Shtetet e Bashkuara të Amerikës kryesojnë me shifrat e koronavirusit, duke konfirmuar mbi 25 milion të infektuar që nga fillimi i pandemisë. Ndërsa deri tani janë regjistruar 417 500 viktima.

Por ekspertët thonë se numri real i të infektuarve, por edhe viktimave është më i lartë. Numri ditor i vdekjeve ka tejkaluar 4,000 javët e fundit, përfshirë të mërkurën kur Joe Biden u betua në zyrë.

Presidenti Biden nënshkroi një mori masash të reja javën e kaluar, duke përfshirë rritjen e vaksinimeve dhe testimeve. Ai u është lutur amerikanëve të mbajnë maska dhe paralajmëroi që numri i të vdekurve mund të përkeqësohet.

Ju pëlqen!

“Më lejoni të jem i qartë – gjërat do të vazhdojnë të përkeqësohen para se të përmirësohen,” tha ai.

Mekuli Press është në prag të mbylljes. Kemi nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. Na ndihmo sot edhe me vetëm 1 Euro! - FOTO: No copyright infringement is intended.