Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI: “Kombi kosovar”  do të thotë afrikanizimin “veri-jug” të  shqiptarëve dhe të Shqipërisë Etnike në Ballkan

 *** Objektivi kryesor strategjiko-taktik afatgjatë  i paçavures së ashtuqujatur “kombi kosovar”, ashtu siç ishte dhe, siç është  “Velika Albanija” për ta mbrojtur Serbinë e Madhe,  është arma më e sofistikuar moderne serbomadhe kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, përkatësisht kundër ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar. Kjo është “detyrë mbi detyra” dhe misioni historiko-politik dhe propagandisik subversiv i “kombit kosovar”. Pra, ata që e “zënë asgjë”, do të digjen nga flaka dhe nga zjarri i tij, në një të ardhme jo të largët.

Ju pëlqen!

Prandaj, legalizimi dhe përqafimi i “kombit kosovar” mund t’u dalë shqiptarëve “dardhë me bisht të gjatë”, nëse me ligj dhe me kushtetutë nuk parandalohet propagandimi i tij antishqiptar, që me pompë po i  imponohet popullit, e në veçanti studentëve në trevat e Shqipërisë Etnike (në Tiranë, në Prishtinë, në Tetovë e gjetkë). Kjo sëmundje dhe epidemic kronike ka filluar që  në vitin 2004, dhe, edhe sot, në vitin 2021 po përballemi me të, duke i dhënë hapësirë të pakufizuar dhe të pakontrolluar masmediale, thuaj se ky na qenka ilaçi efektiv kundër CORONA-19-kolonializmit shekullor serb (1878-2021)! ?

1.

Nëse legjitimohet “kombi kosovar”, sigurisht se në krye të shtetit të Kosovës, do të vinte Nexhmedin Spahiu me partizanët e tij, dhe, punën e parë që do ta bënin, do të ishte ndryshimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në kuadrin  e së cilës, do të sanksiononin “kombin kosovar”. Natyrisht,  ca të modifikuar  si “shoqëri kosovare” dhe me “gjuhë kosovare” për hir të miqve ndërkombëtarë.

Së dyti, do ta hartonin një Nen, apo paragraf, ku decidivisht do të ndalonin ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë.

Së treti, do të sanksionin edhe kërkesën e tyre për arritjen e kompromisit politik me Beogradin e Aleksandër Vuçiqit, të Ivica Daçiqit apo të Nikola Pashiqit, ku me gjasë do të kërkonin bashkimin e Kosovës me Republikën e Serbisë qoftë si Federatë a Konfederatë. Pa dyshim se këtë propozim kompromisi me Serbinë, do ta pranonte edhe BE-ja, edhe Rusia, edhe Kina, mbase Kosova më nuk do të paraqiste kurrfarë problemi nacional, ngase struktura e saj nacionale, do përbëhej vetëm nga  “kosovarët”, jo nga pjesëtarët e kombit shqiptar .

Kjo do të ishte fitorja më e madhe historike, politike dhe diplomatike e Serbisë, e cila do të kurorëzohej me pranimin e saj në Bashkimin Evropian, duke falënderuar përqafimit të kompromisit me “kombin kosovar” qoftë si njësi federative apo qoftë si njësi konfederative. Njëherazi, kjo do të ishte edhe  përgjigjja përfundimtare kundër ribashkimit të Kosovës me Shqipërinë, si dhe në kuptim më të gjerë kundër ribashkimit gjithëkombëtar dhe të Shqipërisë Etnike.

2.

Nëse e braktisim kombin shqiptar në Kosovë, atëherë, do të viktimizoheshim dhe, do të asimiloheshim në “kombin kosovar”-kurth i imagjinuar artificial i Nexhmedin Spahiut. Kjo do të ishte një katastrofë tragjike për ne, se me njohjen e ‘kombit kosovar” shqiptarët do të ndaheshin në “dysh”-domethënë në dy kombe të ndryshme dhe, do të ngelnin në dy shtete të ndryshme, duke mos u ribashkuar kurrë.

Këtë e synon paçavurja e “kombit kosovar”. Mirëpo, ne nuk duhet të flemë dhe të tregohemi aq naivë dhe të marrë, që të na mashtrojë një vagabond për interesa të tij personale biznesi dhe të padronëve të tij, që ia kanë besuar një “mision” të tillë për të përçarë dhe ndarë shqiptarët në “dy kombe”, me qëllim të futjes së grindjes  së tyre, edhe në prishjen e gjuhës e letrare shqipe, edhe në revidimin e kulturës, të traditave dhe të virtyteve të shenjta, si dhe deri në luftimin e tyre për territor “veri-jug” kosovar dhe shqiptar, kjo do të ishte një lloj tipik i copëtimit-afrikanizimit të territorit autokton të mbarë Kombit Shqiptar dhe të Shqipërisë Etnike.

Ky është investimi më lukrativ i politikës dhe i propagandës serbo-ruse në afat të gjatë për mohimin e Kombit Shqiptar dhe të territorit të Shqipërisë Natyrale Etnike në Ballkan, mbase në këtë mënyrë  kjo përgjithmonë do të ngelte e copëtuar dhe e kolonizuar nga amalgama  sllavo-bizantine, Ndërkaq, Kombi Shqiptar, gjithashtu, do të ngelej i ndarë, i pëçarë dhe i izoluar, edhe nga “kombi kosovar”, me tendencë të  urrjetes dhe të armiqësisë mes tyre, kinse  si “dy kombe të ndryshme”, ashtu siç po propagandon me pompë Nexhmedin Spahiu dhe “bishtat” e tij, se gjoja “Kosova nuk do të bashkohet me Shqipërinë”, duke qenë sipas verbërisë së tyre “kosovarët dhe shqiptarët kanë dallime të mëdha në gjuhë, në kulturë, në histori…” etj.

Pikërisht, ky është objektivi strategjik afatgjatë i “kombit kosovar”, që shqiptarët t’i futë në luftë mes vete , duke i ndarë në “dy kombe” dhe në dy territore të ndryshme gjeopolitike, gjeostrategjike dhe gjeografike sipas interesave komplementare të rusifikimit të Shqipërisë Etnike.

Vështruar në  një afat të gjatë historik, kjo është prapavija gjeopolitike, etnike, gjuhësore, kulturore dhe territoriale e “kombit kosovar”, që,  nëse  “strategët” patentues , siç është “babai” i tij, Nexhemdin Spahiu (me “librat “  politiko-propagandistike antishqiptare) me partizanët e tij aminues, ia rrijnë që atë t’ia ngulitin në kokë popullit shqiptar në Kosovë, nuk ka asnjë dilemë se, brenda 20-30 vitesh, do të krijohet një komb i ri, i quajtur “kombi kosovar”, i “dhuruar” nga Nexhemdin Spahiu. Krahas shqiptarëve të mashtruar, këtë “komb kosovar”, do ta pranonin edhe pakicat: serbët, turqit, kroatët, msylimanët boshnjakë, goranët, egjiptianët, romët, malazezët dhe ashkalinjtë.

3.

Sipas antilogjikës së “gardianëve” të “kombit kosovar”, intelektualët akademikë  shqiptarë në trojet e Shqipërisë Etnike “nuk po ditkanë ta bëjnë dallimin mes nocionit  etni dhe nocionit komb”!?

 –Çfarë idiotizmi dhe injorance e verbër, po sikur të ishte ashtu, akademikët shqiptarë, do ta kishin pranuar “kombin kosovar” të  Nexhmedin Spahiut.

Por, pikërisht  pse akadmeikët shqiptarë e kuptojnë  fort mirë domethënien e “etnisë” dhe të “kombit” me argumente dhe me plot të drejtë e kanë përtrollisur “kombin kosovar”, duke e shpallur të paqenë në Kosovë, mbase 90% të shqiptarëve i përkasin KOMBIT SHQIPTAR. Si rrjedhojë në Kosovë, as Nexhmedin Spahiu dhe, asnjë argat tjetër i këtij soji nuk ka të drejtën të imponojë dhe të propagandojë një komb të ri, të ashtuquajtur “komb kosovar”,  i cili as historikisht, as etnikisht, as gjuhësisht, as  kuluturalisht, as  juridikisht e as politikisht nuk “banon” në Republikën e Kosovës së pavarur (17 shkurt 2008 – ), por vetëm në ëndrrat e imagjinatës dhe të fantazisë së shfrenuar të Nexhmedin Spahiut !

4.

Për t’i hyrë in medias res shpjegimit të këtij fenomeni të shemtuar antikombëtar shqiptar, lind pyejta, çfarë rreziku dhe çfarë pasojash mund të sjellë “kombi kosovar”  në një të ardhme të afërt apo të largët jo vetëm për fatin e shqiptarëve (mbi 90%) në Kosovë, por edhe të shqiptarëve në Shqipërinë e sotme, në Iliridë, në Malësinë e  Madhe nën Mal të Zi, në Çamëri nën Greqi, si dhe të atyre në Preshevë, në Bujanoc e Medvegjë nën Serbi?

Përgjigjja është  kjo: – Edhe pse nuk dihet  qind për qind se kush janë inicuesit dhe sponsorët e “kombit kosovar” ( me gjasë  pas saj fshihet politika kakofonike dhe simfonike serbo-ruse  për zhbërjen e kombit  dhe të territorit autkton shqiptar në Ballkan) , të cilët me “pengun” e tyre Nexhmedin Spahiu   “kanë zbuluar kombin kosovar”,  duke e hedhur në opinionin publik më 2004, gjoja se, sipas logjikës së tyre  të sëmurë pseudoshkencore ky farë “kombi” i kovaçhanës politiko-propagandistike  me bazament serbo-rus-jugosllav, po e “fuqizuaka”  kombin shqiptar !?

5.

Si theksuam më sipër, nëse  sa më parë nuk bëhet ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, atëherë do të fitojë jo vetëm Serbia dhe Rusia, por edhe “kombi kosovar”, që do ta përçajë kombin shqiptar  në dysh, e për 100 vjet të ardhshme nuk do të ribashkohet Shqipëria me Kosovën. Kjo është lufta e nëndheshme që po bëhet kundër rrubullakësimit të shtetësisë së Kosovës dhe kundër ribashkimit të saj me Shqipërinë.

Prandaj, të mos flemë, por ditë e natë të kërkojmë ribashkimin e Kosovës me Shqipërinë, si hap i parë i ribashkimit gjithëkombëtar shqiptar!

Rroftë kombi i ribashkuar shqiptar dhe Shqipëria Natyrale Etnike !

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.