Me ardhjen e dimrit dhe uljen e temperaturave, shfaqen dhe një sërë probleme shëndetësore për të gjithë, por sidomos për personat e moshës së tretë. Prandaj është e rëndësishme që të merrni masa, para se të sëmureni.

Lidhja me motin e ftohtë

Moti i ftohtë nuk shkakton sëmundje, por krijon një ambjent të përshtatshëm për zhvillimin e tyre. Si të ftohurat dhe viruset e gripit mund të përhapen dhe të shumohen më lehtë kur temperaturat janë më të ulëta dhe ka lagështirë. Për më tepër, ajri i ftohtë redukton qarkullimin e gjakut në hundë, fyt dhe mushkëri, gjë që mund të dobësojë përgjigjen e sistemit imunitar.

Ju pëlqen!

Por shkaktari kryesor i kaq shumë sëmundjeve gjatë dimrit është ekspozimi i rritur ndaj mikrobeve. Temperaturat e ftohta bëjnë që njerëzit të qëndrojnë më shumë brenda, në ambjente të mbyllura. Në këto vende, ku mund të ketë dhe shumë njerëz, ajri qarkullon më pak, e kështu është më e lehtë të prekesh nga një problem shëndetësor.

Një disavantazh

Për t’i përkeqësuar gjërat, personat më të vjetër janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Kjo ndodh pjesërisht sepse me rritjen e moshës, sistemi imunitar fillon të dobësohet. Gjithashtu mund të shtohen dhe probleme të tjera shëndetësore, si artriti, që konkurrojnë për vëmendjen dhe energjinë e sistemit imunitar, duke e shpërqendruar atë nga luftimi i një infeksioni.

Sëmundjet më të shpeshta

  • E ftohura e zakonshme apo riniti viral

Mund të shkaktohet nga më shumë se 200 viruse. Simptomat shfaqen gradualisht dhe mund të përfshijnë dhimbje fyti, zënie të hundëve dhe sinuseve, rrjedhje hundësh, të tështira, kollë etj.

  • Sinuzit

Është një infeksion që mund të shkaktohet nga viruset e të ftohtit dhe bakteriet. Mbështjella e sinuseve enjtet, duke bllokuar kullimin e mukusit. Simptomat përfshijnë dhimbje në faqe dhe sipër syve, rrjedhje hundësh, temperaturë, plogështi, ndjenjë e zvogëluar arome etj.

  • Bronkit

Është një inflamacion i mbështjelljes së tubave bronkialë, kalimet boshe të ajrit që lidhin laringun me mushkëritë. Simptomat përfshijnë ngushtim në kraharor dhe kollë me sekrecione.

  • Pneumonia

Është një inflamacion thellë në mushkëri, që ndikon në qeset e vogla të ajrit dhe indet e afërta. Simptomat përfshijnë temperaturë, plogështi dhe ndonjëherë dhe dhimbje në kraharor kur merrni frymë thellë.

  • Gripi (influenza)

Është një sëmundje virale shumë ngjitëse dhe potencialisht vdekje prurëse. Simptomat shfaqen shpejt dhe përfshijnë temperaturë, kollë, dhimbje fyti, rrjedhje hundësh, dhimbje muskujsh, plogështi dhe ndonjëherë dhe të vjella dhe diarre.

  • Probleme me stomakun

Viruse, si përshembull norovirusi, janë ngjitës dhe shkaktojnë të vjella dhe diarre për disa ditë. Mund ta marrësh sëmundjen nga një person  i infektuar, duke ngrënë, pirë apo prekur diçka me virusin në të .

Parandalimi

Në mënyrë që të shmangësh sëmundjet e dimrit, do të duhet të marrësh disa masa.

  • Vaksinohu kundër gripit dhe sigurohu që e keni bërë vaksinën pneumokokale nëse jeni 65 vjeç apo më i vjetër.
  • Lani duart para se të hani apo të prekni sytë, hundën dhe gojën. Mbani me vete dizinfektues duarsh kur udhëtoni.
  • Shmangni kontaktin e afërt me persona që janë të sëmurë.
  • Mos ndani ushqimet, mjetet e ngrënies, furçën e dhëmbëve etj., me persona të sëmurë.
MekuliPress është në prag të mbylljes. MBËSHTETE SOT GAZETARINË E PAVARUR DHE ORIGJINALITETIN E MEKULIPRESS. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NA NDIHMO sot, të paktën edhe me 1 Euro!