti duket se lidhet me një marrëveshje detare të Turqisë me Tirpolin që parashikon njohjen e interesave detare turke në Mesdheun Lindor, ndërkohë që Egjipti është një nga vendet që ka pjesë kryesore në atë zonë dhe që duket se ka pasuri të mëdha nëndetare. Një javë më parë Sisi bëri të qartë se ndërhyrja egjiptiane në Libi drejtohet kundër Turqisë, duke hapur kështu parantezën e një konflikti shumë të madh.

Lexo po ashtu:  “Amerika të jep një thelë por të merr një pelë”, - Fjalë të urta e të menqura shqipe
MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!