Sipas analisti Vigan Qorrolli, nga sot Kosova zyrtarisht po futet në krizën më të thellë politike të pasluftës.

Kjo pasi siç ka thënë ai, vendimi i presidentit për një qeveri të re pa zgjedhje të reja, polarizon edhe më keq skenën politik.

Qorrolli ka theksuar se për këtë “skenar”, gjithçka pritet të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese.

Postimi i plotë i Qorrollit në Facebook:

Sot filloi te realizohet skenari, sipas te cilit, gjithçka pritet te perfundoje ne Gjykaten Kushtetuese, per nje aktgjykim te ri mbi interpretimin normativ per menyren e formimit te qeverise.

Vendimi i presidentit per nje qeveri te re dhe jo zgjedhje te reja — do ta polarizoje edhe me keq skenen politike. LVV ne njeren ane, te gjitha te tjerat bashke, ne anen tjeter.

Po futemi zyrtarisht ne krizen me te thelle politike te pasluftes!