Në një kohë që bota është rihapur pas 2 vitesh bashkëjetesë me virusin, miliarderi Bill Gates thotë se ende nuk kemi parë më të keqen e pandemisë së Covid-19. Manjati i teknologjisë dhe filantropisti tha se nuk donte të tingëllonte pesimist, por paralajmëroi se ekzistonte rreziku që mund të krijohej një variant akoma më fatal. Ai tha se rreziku që kjo të ndodhë është mbi 5%.

Nuk është hera e parë që Gates bën parashikime të tilla. Në dhjetor 2021, ai paralajmëroi miliona ndjekësit e tij në Twitter që të përgatiteshin për pjesën më të keqe të pandemisë, pasi kishte paralajmëruar më parë në 2015 se bota nuk ishte gati për pandeminë e ardhshme.

Covid-19 u ka marrë jetën rreth 6.2 milionë njerëzve në mbarë botën që nga marsi 2020, por numri i rasteve dhe vdekjet kanë rënë në javët e fundit. Paralajmërimi i Gates vjen pasi Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i OBSH paralajmëroi këtë javë se njerëzit nuk duhet ta neglizhojnë virusin.