Një pjesë e parave nga 2.1 milionë të vjedhura nga Thesari i shtetit, dyshohet se kanë shkuar në familjen e këshilltares së zëvendëskryeministres nga radhët e Nismës, Albulena Balaj – Halimi.

Këto dyshime i ka hedhur sot Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili ka thënë se njëri prej personave që dyshohet se ka përfituar nga paratë e vjedhura nga Thesari i shtetit, është babai i këshilltares së Balaj-Halimit, transmeton Zeri.info.

“Le t’i tregojë dikush Fatmir Limajt se kanë dalë fjalë se zëvendës Kryeministrja nga NISMA, bijën e njërit të cilit i kanë shkuar lekët në konto e ka këshilltare politike. Me fjalë tjera, nëse janë të sakta fjalët në shehër, këshilltarja e Zëvëndës- Kryeministres nga Nisma është vajza e njërit ku kanë shkuar lekët”, ka shkruar Miftaraj në Facebook.

Ju pëlqen!

Ministrja e Infrastrukturës, Hykmete Bajrami, në një konferencë të sotme për media, tregoi se nga Thesari i shtetit, që gjendet në Ministrinë që ajo drejton, janë vjedhur rreth 2.1 milionë euro. Një zyrtar i kësaj Ministrie është arrestuar, ndërsa një tjetër është larguar nga puna.

Paratë dyshohet se kanë shkuar te një kompani private me bazë në Llapushnik.

Pronarët e kompanisë janë në arrati.

©MekuliPress/ Ndaje artikullin me familjen dhe miqtë tuaj. MekuliPress mbetet e pandikuar nga partitë politike. FOTO: No copyright infringement is intended.