“Fati i lig që na lufton besomë se do të përkulet e do të ndrydhet para vullnetit që buron nga zemrat tona të mbushuna me flakë dashunie. Nji milion herë ma mirë do të ishte përjetësimi i asaj jete, ashtu sikundër ishte, sesa kjo gjendje që nuk na lejon as të shifemi me shoqi-shoqin.

Hera-herë mërzitem pa masë dhe më duket sikur do të rroposet krejt bota e andrrave tona lumnuese, ajo botë e bukur që krijuen zemrat tona. Sot jam mjaft i mërzitun, pse mbramë – vetëm mbramë – nuk të pashë në andërr.

Fillimi i ambël i këtij mëngjesi, sigurisht do të dojë me t’i sjellë puthjet e nxehta të kësaj zemre që asht plot mall e dashtuni për ty, o engjëlli im.”

Ju pëlqen!

– Haki Stërmilli“Sikur të isha djalë”/MekuliPress.com/

Lexo po ashtu:  Si ta uroj nënën time sot?!
----->>>> MekuliPress është në prag të mbylljes. Kemi shumë nevojë për mbështetjen tënde, i dashur lexues. NDIHMO sot median e pavarur dhe origjinalitetin e MekuliPress. Dhuro SOT, të paktën, edhe 1 Euro! Faleminderit!