Sebastian Zonja

Isuf Luzaj është një nga intelektualët e spikatur të shekullit të shkuar, në vitet ’30. Ai kreu studime doktorale në Sorbonë në dy fusha, filozofi dhe letërsi. Miqtë e tij bashkëkohës thonë se ka qenë gjithashtu mik i filozofëve të famshëm francezë, J. P. Sartre dhe A. Camus.

Vepra e tij “Ekzistenca dhe boshi” tregon qartë se Luzaj ishte njohës dhe ndjekës i hollë i debateve politiko-filozofike të kohës së tij.

Luzaj kishte bindje socialdemokrate dhe u aktivizua me Ballin Kombëtar në Shqipëri. Besoj se e njihte mjaft mirë komunizmin, ku, edhe pse ishte në modë asokohe, ai zgjodhi socialdemokracinë dhe qëndroi me dinjitet intelektual e moral krah dy figurave të tjera të mëdha – mendjendriturit dhe atdhetarit Mid’hat Frashëri, si dhe intelektuales fisnike Musine Kokalari.
Profesor Luzaj e ngrysi jetën në Amerikë, por familja e tij kampeve e burgjeve të komunizmit, nën kalvarin e persekutimit dhe dhunës sistemike të kriminelëve me pushtet. Mesimdhënësi ekselent Luzaj u dekorua edhe nga presidenti R. Regan për cilësitë e tij të larta pedagogjike.

Kam lexuar para disa kohësh një përmbledhje shkrimesh publicistike të tijën ku thoshte se Shqipëria do fillojë të prodhojë të mira shpirtërore, kulturore, politike dhe sociale diku nga viti 2020. Ai sjell në vëmendje këtë vit, sepse, sipas Luzajt, punët do t’i marrë në dorë brezi i ri që nuk është rritur dhe edukuar nën diktaturën komuniste dhe shpatën e saj të Demokleut, instrumentin e përbindshëm të pushtetit komunist, luftën e klasave.

Pse nuk i doli parashikimi profesor Luzajt?