“E di, gratë ta kanë thënë ty shpesh këtë fjalë. Por të më besosh, askush s’të ka dashuruar me një besnikëri të tillë prej skllavi, prej qeni, më një vetmohim të tillë, si unë, duke mbetur përgjithmonë e jotja, sepse asgjë mbi dhe nuk i shëmbëllen dashurisë së fshehtë të një fëmije nga errësira, sepse ajo është kaq e dëshpëruar, kaq shërbyese, kaq e përulur, kaq pritëse dhe pasionante, siç nuk është kurrë dashuria e dëshiruar dhe pa vetëdije kërkuese e një gruaja të rritur.

Vetëm çupkat e vetmuara mund ta ndryshojnë tërësisht pasionin e tyre, të tjerët u’a thonë ndjenjat e tyre shoqeve. Ato lozin me të si me një lodër, mburren me të siç mburren djemtë kur pinë cigaren e parë.

Por unë, – unë skisha asnjë, që ti besoja, askush nuk më mësonte dhe nuk më ruante, isha pa përvojë dhe naive u krodha në fatin tim si në një abis.

Pjesë e shkëputur nga Novela “Letra e një të panjohure”, Stefan Zweig